Isuf Neli
Vëllimi poetik “Stinë rinie…” është një ndër botimet më të veçanta të poetit të njohur Basir Bushkashi. Po ta quaja mallunxarë, do të nënvizoja thjeshtë vendlindjen e tij, po ta quaja matjan, do të shprehja trevën që përfaqëson, po ta quaj verior, më duket se i kufizoj hapësirën poetike. Do të mbetem te një paradigmë tjetër që e meriton përmes veprave të botuara “Mbretërori i poezisë lirike”. Kjo jo për shkak të origjinës së tij matjane, ku renditet pas Budit dhe Dalliut, po për shkak të bashkësisë së shpirtit dhe vargut që mbajnë rinor jo vetëm autorin, por edhe lexuesin e poezinë lirike në të gjitha dimensionet e paraqitjes së saj në këtë botim. Në këtë vështrim, sipas gjykimit tim, e quaj këtë botim një “Faqe e pasaportës poetike shqiptare”. Me këtë dua të them se autori e ka gdhendur emrin e tij si identitet poetik me profil të veçantë në njërën prej faqeve të kësaj PASAPORTE. Filozofia poetike e autorit në këtë vëllim rinor të pjekurisë poetike të Bushkashit, përmblidhet te poezia “Nëpër trup të fjalës”, që mund të ishte zgjedhur për titull, pasi shpirti poetik, në dhjetë vëllimet e tij, është një fjalë shpirtërore, e zgjedhur bukur, e peshuar mirë, e shkruar me ëmbëlsi, nëpërmjet një flladi që përcjellin vargjet te lexuesit për ta parë jetën si dashuri, për të parë njëri-tjetrin me dashamirësi, për të jetuar me fisnikëri dhe për të pritur vdekjen si njeri. Mesazhi i autorit ën këtë vëllim, për të gjithë ata që e njohin poezinë e Basir Bushkashit është i çuditshëm:-Besojini dashurisë, mirësisë dhe vetes, bëni gjëra të mira, që të mos i frikësoheni vdekjes.
Nëpërmjet vargjeve poetikisht të vizatuara, si vesa në një fije bari, nga njëri vëllim poetik te tjetri, ai paraqet te kolegët, kritikët, kritizerët dhe lexuesit, pasaportën e pjekurisë poetike, duke e parë botën njerëzore të ditëve të sotme dhe të nesërme, në arsyen e përditshme të jetës reale, ku vorbulla e përjetimeve nuk deformon asnjëherë shpirtin njerëzor, që, në kohën e sotme është individuale, egoiste, përçmuese për të gjithë ata që kanë përjetime të zvogëluara shpirtërore. Poezia “Sa të vegjël”, brenda strukturës poetike të vëllimit, e fshehur me kujdes në renditje nga autori, ilustron bazamentin filozofik brenda një enigme poetike, që lexuesi mendon se e ka gjetur, por në fakt gabohet. Ustai i poezisë liriko-meditative me shumë thjeshtësi sjell në “menunë” poetike, poezinë “Mbi brirët e një dreri”, si për t’u thënë të gjithëve se cili është profili i vështrimit dhe realizimit poetik të autorit. I analizuar nga ky këndshikim, Bushkashi, zgjedh si simbolikë komunikuese “Hënën”, që ndriçon natën, por nuk djeg si dielli në stinët e fuqisë të tij. Ndryshe nga Lisi vetmitar i “Vërshimeve të gjelbra”, autori, po ta kishte edhe këtë poezi në këtë vëllim, kumton jetën me këmbë në tokë dhe botën e bardhë të shpirtit, si marrëdhënie të përjetshme ndërmjet breznisë së sotme dhe brezat që vijnë, që poeti ka në fokus.
“Stinë rinie…”, sipas meje, tregon se është një prolog për botimet e tjera të shkrimtarit. Poezia “Në ujërat e kohës”, që mund të mendohet dhe si histori e mbijetesës së tij në diktaturë, dhe si rrugëtim poetik kryeneç, si vlerë dhe pasaportë poetike, vendos simbolikisht përballë, edhe pse në brendësi të filozofisë së vështrimit të kohës, fjalëkryqin poetik, notarin e hamallin. Në këtë paralele filozofike, studimi i vargjeve, studimi i vargjeve, e thekson qasjen e autorit, si aristokrat i vargut të lëmuar, që edhe kur recitohet para të tjerëve, e ndjen nevojën për ta lexuar përsëri poezinë pakvargëshe, si dëshmi të rinisë dhe pjekurisë së vargjeve dhe të moshës poetike të autorit. E theksoj këtë, sepse Bushkashi ka si pasaportë veprat, dhe jo datën e vitin e lindjes. Vështruar kështu, Basiri vitin tjetër, pra në vitin 2016, feston 30-vjetorin e botimit të librit të parë si poet. Por kjo nuk është mosha zyrtare poetike e poetit, pasi një botim, të shkruar pas përfundimit të studimeve universitaree, është refuzuar të botohej në diktaturë. Mosha poetike e Bushkashit do të ishte të paktën dhe pesë vite më shumë, po të ishte botuar libri i parë poetik, në vitin kur ai e kishte miratuar në shtëpinë botuese. Pedagogu im i viteve studentore, Hasan Lekaj, recesenti i atij vëllimi poetik, një mik dhe studiues i mirë i poezisë dhe shkrimtarëve, më shprehu keqardhjen, se i kishin rrëmbyer nga duart një vëllim poetik që dallohej nga pasuria poetike e botuar në ato vite, për shkak të veçantisë së vargjeve. Shpirtin rebel të Bushkashit, brenda misionit të poetit të ardhshëm, lakejtë e sistemit e kishin vështruar si konkurrencë poetike që duhej penguar… Keqardhja njerëzore e këtij poeti nuk kishte mjaftuar te vargjet. Një traktat dhimbjeje, ndoshta ndër të vetmit në regjimin komunist të atyre viteve, ku Bushkashi paralajmëronte drama njerëzore, ndëshkuan autorin, duke i hequr edhe kënaqësinë e punës si mësues letërsie. Më duhet të them me kënaqësi se autori nuk i ka llogaritur këta vite të munguara poetikisht, por të jetuara dhembsurisht.
Në vëllimin “Stinë rinie…”, autori, me poezinë “A thua?”, mungesën e bastunit të babait të tij, në mënyrë metaforike e përdor si relacion marrëdhëniesh njerëzore, të lidhjes së brezave, të përcjelljeve shpirtërore të fisnikërisë së tyre, duke i thënë lexuesit se pasardhësia e brezave është brenda shpirtit si frymë njerëzore për të gjithë ata që jetën e kanë si vlerë për të respektuar të tjerët. Ndërsa te “Ky mëngjes i zymtë”, raporti i poetit me paranë nuk duhet të kishte vargun “Bosh si njeri”, por “Pa lekë si njeri”, pasi, siç kuptohet ën këtë vëllim, paraja dhe poeti nuk janë asnjëherë në të njejtën bankë. Bushkashi “bosh si njeri” dhe “plot si poet” e shkruan si një tërheqje vëmendjeje për lexuesin, për raportet e ngatërruara të kohës, që ngatërrojnë aristokratët e medjes dhe të dhimbjes njerëzore në këtë shekull, me botën e parasë që nuk vjen nga djersa, lodhja, vizioni dhe përpjekja e përditshme. Krenarinë e njerëzve bosh nga mendja dhe shpirti, por me shumë para, autori e ka lëvruar në të gjitha vëllimet e mëparshme të tij.
Në “Stinë rinie…” autori tregon një shqisë poetike, e perfeksionuar nga njëri botim te tjetri, atë të dashurisë njerëzore, të harmonisë që përcjell bukuria fizike në një shpirt human. Numri i poezive em këtë temë, nëpërmjet vargjeve të shkruara mjeshtërisht, përbën dhe boshtin e vëllimit. Parfumi dhe shpirti njerëzor, si përjetim artistik, është gdhendje në skulpturën poetike të vargjeve brenda përjetimeve njerëzore të mahnitjes, të ankthit, të habisë, të vlerësimit dhe ndjeshmërisë artistike. Kur e lexon për së dyti apo së treti poezinë bushkashiane, kur e njeh mirë autorin, ndan dashurinë platonike që Basiri në letërsinë shqiptare, me kumtimet e tij në vargje i ngjan herë-herë Bernsit, Pushkinit, Lasgushit, Agollit, Spahiut, Zogajt me substancën poetike që derdh në poezi. Më duket se ka vend për këtë vëllim edhe citimi i Fishtës “Fjala ka aq fuqi në vedvedi, sa mos me e ndalu as gjatsija e kohës, as gjansija e hapsinës…”. I ndjeri A.F., që bëri parathënien e “Antologjisë poetike matjane”, autori i projektit të “Antologjisë Poetike Ballkanike”, më pat këshilluar, se, që të jetojë poema shqiptare, Basir Bushkashi mund ta jetëzojë atë. Duke e lexuar këtë vëllim, më duket se është plotësuar dhe një profeci e tij. Vëllimi “Stinë rinie…” është një poemë për veçantësinë poetike që sjell te lexuesi. Në filozofinë e sotme poetike ajo risjell komponentin e të jetuarit me dashuri, me respekt dhe me mirënjohje për mirësitë, prapsitë dhe peripecitë jetësore… Dhe këtë e thotë poezia “Vetëm ca gjëra që i thonë të tëra…”.
turk autori,turk edhe ti,kshq vari kkkkkkkkkkk……….pune turqish!
S,paske ndryshuar miku im . Vetem floket e bardhe te paskan bere shume burre dhe teper fisnik .Shpirtin e mrekullueshem skalitur ne sy paske ruajtur me mencuri dhe duart e tua nuk kane te krahasuar me flori . Mijra vargje te hedhura ne leter dhe shume falenderime nga une dhe nga ndonje tjeter .
Te uroj gjithe te mirat ne jete ,mos e ndal poezine tende te mrekullueshme packa se nuk te njohin ashtu sic duhet dhe ashtu sic je ne fjale ,varg dhe shpirt .
Na ndero vlla Basir me vargun tend ,shperthe me fort dhe gezohu shume ,se dhe ne qe jemi larg gezohemi me vargun e bukur dhe poezine tende .
Perqafime te perzemerta Dylejman Mila . New York SHBA
Basir Bushkashi poeti matjan ,poeti i kohes….per poetin flet poezia e tij…agolli i matit do ta quaja pa frike ,per shpirin e tij te madh e bujar…vargu i tij ka stine rinie ,stine dashurie per njerezit,vendin e tij,Atdheu fillon tek vetja jote,thote nje poet(Arapi),atdheu fillon tek vendi yt ,tek toka jote…Peshendetje BASIR ..vargu yt i bukur me shoqeron…kudo…qe jam larg vendit tim Matit… Peqafime nga Florida Gezim Buna.
Eshte poeti me i madh lirik i letersise shqipe ende gjalle. Kur i lexova nje poezi te Basirit te perkthyer ne Frengjisht, para nje tre vitesh, ne nje fesgtival perkthimi ne Paris, te pranishmit mbeten te habitur. Nje kritik i njohur me tha: Kur d§gjoj k§to vargje lirike me duket sikur d§gjoj Muziken e Mozartit.