Kumbaro inspekton restaurimet e disa shtëpive karakteristike në Gjirokastër

5 Qershor 2015, 19:06Kulturë TEMA

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në turin e inspektimit të monumenteve të kulturës, ka ndjekur nga afër restaurimet në disa shtëpi karakteristike të Gjirokastrës, të cilësuara shtëpi monumentale të kulturës.

Fondacion Trashëgimia Kulturore Pa Kufij (Cultural Heritage Without Borders CHwB) që punon në Gjirokastër me gjirokastritë dhe studentë ka zhvilluar një kamp restaurimi për të disatën herë në qytet. Këtë vit ata po kryejnë ndërhyrje specifike në 6 shtëpi monumente të kulturës .

Ministrja Kumbaro vizitoi shtëpinë e familjes Kore gjatë këtij kampi restaurimi ku morën pjesë studentë, të rinj dhe profesionistë nga Evropa dhe Shqipëria (përfshirë studentë të arkitekturës në Universitetin Luarasi dhe studentët nga dega e masterit për menaxhimin e trashëgimisë kulturore, në Fakultetin Filologjik dhe Historik, Universiteti i Tiranës).

Restaurimi ndërhyri për rinovimin e fasadës dhe çatisë.

Kampet Rajonale të Restaurimit, të vlerësuara me çmime prestigjioze nga Bashkimi Europian, u rikthyen në qytetin e çative të përhimta për edicionin e njëzetenjë, në datat 9-20 maj, 2015. 25 studentë dhe profesionistë të rinj nga Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor u bashkuan në qytetin e gurtë për dy javë trajnim dhe punë intensive mbi konservimin dhe menaxhimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore.

Paralelisht me këtë grup, një tjetër grup prej 17 profesionistesh ishin pjesë e kampit e Rogljevo-së (Serbi).

Kampet Rajonale të Restaurimit, të organizuar nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij-Shqipëri (CHwB Albania) ofrojnë leksione dhe mundësi praktike mbi mënyrat e restaurimit dhe konservimit, duke përdorur materiale dhe teknika tradicionale.

Në Gjirokastër, pjesëmarrësit u ndanë në katër grupe, ku secili, nën drejtimin e kryemjeshtrave, u fokusua në punë të ndryshme restauruese: zdrukthëtari, muratori, suvatim dhe rilevim.

2 komente në “Kumbaro inspekton restaurimet e disa shtëpive karakteristike në Gjirokastër”

  1. bled permetari says:

    bravo ministrja e rilindjes. po kjo shoqate u akuzua me fakte se ishte nje prej abuzueseve me te medha me fondet ne shtepite gjirokastrite gjate opozites. tani o opozita genjete ose mirela i paska bere shoqe keta qe dikur i akuzonin per hajdute. si i behet?

  2. Alma says:

    Aman o Ministre e Kultures qe je jo vetem pa kulture por dhe pa edukate mos na e hap arkun me keto lajme se na vjen per te vjelle !
    Si s’te vjen turp qe ngele duke bere poza ne gjera krejt pa vlee dhe te dores se dyte. Zhurme mediatike dhe te gjitha lene ne mes . Shume “fillime” dhe asgje s’ke cuar deri ne fund ! S’ke asnje reforme ne kulture deri tani, arte, letersi te jene kombetare e me peshe !
    Je kokrra e idiotes bashke me gjithe stafin tend “velinash” qe ti numerojne bemat e tua para e prapa !
    Je personi me kot ne ate post e vene ne kryye nga nje person edhe me kot !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje