Çako-Llalla: Bashkëpunim dhe koordinim për luftën ndaj krimit dhe hetimet

4 Qershor 2015, 14:06Kronika TEMA

Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako zhvilloi një takim pune  me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, ku u diskutuan çështjet  e  forcimit  të  bashkëpunimit  ndërmjet  dy institucioneve, shkëmbimi i opinioneve për propozimet ligjore që lidhen me rritjen  e  aftësisë investiguese  nga  të  dy  institucionet  ndaj  grupeve kriminale, të krimit të organizuar, e në veçanti të korrupsionit.

Palët ndanë mendime edhe për hapat e përbashkëta që duhet të hidhen për forcimin e luftës kundër krimit kibernetik, si dhe për një sërë hetimesh që të dy institucionet në bashkëpunim me njëri- tjetrin, pritet të finalizojnë.

Një theks i  veçantë gjatë takimit u vendos për kordinimin më të mirë të veprimeve Polici-Prokurori, për hetimet ndërkombëtare ku grupet kriminale të krimit të organizuar përdorin si origjinë, tranzit apo destinacion vendintonë.

Njëkohësisht  është  dakordësuar  për  forcimin  e  bashkëpunimit  ndërmjet autoriteve policore dhe Prokurorisë me vendet e tjera, duke e vlerësuar sidomosdoshmëri  këtë  bashkëpunim  për  të  qenë  të  suksesshëm  në  këtë drejtim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje