FOTOT/ Arrestohet në Irlandë shqiptari i akuzuar për vrasjen e një britaniku. Prej 11 vitesh fshihej

31 Maj 2015, 14:32Kronika TEMA

Pas 11 vitesh në arrati, një shqiptarë i kërkuar për vrasje në qytetin e Manchesterit është arrestuar në Irlandë.

Mediat irlandeze njoftojnë për arrestimin e Alfred Kurtit, 31 vjeç, i cili së bashku me disa shqiptarë të tjerë, në prill 2004 vranë në qytetin e Manchesterit, shtetasin britanik me origjinë indiane Bob Singh.

Në momentin e arrestimit nga skuadra irlandeze e ekstradimve, Kurti tha se ai nuk ishte personi që ata kërkonin dhe se ai quhej Albert Gjini.

Gjatë seancës së parë të ekstradimit oficerët e policisë irlandeze i thanë policisë se, nga krahasimi i shenjave të gishtërinjve marrë nga policia e Manchesterit, rezulton se personi përpara gjykatës është Alfred Kurti.

Për këtë vrasje si bashkëautor u ektradua nga Italia në Angli dhe u dënua me 16 vite burg Emirjan Hysaj.

Ndërsa Mariol Semaj do të dënohej me 12 vite.

Të akuzuarit tjetër Artan Hysaj iu rrëzuan akuzat për vrasje në gjykatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje