A është momenti të heqim dorë nga Eurovision?

26 Maj 2015, 12:20Kulturë TEMA

Një tjetër edicion i Eurovision u finalizua duke sjellë zhgënjim të madh në sytë e shqiptarëve. Elhaida Dani, e cila me shumë aftësi dhe meritë, na përfaqesoi këtë vit u rendit e 17-ta duke mbledhur vetëm pak pikë, ndryshe nga cfarë pritshmëritë dhe sondazhet thoshin.

Ajo që u vu re në vlerësimin e Shqipërisë ishte kontrasti i madh midis votimit të publikut dhe atij të jurisë profesioniste, ku këto të fundit pothuajse nuk e kanë vlerësuar fare vokalin dhe këngën tonë duke e renditur në vendin e 26-të në kontrast të plotë me votat e publikut sipas të cilëve renditej e 9-ta. Sigurisht që vlerat e Elhaidës pas këtij rezultati nuk do të bien, ashtu sic nuk ka ndodhur me asnjë nga artistet që na kanë përfaqësuar dhe nuk janë renditur mirë, por ajo që duam të nënvizojmë është dyshimi për një votim jo të bazuar në meritë por në marrëdhenie politike apo lobingje të ndryshme midis shteteve.

Si për të mos mjaftuar, lajmi që morëm për votat e Malit të Zi dhe Maqedonisë, tregoi edhe një herë se reklamimi i një votimi të saktë dhe korrekt, konfirmuar edhe nga supervizori pak para shpalljes së votave, është thjeshtë një fasadë apo procedurë e spektaklit më shumë se sa një kontroll i vërtetë se nga vijnë këto vota të shteteve. Skandalet vazhduan pak orë më vonë me deklaratat e një prej personave të jurisë profesioniste të Australisë, i cili i dha pikët maksimale Rusisë pasi kishte njohje personale me tekstshkruesen e këngës, fakt ky i konfirmuar nga vetë personi dhe që bie ndesh me rregulloren e votimit.

Në historinë e Eurovision, janë mjaft shtete që janë larguar për arsye se dyshimet e tyre në lidhje me votimet janë të medha, ashtu si Turqia, Kroacia apo Ukraina kishin bërë këtë vit. Mos është koha që edhe ne të largohemi?

 

http://mad.al/lajme/mad-magazina/3244-a-eshte-momenti-te-heqim-dore-nga-eurovision-2

17 komente në “A është momenti të heqim dorë nga Eurovision?”

  1. zef karuci says:

    jo nga eurovizion por nga endrrat me sy hapur .sa karajfila qe jemi si popull.nuk mushim mer daj hic.zbuluam krejtesisht te befasuar qe eurovizion na qonka e manipuluar.o dheriiiiiiiiiiiiiiiiiiiii qe siu ha.ne ke planet jetoni ??megjithate ktyne kungujve pa fare dua tiu them se luksenburgu e ka fituar 3 here.

    1. Mezani Celo says:

      O Zot, O Zot na myten trapat e zgjute (dmth qe shiten per te zgjute) nga te gjitha anet.

      Pa diskutim qe formula e votimit te Eurovizionit ka te meta te forta, por ne shumicen e rasteve fituese ka nxjerr kengen vertet me te bukur. Pastaj dole i 9-te apo i 19-te prej formules kjo ka pak rendesi. Ajo qe ka rendesi me kuptu eshte:

      1. Shqiperia duhet me shku ne Eurovizion sepse eshte nga te paktat mundesi per te promovuar muziken shqiptare.

      2. Shqiperia duhet me shku ne Eurovizion sepse eshte nje shanc i vecante qe motivon artistet te krijojne kenge sa me profesioniste

      3. Shqiperia duhet me shku ne Eurovizion, per te mesuar se si behet performance ne nje show. (Performanca e Shqiperise ishte vaj me det).

      4. Shqiperia duhet me shku ne Eurovizion, jo me patriotizem, por me shume pune pergatitore, jashte kthetrave te pazarxhinjve. Elhajda kishte shku e papergatit. E ka kapacitetin me e kendu kengen 2 here me mire. Komentatori e BBC-se tha qe deri dje e konsideroja Leona Lewis, por me kete interpretim qe beri me duhet te ridimensionoje gjithe mendimin per te.

      5. ELHAJDA ESHTE NJE KENGETARE E MBIVLERESUAR.
      E ka shume te kufizuar zhanrin e kengeve qe mund te interpretoje dhe te japi emocione te forta. Per me te teper ai eshte zhaner kengesh te veshtira per tu kenduar. Pa disktutim qe mundesine te permiresohet e ka, por kjo do shuuume, shuuuuuuume, shuuuuuuume pune. Perndryshme do perfundoje si Anjeza Shahini.

      1. Ester says:

        Mbeshtes ne menyre absolute mendimin tend. Edhe mendoj qe ne si shqiptare duhet te sherohemi nga semundja e mbivleresimit dhe ankesave te vazhdueshme qe na hane hakun, dhe duhet te fokusohemi me shume tek puna. Qe te jesh artist (normalisht edhe kengetar) nuk mjafton vetem talenti por duhen edhe shume atribute te tjera dhe ne ate festival Elhaida nuk i pati. Arsyet se pse nuk i pati nuk mund ti analizojme ne por ajo edhe profesionalistet. Por te pakten mjaft u hoqem si dhi e zgjebosur me bishtin perpjete, por te shfrytezojme edhe ato pak vende qe kemi per tu promovuar si shtet ne te gjitha aspektet qofte politike ashtu edhe artistike

  2. Ilir says:

    Ishte nje konkurence e forte kete vit ne eurovizion. Ndaj mendoj se vendi i 9 do te ishte i merituar.
    Gjithashtu mendoj se menyra e vleresimit te fituesit nuk eshte e drejte, ka nevoje te ndryshohet. Menyren se si le ta japin specialistet, duke perfshire edhe specialistet e Shqiperise – kompozitore, hartues tekstesh, regjizore spektaklesh dhe kengetare. Pas takimit te tyre, si me siper, le te behet sygjerimi ne organizatoret e Eurovizionit.

  3. liri says:

    Hajde gallate hajde, te heqim dore nga Eurovizioni! Pavaresisht se Elhaida eshte nje kengeyare e talentuar dhe ne jrenohemi me te, te themi te drejten kenga dhe interpretimi i saj ishin peribret te zotit (kenga pa lidhje, stonimi i kengetares). Ndaj mos kujtoni se po beni lajm me keto budalliqe se nuk e rruan asnjeri se ikem ne nga Eurovizioni.

  4. Cen Durimmadhi says:

    Nuk duhet te ikim nga Eurovizioni(festivali europian i muzikes)pasi ajo eshte nje ngjarje e bukur artistike. Ne duhet te ndahemi dhe te largohemi nga paragjykimet pasi ato ndodhin rendom ne festivalet tona. Keshtu jemi me te sinqerte me veten. Çfaqja e nacionalizmit te tepruar eshte i demshem dhe duhet vetkontroll. Ne jemi per paqe mes njeritjetrit dhe jo ta banalizojme dhe kercenojme “kush eshte kunder nesh” . Eurovizioni dhe pjesmarja ne te jane te domosdoshem,ky eshte nje aktivitet artistik dhe ne duhet te shkojme me vlerat e kultures tone muzikore dhe jo te behemi “anglo-amerikane’ ne muzike.Pse na i duan qytetet tona te huajt? Berati,Korça,Gjirokastra,Kruja, etj etj sepse ka nje kulture dhe trashegimi kulturore tjeter nga e tyrja dhe ne muzike e njejta gje. Vertet ne liste fillojme te paret pasi jemi me “A” por mos harojme se kemi dhe shume “germa poshte saj” per ti mesuar…

  5. Artisti says:

    Te heqim dore nga Eurovizioni,nuk vjen ne shprehje.Shqiperia edhe po te jete e fundit ne renditje, ajo do vazhdoj te marr pjese,per kete jam i bindur,per kredon e tyre ata pranojne te neperkemben, qe emri i tyre te figuroje permes kenges se perzgjedhur,kur jemi ketu,disa nga kenget perfaqesuese,kane pasur autore te njejt,puro komunista.A thua valle nuk paska autore te tjere,dhe kemi ngecur ne keta mahmudbada qe vite me radhe e kane marr timonin e festivalit te Rtsh-se ?

  6. Ajaxs says:

    Mos doni ti jepni mendje Evropes per muzike? Elhaida kendoje ne me menyren me te dobet dhe ju paska faj Evropa. Ju mendoni se jeni fanar ne Europe? Si mund te jepte pike zhuria Italiane kur Elhaida kish hedhur ne yubtube nje kenge te saj ne gjuhen Arabe ku thosh ; Une jam nje myslimane e Devoteshme ??

    1. A.R says:

      Me ç’shoh injoranca mbreteron sovrane ne “principaten e talebanizmit fetar”!
      Po ç’hyjne ketu kenget dhe deklaratat e hedhura ne youtube o kokebosh, ne nje festival te ketij rangu duhet vleresuar vetem musika!?
      Te kujtoj ty edhe ndonje tjeter mercenari greko-taleban qe edicionin e ketij festivali ne 2011 e fitoi Azerbajxhani – vend teresisht mysliman.

      Andrea Radi

  7. Pelasgian says:

    Edhe ne Itali pati dyshime te medha per votimin (manipuluar) per grupin Il Volo .

    Kur gjithcka eshte FALLCO pse jo ??

  8. enter''" says:

    Edhe kete here po tregohemi me te vertete patetike. Ne vend qe te shikojme nga vetja per gabimet, kerkojme ti gjejme me pahir diku tjeter.

  9. niku says:

    shqiperia nuk duhet te largohet nga eurovisioni por e kenduara ne nje gjuhe tjeter te ndalohet,, duhet te kendohet vetem shqip,, dhe duhet ta harrojme se mund te fitojme ndonje here eurovisionin, kete duhet ta ngulisim ne mendje dhe te mos fryhemi si gjela , thjesht duhet te marrim pjese dhe te kendojme shqip, e dyta shqiptaret te mos harxhojne leket kot per te votuar se nuk i merr parasysh kush votat tona,, sa propagande eshte bere nga televizionet tona qe shqiptaret te votojne dhe ne fund ska kush i mbron votat tona vetem se na vjedhin leket, beni propagande qe keto leke te shpenzohen per shqiptaret ne nevoje dhe jo per keto kurvat e europes. te pakten 1 miljon euro jua kane marre shqiptareve cdo vit nga eurovisioni. neve na moren 3pikshin ne serbi dhe kerkojme 3 pikishnin kunder gjith europes,, neve nuk na duan ne europe por kjo nuk duhet te na nxejne gjakun se nuk e rruajme fare , edhe nje gje, shqiperia duhet te votoj shtetet ku jane shqiptaret, cfar i jipen pik rusise serbise e disa shteteve pa lidhje?, shikoni angline qe nuk merr pik fare pse nuk e shfrytezoni kete ti jepni 12 pik, ky 12 piksh ndryshon mendimin e keq ndaj shqiptareve,,

    1. A.R says:

      Shume drejt! Jemi shqiptare dhe duhet te kendojme ne shqip, anglishten le ta perdorin te tjeret!
      Bile me ç’pashe deri edhe malazezet – populli me i vogel i kontinentit, zgjodhen te kendonin ne gjuhen e tyre.
      Boll me me kete mungese dinjiteti qe po na shenderron ne larot e Europes, ne edicionet e ardhshme duhet kenduar vetem ne gjuhen shqipe!

      Andrea R.

  10. KOCI SELFA says:

    Une propozoj qe te shkojme ne Mars keshtu fitojme vendin e pare meqe marrim pjese vetem ne.

  11. Zigur Qarri says:

    Jo te heqim dore nga Eurovizioni,por nga Festivali qe subvencionohet me parate e takspaguesve shqiptare.Dhe rezultati,shije aziljeresh,muzike kineze.Brezi i muzikanteve te vjeter,jan me vonese,nuk i pergjigjen kohes.Dhe tjetra,nese kendohet ne gjuhen angleze,duhet te angazhohet nje poet anglez per tekstin.

  12. sokol says:

    mire qe e kane kuptuar se paraqitja ne eurovizion eshte thjesht diskretitim.Se ne kemi kohe qe nuk bejme e nuk kemi muzike,,,,ndoshta eshte faji enverit qe e ndrydhi artin i cili se ka ngritur koken qe atehere.ajo qe degjoj ne shqiperi eshte dicka e perziere midis turkes arabes dhe grekes.kengetaret nxjerrin shalet dhe zogun qe te mbushin sallat me adoleshenta te uritur per sex.po ashtu kemi dhe muziken moderrne me repistat qe me se shumti jane halabake.nuk e di pse u shua ajo muzike e bukur qe shpertheu mbas komunizmit ne vitet 90 Akoma kujtoj me mall Makashin Sejkon deden,djemte e detit etj,Ku jane ata?

  13. annat says:

    Kur deshton ne dashuri nuk hiqet dor nga gashuria por nga peesoni qe ke dashuruar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje