“Penetrimi i shpirtrave”, premierë në 8-9 qershor në Teatrin Kombëtar

7 Qershor 2015, 17:17Kulturë TEMA

Shfaqja “Penetrimi i shpirtrave”, plurishow bazuar në poemën “Vrima” të Rita Petro-s me koreografi dhe regji të Arian Sukniqit, do të ngjitet në 8-9 qershor në skenën e Teatrit Kombëtar.

I konceptuar si një plurishow, me vleren e një spektakli shumëdimensional, koreografi dhe regjizori i shfaqjes, Sukniqi, ka zgjedhur plastiken dhe energjine e baletit për të përçuar tek publiku disa të vërteta, që ndonjëherë vështirësisht ia pohojme edhe vetes.

E ngritur mbi nje frymezim vargjesh te Rita Petros, koreografia moderne e Arian Sukniqit merr vlera te vecanta per zgjidhjen e situatave dhe përçimin e mesazheve të fjalës, me anë të lëvizjeve.

Duke vënë në qendër dy balerinë të Trupes Kombetare te Athines, Altin Andon Koruti dhe Aretia Notis,  “Penetrimi i shpirtrave” ngërthehet bukur në skenë me interpretimet aktoreske te aktorëve Olta Gixhari, Laurela Nezha, Armela Demaj, Florian Kokona dhe balerinëve të tjerë si, Adela Lami, Kristi Dalipi.

Pjesë e shfaqjes janë edhe skenografia dhe kostumet të përgatitura nga Laedia Hajdari, ndërsa formulimi muzikor eshte i Klodian Qafoku e Julian Llukani dhe skenar Genc Ymeraj.

Të bëra bashkë, ato percjellin jo vetem një provokim seksual, por një mesazh ndërgjegjësimi për një realitet, të cilin në shumicen e kohes, njerëzit e anashkalojnë, ose për arsye të ndryshme, nuk kanë guxim ta permendin

1 komente në ““Penetrimi i shpirtrave”, premierë në 8-9 qershor në Teatrin Kombëtar”

  1. Z/K says:

    Cfaqja duhet ti revolucionarizojne spektatore qe ne cfaqje ti shtrohen njeri tjetrit mu aty ne kulltuqet e teatrit qe kur te dalin nga cfaqja te mos jen te penduar por te superkenaqur me jargavitje ne nderthurje shalesh te dy palve interpretues spektator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje