Gjykata londineze Old Baili dënoi me 4 vite burg një shqiptarë, i cili u përfshi në shitjen e drogës të llojit “crystal meth”.
Karafil Paci i tha policisë momentin e arrestimin, se ai me vetëdije u përfshi në shitjen e lëndëve narkotike për të pagur borxhin prej 6.000 stërlina që u kishte trafikantëve të cilët e futën në Angli ilegalisht nëpërmjet një kamioni mallrash.
Pasi kishte mbërritur në Londër në qershor 2014, Paci u bë pjesë e një grupi kriminal, që e pajisi me një makinë, dy telefona celularë dhe një sasi droge e llojit crystal meth, kokainë , MDMA dhe mephedrone për ta shitur, e cila vlente mijëra paund.
Gazeta Evening Standart raporton se 27 vjecarit shqiptar droga iu zbulua kur policia e ndaloi atë teksa udhëtonte me makinën tip Toyota Prius në zonën e London Bridge në 27 prill 2014.
Policia kontrolloi makinën ku gjeti një sasi droge, e cila vlente 5.000 stërlina.
Karafil Paci u tregoi policëve një patentë të falsifikuar greke.
Gjatë procesit gjyqësor ai pranoi akuzat për shitje droge të klasit A dhe B, përfshi përdorimin e një patente të falsifikuar.
Pas mbarimit të dënimit, Paci do të dëbohet në Shqipëri.
Ja edhe nje person tjeter I rraces Ariane…
Ik more evgjit bythshqitur i janulles.
Gjynah i shkreti. Sakrifice e madhe e shkuar dem.
Ngushellime dhe buhu i forte. Je i ri. E fillon jeten prap