Fushata, propozohen gjoba ndaj 5 televizioneve/ Nuk respektuan balancën në transmetimet live

30 Maj 2015, 11:39Kronika TEMA

Nje pjesë e anetarëve të Bordit të Monitorimt të Medias kërkojnë supergjoba për 5 televizione informative me argumentin se sipas tyre se nuk i është dhënë kohë e njëjtë televizive transmetimit të fushatës live të kandidatëve të djathtë në krahasim me forcat politike të majta.

Propozimi në Bord është bërë nga disa anëtarë , por nuk ka marrë votën e shumicës së anëtarëve.

Në këtë raport, propozuesit e gjobave nuk ka arritur të tregojë konkretisht se cilat aktivitete live nuk janë pasqyruar në televizionet informative, në mënyrë që të faktojnë pretendimin e tyre se fushata e Partisë Socialiste ka pasur më shumë kohë televizive.

Argumenti për të cilin një pjesë e bordit nuk e ka votuar është se Kodi Zgjedhor përcakton një pasqyrim të barabartë mes forcave politike përgjatë gjithë kohës së fushatës (1 muaj) dhe jo vetëm mbi bazën e transmetimit javor. Propozimi është bërë kur kanë kaluar vetëm 9 ditë nga fushata.

Kundërshtimi është referuar vetëm për aktivitetet live dhe jo për pasqyrimin e fushatave brenda edicioni informative televizioni, kur minutazhi i kronikave varet drejtpërdrejtë nga redaksitë, dhe që sipas raportit të gjitha televizionet e kanë ruajtur balancën.

Nëse propozimi do të gjejë zbatim ose jo pritet të vendoset të hënën në mbledhjen që do të mbajë institucioni i vetëm për monitorimin e zgjedhjeve në vend, KQZ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje