Përzgjidhet fituesi i “Konkursit ndërkombëtar për Master Planin e Qytetit Studenti”

3 Qershor 2015, 15:54Kulturë TEMA
Përzgjidhet fituesi i “Konkursit ndërkombëtar për

Në përfundim të “KONKURSIT NDËRKOMBËTAR PËR MASTER PLANIN E QYTETIT STUDENTI”, juria e përbërë nga përfaqësues të planifikimit urban, projektimit, politikës si dhe arkitekturës vendase dhe të huaj, zgjodhi ekipin fitues.

Si propozimi më i mirë, pas prezantimit publik të  8 skuadrave konkurrente, u vlerësua projekti i studios “BAUKUH – LIST – ABKONS – F&M INGEGNERIA – SPACE CAVIAR – BODA”.

Kjo skuadër vendos në qendër të projektit, ndërtimin e një rezidence të re për studentët dhe rehabilitim e atyre ekzistuese.

Projekti fitues bazohet tek angazhimi për vëzhgimin e ndryshimeve urbane sapo ato shfaqen , dizajni dhe  një strategji konkrete veprimi, duke shfrytëzuar  të gjitha asetet në dispozicion dhe duke bashkuar të gjitha subjektet së bashku.

“Konkursi ndërkombëtar për Master Planin e Qytetit Studenti”  u lançua nga  Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes,  Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Atelier Albania.

Ai  është pjesë e një zinxhiri konkursesh ndërkombëtare, që Qeveria Shqiptare ka çelur për të vazhduar programin kombëtar të Rilindjes Urbane.

 

8 komente në “Përzgjidhet fituesi i “Konkursit ndërkombëtar për Master Planin e Qytetit Studenti””

  1. helena says:

    Dhe historia filloi pikerisht nga qyteti studenti dhe ne nderim te te gjithe studenteve qe ndryshuan historine dhe te gjithe te tjereve qe do te jene elita e ardhshme e shoqerise, ky projekt ishte me se i nevojshem. Sa mire qe sot kemi njerez qe na drejtojne, e mendojne per te gjithe, duke i dhene te gjitheve ate qe kane nevoje.

    1. anonim says:

      Zbatimi i ketyre projekteve eshte tejet i rendesishem si per komunitetin qe permban qyteti studenti por edhe per pamjen zhvillimore qe i jepet hapsires se atjeshme.

      1. krios says:

        Na vjen mire qe po rikonceptohet hapesira per studentet, jemi pare gjithmone si kavie, qe mund te na perdornin si te donin, pa asnje plan apo projekt, per te na dhene me shume kushte, a thua se keta politikanet s’kane qene vete studente me pare dhe jemi edhe qenie sociale mbi te gjitha, jo vetem kafshe studimi.

        1. temina says:

          Sa here eshte premtuar kampusi, dhe asnjehere nuk u realizua, duke i mbajtur peng studentet per vite me radhe me premtime mashtrimet e radhes elektorale. Basha me shoke, as kartat e studentit nuk bene dot, e jo me nje kampus, qe ishte sureale per nje bashki inekzistente.

    2. Dean says:

      ”helena”?!
      Vecse 1 pyetje.A mos je i njejti person me ”anonim”,”krios” dhe ”temina”?
      Thjesht per kuriozitet.

  2. lili says:

    Po qytetaret ,a i pyeti kush? E studentet?

    1. Altin says:

      Lili? E ke pare ndonjehere QS-ne ti?

  3. ....... says:

    Po me fakultetin e gjeologjise, c’po behet z.Baze?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje