Ndryshe nga rastet kur tregjet e mëdha nxisin produktivitetin, duke arrituredhe në kultivime e stimulim për të prodhuar shpejt, disa produkte kanë avantazh, pikërisht se nuk janë masive. Disa grumbullues të sherebelës kanë filluar ta kultivojnë atë së fundi, por pa mundur të sigurojnë të njëjtën cilësi të bimës së egër që mblidhet në mal. Kjo ka rrezikuar eksportine sherebelës, por edhe bimëve mjekësore në tërësi
Bimët mjekësore janë ndër produktet e pakta me të cilat eksportuesit tanë kanë qenë të suksesshëm në tregjet e huaja për vite me radhë. Një rrjet i organizuar në të gjithë vendin për grumbullimin e tyre, ka bërë që sherebela shqiptare tëkrijojë një vend të qëndrueshëm në tregun amerikan. Por, çfarë po ndodh së fundi në treg?! Sipas të dhënave doganore, eksporti i bimëve mjekësore ka rënë 5.4% në tre muajt e parë të këtij viti,duke arritur në vlerën 915 milionë lekë, ndryshe nga e njwjta periudhw e vitit tw kaluar kur rritja ishte dyshifrore prej 45%.
Shqetësimi vjen nga sherebela e kultivuar. Eksportuesit theksojnë se prej dy vitesh, cilësia e sherebelës është vënë në rrezik, nga kultivimi i saj. Sipas përpunuesit dhe eksportuesit të bimëve eterovajore, Xhavit Hysenajt, cilësia e sherebelës së kultivuar është dëmtuar nga plehrat kimikë.Eksportuesi në Amerikë i sherebelës së egër, Orges Liperi,thotë se prishja e cilësisë së saj ka dëmtuar pothuajse të gjithë tregun e sherebelës, pasi produkti i kultivuar po përzihet me atë të mbledhur në pyje. Vetë Liperi thotë se vazhdon të eksportojë sherebelën e egër.
Eksportuesit vërejnë se fermerët përfituan nga projekte financimi për bujqësinë, por abuzuan mecilësinë e farërave të huaja, jo autoktone. Vazhdimisht grumbulluesit i kanë mëshuar faktit se Shqipëria mund të jetë konkurruese me cilësinë që ofron bima e egër, e jo me sasinë që mund të kultivojë. Një treg i vogël prodhues si i yni, është vetëm një pikë uji në detin e madh botëror të konsumit të bimëve mjekësore dhe lufta me sasinëështë e humbur.
Bimët mjekësore, 2015 vit optimist
Xhavit Hysenaj është më optimist për aktivitetin tregtar të esencave mjekësore këtë vit. Burim për këtëështë bashkëpunimi i ri që ai ka filluar me një investitor amerikan. Bashkimi me një kompani amerikane do të mundësojë rritjen e investimeve në kapacitetin përpunues të esencave vajore me 30%. Tregjet ndërkombëtare në vetvete nuk janë favorizuese, pasi çmimet e bimëve mjekësore dhe esencave të tyre kanë pësuarrënie të lehtë, por hapësirat e mëdha në treg dhe kontratat e realizuara tashmë i japin Hysenajt më shumë siguri. Këtë vit, eksportet e realizuara prej tij, pritet të rrisin destinacionin përtej Oqeanit Atlantik. Por, destinacion iqëndrueshëm shitjesh do të jetë edhe tregu europian.
Kompanitë që e filluan me grumbullim dhe eksport të bimëve të egra mjekësore, të papërpunuara, tashmë i kanë bërë disa hapa dhe sektori është futur në rrugën e industrializimit. Vlera e eksporteve vitet e fundit është rritur në nivele dyshifrore dhe arsyeja kryesore është pikërisht përpunimi. Por, pikërisht kur fillon zhvillimi, rreziku i dëmtimit apo deformimit të tregut bëhet më i madh. Industria e quan shkatërrim të vlerave atë që po ndodh tek sherebela. Prej vitit të kaluar, tregtarët ngritën shqetësimin se bimët jo vetëm po kultivohen, por po përdoren kimikate apo fidanë jo autoktonë për të realizuar prodhimin. Kjo erdhi si kundërpërgjigje ndaj ankesës së fermerëve se prodhimi u ka mbetur pa shitur. I pyetur për parashikimet e sektorit këtë vit, Hysenaj theksoi se vitin e kaluar prodhimi nuk mungoi, por ka rënë cilësia e prodhimit.
“Ne stimulojmë prodhiminnë ferma, por me farëra autoktone e pa kimikate”, thotëHysenaj, drejtues njëkohësisht i shoqatës së grumbulluesve, përpunuesve dhe eksportuesve të bimëve eterovajore
SHBA, 65% e sherebelës nga Shqipëria
65% e sherebelës që hyn në SHBA është e markës ‘Made in Albania’. Një pjesë e tregtarëve thonë se atje janë krijuar rezerva e si rrjedhim nuk ka interes për blerje aktualisht, por eksportues të tjerë thonë se vijojnë shitjet pa ndonjë pengesë. Së fundi tregtarët kanë vënë në dukje se duan të mbështesin edhe tregtinë e dafinës.
Tregu vazhdon të ketë sfidë standardet e grumbullimit dhe paketimit të bimëve. Sipaspërfaqësuesve të shoqatës EPCA, Shqipëria ka sasinë më të madhe të bimëve mjekësore aromatike në botë, në raport me popullsinë, por arrihet të përpunohet edhe më pak se 10% e tyre.
Sipas kësaj shoqate, vendi ynë është furnizuesi kryesor me sherebelë i tregut amerikan dhe cilësohet si një vlerë unike, bimë autoktone shqiptare.“Statistikat tregojnë se mbi 65% e sherebelës që hyn në SHBA është e markës ‘Made in Albania’, thotë Xhavit Hysenaj. Rreth 15% e sherebelës shqiptare rieksportohet nga Gjermania dhe Turqia në tregje të tjera.
Eksportuesit, të fuqizuar nga tregtia e dhjetëra viteve, thonë se “po shtojmë përpjekjet për të rritur shitjet e drejtpërdrejta në tregjet e eksportit, duke rritur kështu fitimet për kompanitë shqiptare”.Në një takim të zhvilluar pak muaj më parë mes grumbulluesve dhe përpunuesve të bimëve mjekësore u diskutua gjerësisht mënyrat e rritjes së sasisë së grumbulluar dhe të përpunuar dhe u vu theksi te fakti se të ardhurat po bien në mungesë të investimeve efikase.
Investimi në përpunimin e bimëve, mbi 1.5 milionë euro
Në fillimet e organizimeve të tyre kërkesat për mbështetje ishin fare të thjeshta. Objektiv ishte krijimi i një logoje, marketingu e gjetja e klientëve të huaj. Sot, kompanitë gjenden para sfidave të mëdha ku u duhet të bëjnë hapin cilësor tëkalimit nga eksportues bimësh të papërpunuara, në eksportues të bimëvetë përpunuara, të paketuara, të esencave vajore.
Bimët mjekësore, 25% e eksporteve agroushqimore
Eksportet e bimëve mjekësore kanë shënuar rritje të vazhdueshme të vlerës ndër vite, duke ruajtur një peshë mesatare prej24-28% të totalit të eksporteve agroushqimore. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, vitin e kaluar, shitjet e bimëve mjekësore jashtë vendit rezultuan 3.1 miliardë lekë ose 11% më shumë se një vit më parë. Destinacioni kryesor i bimëve mjekësore mbetet Gjermania, me rreth 40% të totalit të eksporteve në vlerë. Në këtë treg, peshën më të madhe zënë bimët eterovajore, e si rrjedhim Gjermania kryeson për nga vlera.
Më shumë se nga mbështetja, sektori i bimëve mjekësore është zhvilluar për shkak të një rrjeti të gjerë të shtrirë në të gjithë vendin. Kompanitë më të mëdha, kanë magazinat e tyre në zonat më të thella duke bërë që të jenë më afër grumbulluesve.
Për shumë zona, verilindore e juglindore, bimët janë e vetmja mundësi të ardhurash, të cilat sigurohen në sezone të caktuar të vitit, por që i ndihmojnë familjet të sigurojnë një shpenzim bazë.
Monitor
Perqindja nuk eshte tregues as sasior dhe as cilesor por matematikor. Pse duhet te flitet ne perqindje kur duhet jepen shifrat ne ton dhe ne valute, ose mos e bej artikullin fare. Cfar eshte ky artikull koti ?!
shqiptaret jane majmuna dhe nuk e duan cilesine dhe ligjin por vetem paren dhe maliqin
gamor tina gamor kush te vuni ,dje sot e neser gamore do mbesim
Duhet nje mbrojtje ligjore te produkteve bio edhe me origjin sic Jane AOC ne France
Une them ta legalizojme dhe ate barin tjeter, se i ben mire eksporteve.
Besoj se,ashtu si ne te gjitha fushat e ekonomise, edhe ketu duhet te ket dore Sali Berisha per kete renie te eksportit.
Cdo gje autoktone ne shqipri eshte e mir, por korraket e ardhur duhet te hiqenim mmn nga toka jon,
Mero,
se mos thua gje per ate te 11 banjove.? Te ka kuar mire Mero.
? cilat banjo o sokol ?
SHEREBELA KA 40-50 % TE CILESIVE KUR KULTIVOHET NE FUSHA.
KJO, PASI AJO KA NEVOJE PER GURE QELQERORE TE MALEVE QE TE FORMOJE VAJIN E SAJ.
E KA PROVUAR UKRAHINA KOHE ME PARE DUKE NGRITUR KOPERATIVA PER SHEREBELA DHE I MBYLLI
PRAPE.
“Gamori” ! Gamor ti gomar kush t’vuni , tash e mbrapa ka me t’ hy huri ! Perse o idit etiketon gjithe shqiptare+t me ato qe thua , apo ti je cun – me mama greke dhe me baba turku ?
i vogel kam pas loz me ket bime …ne malet siper kishes Lacit ka qene vendi plot me sherbele dhe poshte ne qytet u bote perpunimi …sot s’bohet mo , nuk e di a ka me sherbel ne ato male !
Zoti xhavit pse nuk shpjegoni arsyen e pergjysmimit te cmimit qe blini sherebelen ne kompanin tuaj keni lanorator qe i beni analizat . nqs nuk esht cilesi e mire mos e prononi . por ulet cmimin se ti ti kryetar i shoqates se bimeve aromatike bashke me eksportuesit e tjere bet marreveshje qe ta pergjysmonit cmimin duke arsyetuar se sherebela e mbjelle ne fushe nuk ka cilesi . ti vet shet fare fermereve qe ta bjellin ne fushe . tanie dimi se skan ku ta cojne fermert dhe e kerkoni falas kete bime . turp spaskeni te fryre .
Shpesh flitet per sherebelen, por ne fakt nuk eshte sherebela qe ka rritur eksportin ne USA, por fsaka (nje loj fsake qe rritet vetem ne disa zona te caktuara dhe te pakta.
Xhavitit, me tere rrjetin e tije i lejohet te tallet me kete mase te madhe te hallexhijeve .Po shteti ku eshte, a ekziston min. e Bujqesise ?
Ka vite qe luhet me cmimet e pretekset e cilesise, grumbullohen thuajse falas e shiten shtrenjte me tutje.
Min. Bujqesise duhet te ndermjetesonte, ne rastin konkret ,teknologjine e kultivimit, sasine e mbjelljeve e te prodhimit, cmimin e kushtet w tregetimit.
Xhaviti nxiti mbjelljen e mijerave hektareve e ia arriti qellimit te pergjysmoje cmimin.
Popullit i duhet te ngrej nje MINISTRI BUJQESIE te veten,ne nje vend tjeter qe te punoj seriozishte per te.Min. aktuale le te mbetet :parazite ka qene e do te jete ….Ndersa depo-magazinave u duhet vene zjarri…