Gjykata e Lartë vendosi lënien në arrest të deputetit kristian demokrat Mark Frroku në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj tij inskenim te atentatit ndaj deputetit Tom Doshi.
Dy avokatët e Frrokut i ishin drejtuar Gjykatës së Lartë për të ndryshuar masën e sigurisë ndajdeputetit Frroku.
“Nuk kam asnjë koment për vendimin. Absolutisht që do vazhdoj betejën ligjore. Jam i pafajshëm”, u shpreh Frroku duke iu përgjigjur interesit të mediave.
Avokati Saimir Visha pas mbarimit të seancës në Gjykatën e Lartë tha se do ta çojnë këtë vendim për ankimim në Gjykatën Kushtetuese.
Ai tha se Frroku ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore ku është duke iu nënshtruar një terapie mjekësore në spitalin e burgut.
Mark Frroku aktualisht ndodhet në masën e sigurisë të arrestit me burg për një tjetër akuzë të ngritur ndaj tij, në lidhje me vrasjen e një shqiptari në Belgjikë.