Dënohen tre shqiptarë në Britani, mbillnin kanabis brenda një vile tre katëshe të marrë me qera

29 Maj 2015, 15:40Kronika TEMA
Dënohen tre shqiptarë në Britani, mbillnin kanabis brenda

Shkatërrimi i plantacioneve me kanabis në Lazarat, prodhimi i të cilave mbërrinte deri në Angli, ka detyruar grupet kriminale shqiptare, të ndërtojnë ferma kanabisi në qytete të ndryshme të shtetit ishull.

I tillë është rasti i tre shqiptarëve të arrestuar dhe dënuar nga drejtësia britanike, për ndërtimin e një ferme  ku kultivonin kanabis në qytetin Wigan.

Sipas policisë, vlera e kanabisit të mbjellë në këtë fermë kapte vlerën e 500 mijë stërlinave.

Tre shqiptarët  Vullnet Cjapi, Afrim Hoxha dhe Ledian Kola, të cilët pranuan akuzat për prodhim kanabisi, janë dënuar secili me nga 3 vite e 4 tër muaj burg.

Sipas gazetës Vigan Today, që raporton dënimin e shqiptarëve, ata  kishin marrë me qera një shtëpi trekatëshe brënda të cilës kishin mbjellë nëpër vazo 2.2002 rrënjë kanabis.

 

2 komente në “Dënohen tre shqiptarë në Britani, mbillnin kanabis brenda një vile tre katëshe të marrë me qera”

  1. shvejk says:

    Shkruesi i ktij lajmi ose eshte gjeniu i ri i matematikes,ose ka nje problem te madh me menyren se si i shkruan shifrat. “Secili eshte Denuar me 3 vite e 4 ter muaj ” Shkruan gjeniu yne , por une nuk e kuptoj cfare eshte ajo “ter” pas shifres 4. Gjithashtu do te doja te dija me kenaqesi si lexohet numri ” 2.2002″ ?

  2. enter''" says:

    Shtypjani koken horrave me origjine shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje