27-vjeçari nga Elbasani hidhet nga kati i 11-të i pallatit, pasi humb 1 milion lekë në loto

1 Qershor 2015, 08:58Kronika TEMA

Një i ri nga Elbasani i ka dhënë fund jetës pasditen e djeshme.

Ai është hedhur nga kati i 11-të i një pallati, duke humbur jetën menjëherë në vend.

Sipas policisë, 27-vjeçari me inicialet S.L, e ka kryer këtë akt si pasojë e një gjendje të rëndë depresive.

Viktima, djalë i vetëm i një familje, mësohet se kishte humbur 1 milion lekë në loto dhe nuk e ka përballur dot këtë gjë.

1 komente në “27-vjeçari nga Elbasani hidhet nga kati i 11-të i pallatit, pasi humb 1 milion lekë në loto”

  1. Shqiptari says:

    Eh mor cun ca i bere familjes, djale i vetem dhe shkon e shuan jeten per 1 mil leke. Fatkeqesi e madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje