Në ambientet e Ministrisë së Kulturës u nënshkrua sot marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Palazzo Spinelli Per L’arte e il Restauro Shqipëri, e cila shënon hapin e parë në mbrojtjen e monumenteve të kulturës.
Marrëveshja u nënshkrua nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Drejtori i Përgjithshëm i Palazzo Spinelli, Emanuele Amodei. Zgjerimi i bashkëpunimit dhe partneritetit me institucionet vendase dhe ndërkombëtare synon të sjellë jo vetëm mbështetje financiare, por dhe ekspertizë ndërkombëtare të institucioneve më elitare botërore.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u shpreh në fjalën e saj se “jemi këtu sot për të ndërtuar një urë komunikimi të munguar në fushën e dijes profesionale sa i përket rastaurimit dhe konservimit të trashëgimisë kulturore. Duhet thënë se me Ambasadën Italiane në Tiranë kemi marrëdhënie të ngushta kulturore, në art dhe kulturë, por sidomos në fushën e trashëgimisë kulturore dhe të restaurimit”.
“Vlen të theksohet këtu bashkëpunimi i rëndësishëm për rijetëzimin e Pallatit të Brigadave, një projekt madhor yni, i cili në bashkëpunim me Fondacionin Amerikano-Shqiptar të Zhvillimit do të japë shpejt rezultatet e pritshme. Marrëdhënia jonë me Italinë shkon përtej eksperiencave dhe historive, prej mëse dy vitesh po ndajmë edhe dijen dhe profesionalizmin në fushën e trashëgimisë”, tha ajo.
Kjo marrëveshje ka për qëllim të rrisë kapacitetet në fushën e trajnimit dhe edukimit nëpërmjet krijimit dhe drejtimit të shkollave, qendrave kulturore, laboratorëve të restaurimit, instituteve të trajnimit të vazhdueshëm që synojnë përmirësimin e mjeshtërisë së ndërhyrjeve në objektet e trashëgimisë, rritjen e aftësisë së restauratorëve në Shqipëri për mbrojtjen e trashëgimisë dhe ruajtjen e saj.
Gjithashtu, marrëveshja synon organizimin e projekteve kërkimore shkencore, për përvetësimit të teknikave më të mira që aplikohen sot në botë për restaurimin dhe konservimin e veprave të artit dhe monumenteve të kulturës; projektimin e masterplaneve specifikë të zhvillimit dhe promovimit turistiko-kulturor të territorit ose të zonave specifike me interes artistik dhe kulturor.
Z MINISTRE zgjohu nga gjumi. Ne mbrendesi te monumenteve dhe keshtjellave jane ndertuar objekte te pa ligjshme qe skan te bejne me monumentet.Uzurpatoret e pushteteve e kane kthyer antikitetin ne pronsi te tyre.Ne kalane e qytetit te Peqinit ne mbrendesi te saje te bien ne sy nje ndertes abuzive e cila i ka humbur origjinalitetin keshtjelles 2300 vjeçare.Z Kumbaro dil nga keshtjella e pushtetit qe te shohesh degradimin e antikitetit.
Zj.Mirela kooperativa e restaurimeve Spinelli eshte e nivelit te mesem me pak antare, qe shumicen e punimeve te saj ia ngarkon grupeve te caktuar te restauratoreve qe punojne edhe per te.
Ka ne Itali kooperativa te tjera me te medha, qe kane realizuar punime shume here me te rendesishme dhe nderhyrje me te veshtira se Istituto Spinelli. Gjithsesi nderhyrja ime nuk ka te beje me zgjedhjen tuaj ne kuptimin nese do te ishte ky apo ai grup privat qe do te inkuadrohej dhe do te monopolizonte pastaj gjithe kontratat per restaurime te monumentve shqiptare.
Nderhyrja ime ka te beje me metodologjine e ndjekur nga Ministrija jone e kultures.Me lejoni tu them zj.Ministre se Shiperise nuk i mungojne arkeologet, restauratoret, artistet,dhe kultivuesit te vlerave te arteve ne pergjithesi por i mungon legjislacioni bashkekohor, byrote dhe sopraintendencat ne qytetet kryesore te pasurise kulturore. Drejtoret e muzeumeve, pergjegjesit e atelieve ata pak restauratore e arkitekte qe qarkojne rreth ministrise asnjehere nuk jane mbeshtetur trajnuar ne institucione jashte vendit, por thjesht jane larguar apo afruar sipas interesave te ministrit te rradhes.Kjo ka cuar ne formimin gjysmak te specialisteve tane qe nuk vuajne per metodologjine e realizimit te restaurimit se sa vuajne ne respektimin e legjislacionit per monumentet.Ne kete aspekt eshte thellesisht e gabuar qe je studio apo istitut privat qe vjen ne Shqiperi per te bere para mund te jete i interesuar te krijoje pikerisht kete plejade restaratoresh qe do te krijonin rregulloren qe do te kufizonte nderhyrjet e vete grupit privat qe i pergatiti.
Me ndjeni zj.Ministre po ju nuk kuptoni asgje nga monumentet ndryshe ne situaten ku gjenden monumentet ne Shqiperi do te kishit kerkuar ndihme urgjente ne Ministrite simotra te Italise, Greqise, pse jo edhe te Kroacise dhe Malit te zi per te formuar ne fillim kuadrin e mirefillte ligjor pastaj te kerkoni nderhyrje privatesh per nje monument te caktuar, per grup monumentesh, qyteze antike e me rradhe .Pa nje kuader ligjor shteteror ju i ofroni nje privati qe gjate restarimeve qe ky do kryej ne Shqiperi me parate e taksapaguesve shqiptare do te formoje me kurse me pagese edhe personelin qe pastaj do ti sherbeka ministrise shqiptare. Ministria e Kultures nuk eshte prone juaja nuk eshte institucion privat dhe kjo rruge qe keni nisur eshte konflikt i paster interesi
Formimi i ketyre figurave qe pastaj sipas legjislacionit specifik do te mbronin monumentet do te varet jo nga ministrija shqiptare por nga iistituti Spinelli.
Eshte tjeter gje ti ngarkosh Istitutit Spinelli restaurimin e Pallatit te Brigadave , nje pune edhe kjo me rrisk te jashtezakonshem kur Ju vete dhe askush ne stafin tuaj te ministrise nuk kupton asgje nge kjo lloj nderhyrje, dhe eshte tjeter gje te gjesh nje kooperative private te itali dhe ta caktosh “bari” te gjithe monumenteve tona.Eshte njesoj si ti vesh ujkut melcite ne qafe.
Meqe nuk kemi nje legjislacion te mirefillte per nderhyrjen ne Pallatin e Brigadave Ministrja jone duhet te ngrinte nje grup pune me studiuesit me te rendesishem dhe te mirefillte te fushes.E kam fjalen per sudiuesit e arkitektet me t spikatur qe kane pasur te bejne ne ndertimet italiane ne Shqiperi.Keta te nxirrnin nje kuader ligjor t nderhyrjes dhe te nje grupi te perkohshem mbikqyres, pastaj ju mund tia besonit restaurimin asaj studioje apo istituti te huaj qe do te bente oferten me te vlefshme. Edhe ne kohen e Zogut kur keto ndertesa u nisen dhe shumica u mbaruan shteti shqiptar dhe tekniket e tij ishin shume me dinjtoz si pale ne gjithe kontratat qe jane lidhur me ente te ndryshme per reaizimin e ketyre veprave.Une nuk ju njoh nuk ju kam pare kurre por ju them sinqerisht se nuk e kuptoj pse ju jeni Ministre e Kultures e vendit tim