Gjykata e Krimeve të Rënda e nis me shtyrje seancën gjyqësore ndaj të pandehurës Valentina Tufina, e njohur mes grupeve të trafikut të drogës si “tezja”.
E arrestuar në Kosovë ku kishte shkuar për të kontrolluar cilësinë e drogës që do vinte në Shqipëri, ajo vazhdon të qëndroi e izoluar në burgjet e Kosovës, në pritje të ekstradimit në Shqipëri.
Ndërkohë, në sallën e gjyqit u paraqit vetëm avokati mbrojtës, pasi edhe prokurori Iiçështjes mungoi, duke bërë që seance të shtyhet, raporton ABC.
Valentina Tufina u akuzua si pjesë e rrjeti të trafikut të drogës që drejtohej nga Gëzim Çelaj, i shpallur në kërkim, vëllai i tij Kujtim Çelaj dhe korrieri Realt Hysolli.
Të tre këta të fundit po procedohen me gjykim të shkurtuar, ndërsa për të pandehurën është veçuar dosja.
Prokuruorët thonë se të pandehurve gjatë operacionit, ju sekuestruan 7 kg kokainë, mbi 22 kg heroinë dhe 207 kg marihuanë.
Ndërkohë, në Kosovë u sekuestruan rreth 50 kg droga të forta, si dhe një laborator për përpunimin e prodhimin e lëndës narkotike.
pune sorrash dhe korrakesh sunite,varu kkkkkkkkkkk…………..
Dole nga puna arapi mu