Goditi kushëririn me thikë pas një sherri, dënohet me 11 vite burg shqiptari në Uells

1 Qershor 2015, 18:17Kronika TEMA

Gjykata e Uellsit dënoi mesditën e të hënës me 11 vite burg një shqiptar, për plagosje me thikë.

Albert Matmuja, 38 vjeç, me banim në Newnham Place , Cembran, u gjet fajtor për goditjen katër herë me thikë të kushëririt  Ardjan Matmuja.

Akuzat për tentativë vrasje u rrëzuan gjatë procesit gjyqësor.

Sipas mediave në Uells, që kanë ndjekur procesin gjyqësor, Matmuja goditi me thikë kushëririn pas një sherri në lavazhin e makinave Star Car Wash në Criddle’s Garage, në 20 qershor të vitit të shkuar.

Prokurori Nuhu Gobir, lexoi në gjykatë dëshminë e viktimës Ardjan Matmuja.

“Unë kurrë nuk kam për ta harruar këtë goditje me thikë disa herë, e cila mund të më kishte çuar drejt vdekjes.

Nga momenti i goditjes vitin e shkuar, e gjithë jeta ime ka marrë për keq” ka thënë në dëshmi Ardjan Matmuja.

4 komente në “Goditi kushëririn me thikë pas një sherri, dënohet me 11 vite burg shqiptari në Uells”

  1. Ne Uells Ligji funksjonon si ne kohet e xhaxhit..!

    1. Dorina says:

      kjo nuk esht aspak e drejt pasi po ne ate qytet esht bo vrasje Ku nje x person ka vra dy vellezer dhe eshte denuar me 13 vite burg.. Kurse Albert Matmuja u vetembrojt pasi i plagosuri shkoi e goditi i pari dhe ne lavazhin e Albertit !! Me falni Ku esht drejtesia ktu …shpresoj qe ai zot lart Te gjykoj drejt Se per drejtesi shteti nk ekzistoka ne asnje vend ( motra e Te denuarit padrejtesisht )

  2. Miko says:

    Ne Allbani do kishte dal pas 10 ditesh

  3. Dorina says:

    Kusheriri Qe planifikoi cdo gje per ti shkaterruar punen dhe gjithcka … ai ben cdo gje me djers dhe pa pik turpi kusheriri shkon Si e si ta shkaterroj ai meritonte burgun dhe me sakt vdekjen jo Alberti por do ti vi dita Se bota rrotullohet dhe motra jote ka per Te mar hak per ty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje