Këshilli Drejtues hap garën për drejtorin e përgjithshëm të TVSH

2 Qershor 2015, 19:25Kulturë TEMA

Pas një maratone të gjatë konstituimi, Këshilli Drejtues i Televizionit Publik Shqiptar hap konkursin për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm; një post vakant që prej dorëheqjes së Petrit Becit në dhjetor 2013.

Konkursi do të jetë i hapur nga 1-10 qershori, kohë kur kandidatët do të dorëzojnë pranë Këshillit Drejtues të Televizionit Publik Shqiptar një CV, platformën e tyre dhe një plan menaxhimi për institucionin.

Anëtarë të Këshillit Drejtues i thanë BIRN-it se pas mbylljes së konkursit, kandidatët do të paraqesin platformat e tyre përmes një dëgjese të hapur. Edhe pse statuti i vitit 2000, mbi të cilin bazohet kjo procedurë parashikon dëgjesë vetëm për dy kandidatët më të votuar, Këshilli Drejtues ka vendosur në unanimitet dëgjimin e të gjithë kandidatëve.

Drejtori i Përgjithshëm i Radio-Televizionit Shqiptar zgjidhet me 2/3 e votave të anëtarëve të Këshillit Drejtues për një mandate 5 vjeçar. Megjithatë, shumica e cilësuar pritet ta vështirësojë procesin e zgjedhjes së kreut të Televizionit Publik.

Procesi i zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Drejtues u bllokua për një periudhë 1-vjeçare, për shkak të mosmarrëveshjeve mes mazhorancës dhe opozitës. Ngërçi u tejkalua vetëm pasi mazhoranca votoi 5 anëtarë të mbështetur prej saj, duke i lënë opozitës dorë të lirë në 5 anëtarët e tjerë.

Për shkak të këtij konfigurimi, arritja e një konsensusi mes anëtarëve të Këshillit Drejtues duket e vështirë. Anëtarja e Këshillit Drejtues, Valbona Sulçe thotë megjithatë se dakordësia për një figurë profesionale nuk është e pamundur.

“Edhe pse eksperiencat e mëparshme nuk kanë qenë pozitive, unë besoj se ky Këshill Drejtues mund të zgjedhë në krye të Televizionit Publik një figurë profesionale dhe të pandikuar nga preferencat partiake,” tha Sulçe për BIRN.

“Vendimmarrja e deritanishme e Këshillit Drejtues ka qenë në frymën e konsensusit,” shtoi ajo.

Televizioni Publik Shqiptar ka dështuar ndër vite të krijojë një reputacion të pavarur politikisht dhe në përputhje me interesin publik. Për këtë arsye, OSBE dhe organizata të tjera ndërkombëtare kanë kërkuar vullnet politik për reformimin e TVSH.

Zgjedhja e drejtorit të Përgjithshëm përmbyll fazën e rifreskimit të strukturave drejtuese të Televizionit Publik Shqiptar dhe i hap rrugën sfidës së reformimit në dobi të publikut.

9 komente në “Këshilli Drejtues hap garën për drejtorin e përgjithshëm të TVSH”

  1. lisi says:

    Ishalla nuk zgjidhet ndonje ne prag te pensionit…TVSH duhet te jete Media me moderne, me avantguarde sespse ka te ardhurat me te medha nga te gjitha mediat ..taksat e popullit shqiptar…Ne rradhe te pare TRANSPARENCE – si perdoren keto para………

  2. GAMORI says:

    HOQEN SPECIALISTET NE KETO 25 VITE DHE FUTEN CDO LLOJ KURVE QE FLISTE MALOKCEN

  3. gjergji says:

    Eshte per te ardhur keq kur sheh ,sesi parate tona shperdohen ne Televizionin Shqiptar. Nuk e di se kush vendos apo firmos per programet qe transneton, ku askush nuk perfiton dhe, ki brezi i ri nuk merr edukim. Thjesht eshte nje televizion qokash. Sot ne mengjes si cdo dite degjoj shtypin e shkruar, dhe tek kaloja kanalet e ndalova edhe tek TVSH. Ne emision ishte ftuar nje zonje qe fliste per aktivitetin e sah privat. Nuk kam gje me zonjen, por mund te na ishin kursyer keto reklama. Po sot,shikoj lajmet e ores 20.oo, cte shoh, Twlevisioni Shqiptar kishte nderruar siglen e lajmeve. Dhe duke qene ne kundershtim me rregullat qe duhet te ndjeke media publike. Gjithcka ne ngjyre te kuqe dhe ne gjuhe te huaj,anglisht. Media publike duhet te zbatije ligjin, te ruaje kulturen dhe gjuhen. Do doja qe ky keshill drejturs te ishte me i vemendshem ,kur behet fjale per element te tille dhe nuk ka pse, ti nenshtrohet politikes. Ky eshte nje turp per te gjitje ata qeb kane lejuar nje gje te tille. Pashe qe spikere lajmesh ishte nje vajze bukuroshe qe dikur punonte tek televisioni Klan. Ishte dhe gazetarja e vjeter zonja Tefta Radi e cila ishte e vetmja qe shkelqeu. Per te mbuluar shemtiren qe e gatuan vete, drejtuesit e RTSH ben sikur nderuan Tefta Radi, te ciles as i hapen deren. Ky konkursi me duket kot,aspak transparent. Kete e tregoi me te rejat qe pi servir.

  4. Ilir Kaduku says:

    Si qyterar i thjeshte mendoj te vendosni si Krietar Shokun Gezim Kullufin. Ai e ka treguar me vepra qe eshte adapt per kete pozicion. Nuk e di cfare mendimi ka Shoku Martin leka, sepse ate vend pune qe e ka henger si me i miri mirditor ( qe njihen per burrni e pabesi ), meriton te zevendesohet nga Gezimi jone.

  5. Ilir Kaduku says:

    Nese behet me tender ka per te fituar Nudini ( ai plehra qe u hodh nga 15 – kateshi )i atij mashtruesit nderkombetar Dritan Celaj. Respekte ndaj mashtruesve qe i i solli koha.

  6. gloria says:

    Emrat qe po diskutohen neper koridoret e tvsh per drejtorin e ri.
    Elvira Dones, Artur Zheji, Baton Haxhiu,Jonid Jorgji, Pandi Laco

  7. Arlinda says:

    Po cfare konkursi se late nam, eshte vendosur me kohe qe “e fiton” Elvira Dones. Te gjithe ne TVSH e dine. Na i shpifet me keto konkurse fallco.

    1. undefined says:

      Po mire mo komentues qe thoni se eshte vendosur qe me perpara…ka ndonje qe mund te fitoje konkursin perballe Elvires.., gjithmone nese eshte lajm i vertete! Kjo zonje e mencur dhe e talentuar i ben nder Shqiperise…dhe tv.

  8. gloria says:

    konkurs s’ka qe s’ka, po edhe Iris Luarasi po i vjen rrotull. Kjo elvira do jete si puna puna e mirela kumbaros fresk fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje