Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Elbasanit Qani Hana.
Kërkesa për pezullimin e Hasës është bërë nga ministri i Drejtësisë Nasip Naço, pasi ILDKPI ka ngritur dyshimet për fshehje pasurie nga ana e gjykatësit.
Gjyqtari Hasa akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë, si dhe korrupsion pasiv.
Më 8 maj, Gjykata e Tiranës urdhëroi pezullimin nga detyra të gjyqtarit deri në përfundim të hetimeve.
Kërkesa erdhi nga prokuroria pasi ILDKP-së në nëntor të 2014 pas kontrollit të plotë i deklaratave të pasurisë të gjyqtarit Qani Hasa dhe prokurorit Petref Asllani ka rezultuar se në bashkëpunim me njeri – tjetrin kanë hartuar kontrata fiktive e të falsifikuara me qëllim përfitimin e një kredie me kushte lehtësuese nga Enti Kombëtar i Banesave.
Gjyqtari Qani Hasa, pas proces-verbalit të pyetjes në ILDKPKI i ka ofruar para Inspektorëve të çështjes me qëllim mbylljen e problemeve të konstatuara gjatë kontrollit të plotë.
Gjyqtare me emra Qani, Gjin, tmerr….e pakonceptueshme te gjykohet njeriu nga ordinere te tille. Kjo eshte nje pike uji o Rama, ata duhen shkarkuar te gjithe dhe duhen rrasur brenda pa llafe, po keshtu eshte kur ke ne koalicion Like floririn dhe i ke duart e lidhura. Eh mor Rama mor Rama……….Albanistan 2015.
Mire u shkarkuan keta gjyqtare, po ku punojne pastaj keta apo ne bujqesi , besoj?