Në Ditën Ndërkombëtare të fëmijëve Policia e Qarkut Korçës mori në mbrojtje një vajzë 10-vjeçare të komunitetit rom, e cila sipas bluve nuk mund të frekuentonte shkollën për shkak të presionit psikologjik që ushtronte e ëma.
Ora News shkoi në shtëpinë e së miturës, ku ndodhej nëna e 8 fëmijëve, që ende nuk e besonte denoncimin nga e bija.
39-vjeçarja, Shpresa Trimi, mohon në mënyrë kategorike akuzat.
Trimi: “Nuk është e vërtetë që unë e kam rrahur fëmijën. Vetë vajti. Unë nuk e dija që goca më kishte vajtur në polici. Nuk i di fare këto muhabete. Nuk është se iku njëherë, dy herë, ata ikin gjithmonë pa urdhërin tim. Po kam frikë e pranoj, se më mori tjetra rrugë dhe kam frikë dhe për këtë. Kush është ajo nënë ti japë rrugën e keqe fëmijës?”
Nëna e 8 fëmijëve, më i vogli i të cilëve 9 muajsh, tregon se vajza e gënjente dhe nuk shkonte në shkollë, ndërkohë që ajo merrej me shitjen e rrobave të përdorura.
Trimi: “Jam vetë burrë, vetë grua, pa asistencë, pa punë, pa gjë. Kam dy rrecka, se unë dal shes, po shita gjë mirë, po nuk shita do të vi në shtëpi. Edhe fëmijët e mi jetojnë pa bukë. Më gënjente gjoja në shkollë, këtej shkonte te “ Kenedi”, nga “ Kenedi” tek “ Katedralja” rrinte gjithë ditën atje. Me shokë dhe shoqe luante bixhoz. Unë e kam kapur 100 herë, po luante bixhoz. Kam dëshirë që ta vazhdojë shkollën, edhe kësaj i bërtisja unë të shkojë në shkollë këtu se është bërë kjo shkolla, nuk shkonte por vinte në shtëpi.Çfarë mund ti bëj unë?”
Ndërkohë burime nga policia e Korçës jozyrtarisht thonë se e mitura ka deklaruar se e ëma ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe e ka detyruar të lypë, atë dhe vëllezërit e saj.
A t’mort muti shalet o Edi Rama se na e cove komunitetin rom per lesh.