“Dear Albania”/ Eliza Dushku: Zbulova vlerat e rralla të Shqipërisë

27 Maj 2015, 18:39Kulturë TEMA

Dokumentari “Dear Albania”, i aktores me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, u prezantua mbrëmë në sallën “UNESCO” të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Një rrugëtim në 15 qytete të Shqipërisë, duke përfshirë edhe Tetovën dhe Prishtinën, në një guidë turistike promovuese për traditat, kulinarinë, besimin dhe turizmin shqiptar u shfaq falas për qytetarët e shumtë që kishin mbushur sallën në Muzeun Historik Kombëtar.

Gjatë ceremonisë së shfaqjes së dokumentarit, e shoqëruar edhe nga vëllai i saj Natte Dushku, aktorja e njohur Eliza Dushku theksoi se “filmi nisi si një shprehje e dashurisë ndaj vendit të origjinës. Babai im Filipi edhe pse nëna ime ishte daneze, më thoshte shpesh ‘Ti je shqiptare, ke mbiemrin Dushku’ . Ai kishte dëshirë që fëmijët e tij ta njihnin Shqipërinë”.

“Unë e njoha Shqipërinë hap pas hapi dhe jam surprizuar me njohjen e popullit nga kam origjinën. Jam e lumtur që e bëmë këtë projekt”, tha Dushku. Ajo falënderoi edhe bashkëpunëtorët e saj fotografin e njohur shqiptar, Fadil Berisha, aktorin Blerim Destanin dhe gjithë stafin që ka ndihmuar në realizimin e këtij filmi.

Aktorja e njohur hollivudiane Dushku tha se “e kam nisur këtë projekt me dashurinë që kisha në zemër për Shqipërinë dhe në fund zbulova vlerat e ralla të këtij vendi, kulturën, njerëzit, këngët, vallet, kuzhinën”.

Dokumentari është një bashkëprodhim mes Dushkut dhe fotografit me famë botërore Fadil Berisha, ndërsa rol të rëndësishëm ka luajtur edhe aktori Blerim Destani. Në qendër të dokumentarit janë pamjet e mrekullueshme ku ka udhëtuar aktorja Eliza Dushku dhe pikërisht 15 qytete kryesore të Shqipërisë në kërkim të rrënjëve të saj ku dalin në pah bukuritë natyrore dhe kulturore të Shqipërisë turistike. Aktorja e nis udhëtimin e saj nga Kalaja e Krujës, por një vend të rëndësishëm zë kryeqyeteti shqiptar, Tirana duke udhëtuar më pas për në Berat, Korçë, Berat, Shkodër dhe pa harruar bukuritë e bregdetit, të cilat i quan të mrekullueshme.

“E dashur Shqipëri. Kam qenë gjithnjë kureshtare dhe e hipnotizuar nga misteret e tua. Unë jam një shqiptare e Amerikës nga Bostoni. Gjyshërit e mi emigruan në Amerikë në vitet 1940 dhe u larguan nga kjo jetë përpara se unë të lindja. Babai im më ka mësuar të jem krenare për gjakun tim shqiptar dhe tani është koha për mua që të zbulojë përse-ne”, me këto fjalë e nis dokumentarin e saj nën titullin “E dashur Shqipëri” aktorja hollivudiane me origjinë shqiptare Eliza Dushku.

Eliza Dushku lindi më 30 dhjetor 1980 në Boston, Massachusetts, prindërit e sajn janë profesorë universiteti, babi është nga korça , ndërsa nëna daneze.Ajo u bë e njohur me rolin Faith në TV serinë “Buffy” dhe nga seriali televiziv “Angel”. Dushku ka luajtur në dy seriale të rrjetit Fox, Tru Calling dhe Dollhouse. Ajo është gjithashtu e njohur dhe për rolet në filma si “True Lies”, “The New Guy”, “Bring it On”, “ërong Turn”, dhe “Jay and Silent Bob Strike Back”, gjithashtu në aktivitetin e saj nuk mungon dhe si dublante me zërin e saj për lojëra elektronike.

10 komente në ““Dear Albania”/ Eliza Dushku: Zbulova vlerat e rralla të Shqipërisë”

  1. mib says:

    po kjo po mbulon bythen me flamur

    1. albaniafirst says:

      mib, shiko me kujdes ne foton e Elizes. Ne shpinen e saj rreze qafes ka nje tatuazh te shqipes se flamurit tone

  2. MAJAKOVSKI says:

    Faleminderit Eliza Dushku.

  3. Bekom Sala says:

    Bekimi
    Kenaqesi te shikosh nje shqiptare me emer si Eliza Dushku e cila kerkon,nderon dhe promovon vendin e lindjes te te pareve te saj,qe eshte Shqiperia. Ajo gjeti ne rrenjet e saj vlera te larta humane dhe historike,si dhe bukuri natyrore mahnitese,te cilat e bejne krenare qe eshte shqiptare.
    Te lumte Eliza ! Nga ju duhet te marin shembull ata shqiptare qe kane turp te pranojne vendin e tyre te origjines vetem pse ka mbetur i varfer,pa mare ne konsiderate vlerat e larta te ketij kombi te lashte qe ka mbijetuar fale dashurise per atdheun e vet duke e mbrojtur me shpate ne Doré nder Shekuj.
    Faleminderit e mira,e talentuara, dhe e bukura Eliza qe na ben krenare ne shqiptareve qe kemi nje patriote tonen qe e do dhe e mbron Shqiperine !

  4. REX says:

    Kjo artiste me origjine Shqiptare Eliza Dushku nga dashuria per babain e saj ka kerkuar edhe identitein paternel si nje plotesim kureshtje.Cfare eshte mahnitse eshte fakti se aktorja ka qene disa here ne Shqiperi edhe pse vendi i yne eshte i varfer natyra e bukur dhe e eger se bashku me ato vlera qe ka edhe tradita Shqiptare e ka hipnotizuar ate plotesisht! Eshte thjesht kerkimi i origjines esenciale per artisten e cila e ka deshiruar vetnjohjen nga ajo i ka rrenjet . Ka shume raste ne Amerike ku edhe aktore te njohur te Hollivudit kerkojne nje identitet nga qe ata ndjehen te crrenjzuar ne Ameriken e krizes historike! Rasti me konkret eshte i Richard Gere i cili kurre takoj Dali Lamen u gjunjezua nga inteligjenca dhe thjeshtesia e ketij burri te urte ku edhe me vone ai u be edhe budist dhe nje aktivist aktiv kundra padrejtesive te Kines ndaj Tibetit!

  5. Aqif Caperton of London says:

    eliza dushku!
    a e shijove “rrapin shqiptar te Mashkullorit”?
    ku Cercizi foli me goj

    1. 1000000 kokpalare says:

      zot na ruaj nga budalenjt

  6. BillNY says:

    Je lidhur me nje zezak!?……

  7. vizioni i Bashes says:

    Aktorja “hollivudiane”…???????!!!!!!!!!!!!!!!!!

  8. Argita_B says:

    Gazeta Tema, me artikuj apo lajme te tilla duhet te zevendesoni faqen e te gazetes ne vend te kronikes se zeze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje