Pupo: Beccheti s’më ka paguar të gjitha detyrimet

11 Qershor 2015, 09:22Kulturë TEMA

Situata e krijuar në Francesco Becchetin ka vënë në ankth punonjësit e Agon Channel apo edhe bashkëpunëtorët e tij.

Një prej tyre është edhe këngëtari i njohur italian, Pupo, që thotë se tashmë i ka ndërprerë marrëdhëniet me Agon Channel dhe është rikthyer te Rai.

Mora vesh që Francesco Becchetti ka patur ca probleme, më vjen keq. Me të fola kur nënshkrova kontratën në Romë dhe në festën e përurimit në Tiranë; gjithnjë ishte i këndshëm dhe i përzemërt”, ka thënë ai për “La Repubblica”.

Megjithatë, ai shprehet i shqetësuar, pasi nuk ka marrë një pjesë të parave nga ana e Becchetit.

Isha në Rusi në biznes, nuk di asgjë çfarë po bëhet me Agon.

Unë nuk kam pasur ndonjë problem me ta dhe kam paguar gjithmonë taksat e mia.

Tani jam pak i shqetësuar, sepse u kam dërguar faturën time të fundit një muaj më parë dhe nuk ma kanë paguar ende.

Fjala është për një shifër jo të vogël, për të cilën kam derdhur edhe taksën prej 15 përqindësh në Shqipëri.

Shpresojmë që çdo gjë do të zgjidhet mire”, ka thënë ai./b.l

7 komente në “Pupo: Beccheti s’më ka paguar të gjitha detyrimet”

  1. luli says:

    Prit se do te marresh aksione ne Kalivac

  2. Tarras Zhapkoqi says:

    15% takse ne Shqiperi? Kjo eshte e tmerrshme! Por edhe me e tmerrshme eshte kur degjon per rrogat prej mafiozi te punonjesve. 15%, uaaa, Por nese kalohet sasia vjetore e parave prej 44 mije euro ne vit ketu te mbajne 41% te shumes mbi 28 mije (dhe ajo e 23 mijeve ka taksen e vet qe nuk eshte e paket! Si eshte ky 15% i Pupos, ta tregoje ndokush se u cmenda fare! Ca behet keshtu!

    1. Gimi says:

      Tarras,Cdo vend ka ligjet e veta te taksave qe perputhet me nivelin dhe llojin e sherbimeve sociale qe mbulohen nga ato taksa.

      1. Arti says:

        Po o Gim pirdh se lirohesh. Cfare sherbimesh flet ? Ato qe i merr gjithmone nje klase e caktuar njerezish qe krruan loqet gjenerate pas gjenerate ? Apo ti shkon ne spital e perdor benefit card dit per dit ? Taksat as nuk duhet te ekzistojne fare, te jene minimum 10%, edhe 15% dhe eshte teper. Vetem keshtu krijohen vende pune dhe lihet njeriu rehat te kete kohe te lire. Kush ka taksa te larta ka agjenda me komplekse, buxhete te sterfryra ushtarake, uri per lufte, per ti skllaveruar njerezit nen nje burokraci “demokratike” etj etj.

        1. plaku says:

          Arti,

          Ne Ameike ke taksat e meposhteme :

          Taksa e te ardhurave personale eshte :
          Per nje Person me te ardhura vjetore prej Zero deri 8.925 $ eshte vetem 10%
          Per nje Person me te ardhura vjetore prej 8.926 deri 36.250 $ eshte 15%
          Per nje Person me te ardhura vjetere prej 36.251 deri 87.850 $ eshte 25%

          Taksat per bisneset fitimprurese eshte :
          Per te ardhura vjetore nga Zero deri 50.000 $ eshte 15%
          Per te ardhura vjeteor nga 50.001 deri 75.000 $ eshte 25%
          Per te ardhura vjetore mbi 100.000 $ eshte 35%

          Nje shtet nuk egziston dot pa taksat.

  3. lazarati says:

    Ec shoku, mos e rruj, se sje i pari e ske per te qene as i fundit.

  4. leci says:

    Taras ne Shqiperi tatimi mbi te ardhurst eshta 15%

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje