Çako takon efektivët e Policise Kufitare: Qëndroni larg korrupsionit, jeni imazhi i parë i çdokujt që hyn në Shqipëri

7 Qershor 2015, 11:44Kronika TEMA

Drejtori i Policise se Shtetit, Haki Çako, se bashku me Drejtorin e Pergjithshem per Kufirin Genc Merepeza ,Drejtorin e Përgjithshëm për Krimin e Organizuar e Krimet e Rënda Ardian ÇIPA, e Drejtorin e Pergjithshëm për Rendin Alitin Qato, zhvilluan një takim me drejtuesit e Drejtorisë Rajonale Korcë, dhe të pikave të kalimit kufitar që mbulon kjo Drejtori, e më pas me  efektivat e Policisë Kufitare Kapshtiçë.

Cako kërkoi nga punonjësit kufitarë që të kenë një sjellje sa më korrekte dhe profesionale, pasi ata janë imazhi i parë tek çdo njeri që hyn në Shqipëri.

“Jeni fytyra dhe imazhi i policisë. Kontakti i parë me turistin , emigrantin , biznesmenin, me cilin do që hyn në vendin tonë nëpërmjet pikave të kalimit.  Mos lini shije të keqe që në kontaktin e parë tek qytetarët, mos dëmtoni imazhin e policisë por edhe të vendit. Ofroni shërbim cilësor e të kulturuar për qytetarët, turistët e vizitorët. Performanca juaj, në paraqitje , në uniformë, në profesionalizëm e në kulturën e shërbimit  duhet të imponojë tek qytetarët respekt e vlerësim , në të kundër e kemi të humbur betejën për të fituar besimin dhe respektin  e komunitetit”, u shpreh Cako.

Më tej kreu i Policisë kërkoi përgjegjshmëri dhe zbatim të ligjit,

 “Kontrolli në pikat e kalimit të jetë sa më i rreptë por  konform ligjit. Punonjësi i policisë gëzon të drejtën  ligjore të ndalojë dhe të çojë për verifikim cilindo shtetas që ai dyshon për veprimtarinë e tij.  

Të referoni  çdo material që këni apo do keni, kjo është detyra juaj . Të zbatosh detyrën do të thotë të zbatosh ligjin ,  të përcjellësh çdo informacion  për persona me tendenca terroriste  apo persona që janë rekrutuar  për të qenë pjesë e  organizatave tërroristë , si dhe për çdo veprimtari të mundshme kriminale që mund të zhvillohet nëpërmjet kufirit të gjelbërt.

Luftoni korrupsionin brenda radhëve tuaja. Ai qe jep rryshet dhe ai që merr rryshfet dënohet njelloj.

Me korrektësinë tuaj  do bëni që edhe qytetari të ndërgjegjësohet se shërbimi policor nuk është rryshfet , as shitet e as blihet, por është obligim e detyrë parësore e policisë për qytetarin.

Jemi në sezon turistik e veror. Merrni masa në burime njerëzore e infrastrukturë për të përballuar flukset e sezonit turistik e veror, e bashkëpunoni me homologët tuaj në pikën kufitare greke , për t’ju krijuar në raste fluksi  të gjitha lehtësirat ligjore në lëvizje emigrantëve , turistëve , vizitorëve e gjithë qytetarëve që qarkullojnë nëpërmjet pikave të kalimit.

Së fundi , qëndroni në krah të ligjit dhe larg procesit elektoral”, tha ai

Genc Merepeza ka  vlerësuar rezultatet e deri tanishme të goditjes së trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike ,  të  kapjes së personave të shpallur në kërkim, dhe ju ka kërkuar efektivave kufitare  akoma më shumë impenjim për rritje të këtyre rezultateve.

Gjithashtu Merepeza ka vlerëzuar menaxhimin e  e hyrje /daljeve  në Pikat e Kalimit  Kufitar që janë në juridiksionin e qarkut Korçë,  bashkëpunimim  me fqinjët dhe aktorët e tjerë që janë përfshirë në MIK ( Menaxhimin e Integruar të Kufirit).

 

 

 

 

 

 

 

 

 

2 komente në “Çako takon efektivët e Policise Kufitare: Qëndroni larg korrupsionit, jeni imazhi i parë i çdokujt që hyn në Shqipëri”

  1. razo says:

    O shef i policise ndroji policat qe jane ne Rinas se jane peribret te zotit nga ana fizike. Jane ca qe nuk jane mbi 165cm, barkmedhenj dhe me uniforme copa. Me ate kapelen qe ju rrinte shtrember mbi kok ishte kulmi.

    Kaq e veshtire eshte te gjenden ca police te prezantueshem ne Shqiperi?

  2. "BALASHI" says:

    Drejtor Çako ! Te gjitha i ke thene mire. Te kishe dhene nje urdher qe te votojne mazhorancen, sic bente dikur kryepolici i sales…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje