Liza Tabaku dënohet me 9 vjet burg

3 Qershor 2015, 14:07Kronika TEMA

9 vjet burg për Liza Tabakun. Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Lushnjes për shpalljen fajtore dhe ka dënuar me 9 vite burg ish-drejtoreshën Arsimore në këtë qytet, e akuzuar për veprat penale; “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në rrethanat rënduese ”më shumë se një herë” dhe ”Duke shpërdoruar funksionin publik”.

Po ashtu, Gjykata ka dënuar edhe djalin e saj, shtetasin Xhonluko Tabaku, me 3 vjet burg, i akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në rrethanën rënduese ”më shumë se një herë”.

Ndërsa shtetasi Rigert Zeneli është dënuar me 1 vit burg, po për akuzën e “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, akuzohet se merrin para nga mësues të ndryshëm në zonën e Lushnjes, në këmbim të emërimit, transferimit apo moslëvizjes nga vendi i punës.

Gjykata ka dhënë vendimin pak ditë më parë, ndërkohë që është bere publik  vetem sot. Ndërkohë që hetimi dhe gjykimi për këta persona është zhvilluar nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Procedura është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, pasi të pandehurit pranuan aktet në gjendjen që ishin në dosjen hetimore të Prokurorisë së Lushnjes./ Ora News

5 komente në “Liza Tabaku dënohet me 9 vjet burg”

  1. vizioni i Bashes says:

    N.q.se gjyqësori ynë, vazhdon me të njëjtin seriozitet këtë punë, i bie që brënga një viti, e gjithë administrata shtetërore e Shqipërisë, të jetë në burg…Këtë që thom e kam shumë seriozisht…!

  2. Vladimir says:

    Me se fundi mostrat po shkojne ne burg! Po ai apo ajo qe e recomandoi per kete detyre te larte nuk mban asnje pergjegjesi. Mostra te tilla ka plot kudo, por drejtore arsimi nuk i ben njeri kaq kollaj.

  3. "BALASHI" says:

    Po per Fullhajnin a dihet gje? Ai ka kryer vepren penale para kesaj. edhe me gjykim te pa shkurtuar do kishit marre ndonje vendim. Ose nxirreni te pafajshem e te marre shperblim per prishje imazhi…

  4. Flamuri says:

    Terhiqe kamen zvarr per shume te tjere si puna jote. Hera e pare qe po me pelqen gjykata

  5. Shkodran I vertete says:

    Turp per gjykates SHQIPTARE!
    9 vjet per kurrupsion !!!atehere I bie qe Ilir mut meta te shkoje ne burg per 500 vjet!!
    Po vriten njerez dhe vrasesit nuk Marrin ate denim!
    Asaj mjaftonte 2-3 vjet dhe heqje e te drejtes se ushtrimit te
    asnje funksioni publik per gjithe jeten!!
    Tani te rrime shtrember e te flasim drejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje