Rama dhe Thaçi, “shuplakë” familjes së Isa Boletinit

11 Qershor 2015, 11:52Rajoni TEMA

Ndonëse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ishin takuar javë më parë në Tiranë, për të marrë vendim të përbashkët lidhur me rivarrimin e eshtrave të Heroit Kombëtar Isa Boletini në Vlorë, ky plan i tyre nuk u realizua.

Rama kishte konfirmuar se eshtrat e Isa Boletinit do të prehen në Vlorë, pasi në këtë mënyrë ai do t’i bashkohej vëllait dhe bashkëluftëtarit të tij Ismail Qemalit, të cilët njihen si dy baballarë të Kombit shqiptar.

Por injorimi i të parit të qeverisë shqiptare Edi Rama si dhe kryediplomatit nga Kosova, Hashim Thaçi, është bërë pikërisht dje me mosprezencën e tyre në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit.

Zyrtarë të Qeverisë së Shqipërisë, të kontaktuar nga “Zëri”, por të cilët nuk deshën t’u përmendet emri (emër i njohur për redaksinë) thanë se kryeministri Rama ishe i zënë me fushatën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 21 qershor.

“Siç e keni vene re, kryeministri Rama është duke ndjekur agjendën e fushatës zgjedhore. Ai ka qenë në Has për të mbështetur kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Adem Lalën”, ka thënë kjo zyrtare.

Nga ana tjetër, “Zëri” mëson se arsyeja e Thaçit për të mos marrë pjesë dje në ceremoninë e Boletinit ishte agjenda e ‘ngjeshur’.

“Ministri Thaçi ka qenë rrugës duke u kthyer nga Parisi”, ka thënë një burim brenda MPJ-së.

I indinjuar me mosprezencën e shumë figurave të larta shtetërore ishte edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ai në një prononcim për “Zërin”, ka deklaruar se ftesat për të marrë pjesë i kanë pas gjithë figurat kryesore politike në trojet shqiptare.

“Ne, Këshilli Organizativ, i cili kemi qenë në nivel qendror, kemi marrë vendim që çdo kryetar dhe kryeministër, i cili ka qenë deri më tani si në Shqipëri dhe Kosovë, t’u bëhet ftesa zyrtare dhe ato u janë bërë gjithëve, pse nuk kanë ardhë, nuk kam njohuri. Por e vërteta është se të gjithë i kanë pas ftesat, të gjitha organet shtetërore për të qenë të pranishëm në tubimin e ceremonisë të rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit.

Ajo çfarë është më e keqja është se, nuk është lejuar që eshtrat e Boletinit të bëhet me nisjen nga Vlora-Tiranë dhe Prizren, por që pjesa e Shqipërisë nuk ka dashur ta bëjë një gjë të tillë. Pasi është shkaktuar ky problemi që eshtrat e heroit të kthehen në Vlorë, aty është bërë problemi dhe nuk ka dash të merret me Isën qeveria e Edi Ramës”, ka thënë ai.

Bahtiri nuk ka lënë pa fajësuar edhe presidenten, Atifete Jajaga, e cila po ashtu nuk ishte pjesë e ceremonisë së varrimit.

“Jo vetëm Rama, por edhe presidentja e Republikës ka gabuar që nuk ka marrë pjesë. Ne e kemi bërë një punë jashtëzakonisht të mirë pasi qe 100 vjet nuk është bërë kjo”, ka thënë në fund ai.

46 komente në “Rama dhe Thaçi, “shuplakë” familjes së Isa Boletinit”

  1. Patrillo says:

    Si perfundim, ku u rivarros baca Is?

    1. TJ says:

      Ne ceremonine e rivarimit ishte dhe Princ Leka dyte?! A e dine kosovaret, qe bene rivarimin ,se Leka i dyte eshte nipi i Zogut dhe Daja i tij ,Esat Toptani ,eshte vrasesi i Isa Boletinit te madh?!

      1. Illyrian says:

        A e di ti qe Esat Toptani u vra pikerisht nga Zogu (I cili dergoi Avni Rustemin)… etj etj…

        1. bato says:

          ou, e bere historine corap. ku e ke degjuar ti qe Avniu e vrau me porosi te Zogut?

          1. Illyrian says:

            Esat Toptani eshte vrare më 13 Qershor 1920…. Ahmet Zogu ka qene minister. i brendshem ne ate kohe. nese do te porositej nje atentat te atij niveli, Ahmet Zogu do te ishte nje nga vendim marresit.
            Esat Toptanin, ne ate kohe, e ka pasur rival/kundershtar/armik.

            1. Bora says:

              Por e kishte nip mo trap, pse se thua kete ? ahmet zomuti ishte nipi i esat mutit.

            2. albaniafirst says:

              Illyrian, Avni Rustemi ka qene nje nga kundershtaret me te flakte te Zogut deri ne fund te jetes se tij. Avniu u vra nga Zogu dhe keto jane fakte te njohura historike. Familja ime ka fakte per keto ngjarje, pasi kishin lidhje miqesie me Avniun. Mos kalo me hipoteza se ngaterron te tjeret qe i marrin per te verteta.

  2. genci says:

    Isa Boletini kishte vetem nje vend per tu varrosur, vetem ne Vlore! Ai eshte hero i kombit dhe vendin e ka prane Ismail Qemalit! Po kush i la mend dhe ti gjejne Boletinsit! Me vjen keq per pasardhesit e tij injorant!

    1. sit... back..and relaks → says:

      qenke tamam genc

  3. ILIRET says:

    Po or zotni Agim Bahtiri. Edhe e bote Bashen Qytetar nderi te Mitrovices. Nga viti 2000 deri ne vitin 2005 Lulzim Basha dhe Argita Berisha, kane punuar ne kosove ku dhe u ban milionera, tuj zbulu krimet qe bani UCK-ja ndaj popullit serb dhe pregaditi dosjet per ta. Po keshtu Lulzim Basha ka dhane informacion edhe per shtpine ne Mat ku thuhej se UCK, bante trafik organesh njerezore.
    Ja ky Basha qe ti mor patriot i rrejshem e ban qytetar nderi, me meriten se spiunoi ushtaret e UCK-se.
    Po kshu jeni ju te LDK, se bashku me Is Mustafen, spiuna te shkies, vazhdues te Lidhjes Komuniste te Kosoves.

    1. esen says:

      E ku me mire se ne Mitrovice do te ishte simbol Luli si qytetar nderi. Bashkepunetor i serbve (brenda dhe jashte Shqiperise), Luli u ka sherbyer me devoteshmeri serbve dhe ndaj e kemi Mitrovicen aty ku e kemi simbol i ndarjes dhe poshterimit te institucioneve te Kosoves. Luli eshte dhe duhet te jete qytetar nderi (per armiqte e Kosoves). Por keni harruar bacen Sali, qe eshte qytatar nderi i Serbise. Askush me shume se Saliu dhe Luli nuk u kane sherbyer interesave serbe! Veprat e tyre e turperojne edhe Esat Pashen, qe vrau Isen dhe shiti Shkodren!

  4. komunalja says:

    Them se janë sjellë keshtu per të mos tensionuar serbët e veriut te Mitrovicës. Thjesht real-politikë. Do vijnë ditet kur ne të gjithë të shkojmë tek varri i Boletinit!

    1. sit... back..and relaks → says:

      mund te shkosh qe sot, nuk te ndalon njeri. qeveritaret serbe shkojne ne kosove per diten e vidovdanit sa here ju do bytha e leshojne nga goja ca tju thote truri

  5. genti says:

    ca lidhje ka shuplaka ketu.keto jane kane fute vetes dhe kombit me mospjesmarrjen.tipike inot shqiptari

  6. emigranti says:

    kujt i plasi. naaaaaaaaaaaaaa lodhet . boll . mos votoni me kta ndyrsyrat qe merren me historine e turqve kosovare. patriot te tille ne shqiperi kemi me shumice. kush paguet nga turqia eshte patriti me i mire, fillohe nga ckriminelet e skafeve vdekje prurese camoket idrizi qe ka ne foto nje flamur te maaaaaadh aq sa shiptare ka hedhur ne otranto , te gjithe politikanet me shekuj .larg nga kanseri turko- kosovare.

  7. razo says:

    O maloket e Kosoves nuk mund te vij kryeministri i shqiperise ne nje varrim privat!! Ju e kthyt ne nje varrim privat se bashku me familjaret dhe prete ne bese kryeministrin e shqiperise sepse doni te kenaqni egon tuaj primitive.

    Isa Boletini nuk i perket vetem fshatit tuaj por gjithe kombit shqiptare dhe vendin e kishte ne Vlore prane heshtrave te Ismail Qemalit sepse te dy luftuan per flamurin e ngritur ne Vlore. Ai nuk vdiq per katundin tuaj anadollak por per gjithe kombin.

    1. sit... back..and relaks → says:

      pse mos varrosej ismail qemali ne boletin por boletini ne vlore? ca loqesh qe jeni. isa boletini duhej te varrosej dhe beri shume mire qe u varros ne boletin, ne mitrovice qe te dihet se mitrovica ka qene eshte e do jete e shqiptareve patriote. vloren nuk ta rrezikon kush por mitrovica rrezikohet te ndahet e varrosja e isa boletinit ne mitrovice eshte nje gur i rende atje. po ku merr vesh dhia ca eshte tagjia. po tha rama vlore gjithe krenaristet rilindiste vlore do thone po tha rama ta varrosim ne dajt ne dajt do thone te gjithe krenaristo-rilindistet.

      1. razo says:

        Po ca thua o kokrra e legenit cfare lidhje ka Rama me kete? Po pastaj se tha ta varrosim ne Vlore ne krahe te Ismail Qemalit? Po eshte hero kombetare o legen jo barajraktari i fiseve te egra maloke qe ra per qypin me florinj..

        Ne cilin vende te botes heronjte kombetare varrosen ne katundin e tyre anadollak? Askund, por vendosen ne vende te caktuara krahas heronjve te tjere to kombit ku ju behen nderime zyrtare dhe kombetare. Ku do behen ceremonite shteterore dhe nderimet zyrtare nga te huajt tek shpia ku e varrosen maloket ne Buletine apo tek varrezat e deshmoreve?

        Po na tregon dhine dhe tagjine injorant i pashprese.

  8. A says:

    Duhej patjeter ne Vlore. Keshtu do te kishim nje akt qe do i sherbente shume historise shqiptare. Kjo qe u be deshmon injorancen qe na ka lene e po na le prapa botes. I ngjan historise se eshtrave te kolonelit te ” Gjeneralit te ushtrise se vdekur” Ne mendjen time ushperdorua ne menyren me antishqiptare nje mundesi e shkelqyer per nje simbolike te jashtezakoneshme gati te pamateshme ne vlere per historine e Shqiperise

  9. Bureto says:

    Provinciale asgje me shume. Ne Vlore apo ne Boletin, nuk isht ky problemi dhe nuk e di pse u krijua mosdakordesi. Se ku ndodhet varri, nuk eshte problemi. Isa Boletini eshte nderuar dhe do te nderohet pavaresisht varrit. Ai eshte nderuar edhe kur nuk i dihej ai, sepse herojte nuk nderohen nga dhe nepermjet varrit, por nga vepra. Isa Boletini ka permendore ne Shkoder, do te kete edhe ne Vlore,,mesa di e ka nje edhe ne Mitrovice dhe me dhjetra emra rrugesh, sheshesh dhe shkollash. Ato jane shume e me shume se nje varr. Prandaj them se ata qe i banalizojne gjerat dhe per me teper nuk merren vesh edhe per gjera kaq te thjeshta per t’u vendosur, sigurisht qe jane provinciale. Treguam edhe nje here se nuk jemi unike edhe per gjera qe nuk kane ‘kosto’ politike sic rendom ndodh me politikanet shqiptare ketu, ne Kosove, Maqedoni dhe M.Zi

  10. Drenicak says:

    Poshtrimin qe ja ben dje Isa Boletinit as serbet ma keq nuk kishin dit.
    Isa dje u varros ne nje vend qe kush num ka munddi me i vizitu e vran per se dyti.
    Isa Boletini nuk eshte hero i fshatit Boletin por i Kombit dhe eshte dashte te vorroset ne Vlor.
    Agim Babtiri eshte coban lopesh ndersa Nishani nje idiot qe i manipuloi familjret e Isaes per inati te Edi Rames.
    Dje Isa u vorros si nje gabel…..

    1. roberto says:

      Ne te gjithe boten HERONJTE KOMBETARE varrosen ne PIEDESTALIN ME TE MADSH qe ka nje komb e jo ne ferrat e fshatit te tij!
      Ne se familjaret e tij nuk pranojne se ISA BOLETINI LUFTOI PER KOMBIN SHQIPTAR,por vetem per fshatin e tij,eshte tjeter pune!
      Atehere te mos kerkojne qe ate ta nderoje e respektoje nje komb i tere ,por vetem familjaret e tij!!!
      TURPI JU MBULOFTE o MESJETARE!!!

      1. sit... back..and relaks → says:

        do ja kuptoni me vone vleren dhe rendesine e varrosjes ne boletin te Ises. varri i tij duhet te kthehet ne vend pelegrinazhi te pervitshem nga shqiptaret kudo qe jane. vetme keshtu do kuptohet se e kujt ka qene dhe eshte mitrovica.

        1. ....... says:

          Shum dakord me ty, ne cdo koment.

  11. gjini says:

    Rama me dy deklaratat e bame nji per Maqedonine,rastin e Kumanoves dhe e dyta per Isa Buletinin tregoi se nuk e njeh politiken dhe historine dhe se ne stafin e Tij ka persona qe udhehiqen nga pasioni dhe jo nga arsyeja.Kjo asht e keqja jone e madhe si komb se se pari na udheheq pasioni dhe mbas nesh vjen arsyeja,gja qe duhet te ndodhe e kunderta.Ne deklaratat nacionaliste na jemi shume pasionante tue u ba keshtu edhe shume qesharake dhe te pabesueshem.

  12. Scandal says:

    Nuk e ka meritu ma mire Isa Bolja nje matrapaz i kohes se vet analfabet qe bente aleanca me Mbretin e Cerrno Gorve tipik Mitrovicali shiqoni qytetin e Mitrovices i ndare fal Matrapazve te tipit Bole….ni

  13. Vlashi says:

    Po Basha pse pikerisht kete dite u be qytetar nderi i Mitrovices !? Di gje Sala ?

  14. arben says:

    Per mendimin tim modest heronjte nuk i perkasin vetem familjes apo krahines nga ku ata kane ardhur por i perkasin gjithe kombit dhe vendi i tyre pas vdekjes eshte ne altarin e heronjve te kombit.Eshte per te ardhur keq qe ne te tilla raste te mbisundoje interesi meskin personal apo krahinor.Do ishte ne nder te te gjithe kombit qe altari i ketij heroi te ishte ne kryeqytetin e te gjithe shqiptareve te botes qe eshte per fatin e saj te madh Vlora.Mos kujtoni se jam vlonjat por respekti per ate qe para 103 viteve ndodhi ne kete qytet besoj se per te gjithe ne duhet te jete i perjetshem.Aty u hodhen themelet e ekzistences se shtetit shqiptar,aty u ruajt nga zhdukja kombi shqiptar dhe u ruajt vazhdimesia e ekzistences se ketij kombi te lashte packa se jo ne te gjitha trevat e tij etnike.Do ishte simbolika me e mire qe se bashku me altarin e babajt te kombit Ismai Qemalin me prejardhje nga krahinat jugore te Shqiperise te ishte dhe altari i bashkeluftetarit te tij nga krahinat veriore te Shqiperise qe tregon se shqiptaret kudo qe jane si brenda kufijve aktuale ashtu dhe jashte tyre kane luftuar dhe dhane jeten per te gjithe trevat e Shqiperise etnike.Kjo do te ishte dhe prova me e mire per kedo se teorite e shovinisteve fqinje per Shqiperi te Madhe u sherbejne atyre per te luftuar kombin tone dhe nuk jane ndergjegjia kombetare e shqiptareve pasi ne e dime se ka vetem nje Shqiperi packa se sot eshte e coptuar nga interesat e Fuqive te Medha ne vitin e mbrapshte te 1913.

    1. sit... back..and relaks → says:

      sipas llogjikes tende ath te gjithe firmetaret dhe delegatet qe erdhen ne vlore nga e gjithe shqiperia duhet te varrosen patjeter ne vlore, keshtu i bie apo jo? pse mendoni me bythe e jo me koke

  15. Bake45 says:

    Nuk ka rendesi se ku do te varrosej.

    Isa nderohet se eshte Ise!

    Hero te kombit te ben ajo qe ke bere per kombin dhe gjaku qe ke derdhur, jo nje vendim qeverie.

    Kush nderon heroin e kombit nderon vetveten. Kush nuk e resperkton dhe e nderon, turperon dhe tregon veten! Turp!

  16. ylli polar says:

    INJORANCA SHQIPTARE QE NA KA LENE MBRAPA BOTES GJITHMONE. KJO TREGON SE CFARE IDIOTESH NA UDHEHEQIN DHE SA TE RREZIKSHEM JANE KETA INJORANT ANADOLLAK PER MBIJETESEN E KOMBIT SHQIPTAR NE KETO KOHE TE TRUBULLTA.THACI DHE RAMA TREGUAN SE SA TE PANDJESHEM JANE NDAJ CESHTJES KOMBTARE DHE KUJTOHEN PER TE VETEM PER TE PERFITUAR POLITIKISHTE . TE TILLE POLITIKAN QE VETEM LUAJN ME NDJENJAT E SHQIPTAREVE BESOJE SE U KA ARDHE FUNDI ME SOT A NESER SHQIPTARET DO TI INJOROJNE NE INJORANCEN DHE LIGESINE E TYRE NJEREZORE DHE POLITIKE. ISA BOLETINI EDHE PAS 100 VJETEVE U TREGOI SHQIPTAREVE TE DIJNE TE DALLOJNE UDHEHEQESIT E VERTET TE TYRE DHE TE MOS BEHEN PRE E ANADOLLAKEVE DHE IDEOLLOGJIZMAVE SLLAVO-GREKE .DIKU LEXOVA SE NE NJE MANIFESTIM TE MADHE NE 1999 NE SELANIK KUNDER BOMBARDIMEVE TE NATOS MBI SERBINE QE DHE NJE DELEGACION I KOMUNISTAVE SHQIPTAR .SOT NJE NGA ATA KOMENTUES ME LART QE KUNDER PJESMARRJES SE PRINCIT LEKA NE CEREMONIN MADHESHTORE PER BAC ISEN .KETA GJOJA IDEOLLOG QE PER MUA JANE SPIUN TE SERBO GREKEVE BESOJE SE NA KA LENE SHUME TRASHEGIM DULLE BABA DHE NUK NA KA LENE FARE NACIONALISTE QE NE RADHE TE PARE TE SHOHIN SHQIPERINE DHE JO IDEOLLOGJITE IDIOTE. MJAFTE U SHKATERRUA KOMBI SHQIPTAR NGA IDIOTIZMAT KOMUNISTE .

  17. Pa dyshim qe keni bere pune te mire, por puna Tuaj eshte e diferencuar: ne kohe; ne figura, ne fe; ne ndihmese; krahina; pas vitit 1991; etj., etj., nderkohe qe Shqiperia eshte zmadhuar me Kosoven, dhe te gjithe ne, e ne te gjitha koherat pas 1912, kemi ndihmesuar per sa jetuam dje, dhe jetojme sot.Mendja e madhe e zez te zot – thote populli. Une them: mendja e madhe eshte ajo qe mban te hapur rrugen e shqiptarise ne dite te mira e te veshtira. Ne vdesim, shqiptaria jo, kurre.

  18. Alion says:

    TURP PER ATE KRYETARIN E KOMUNES SE MITROVICES PER TITULLIN QYQAR I MITROVICES LULZIM BASHES . .

  19. sit... back..and relaks → says:

    nje dite do shkoj ne mitrovice ti vej nje tufe me lule tek varri. kaq gje ja kemi borxh te gjithe. rama me thacin le te fluturojne me prasin internacionalist bashke kapur dore per dore. Figura si Isa Boletini, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi etj bashkekohes e bashkeluftetare te tyre e kane vendin ne panteonin e ajkes se patrioteve dhe rilindasve shqiptare. nje popull pa histori vdes. ne e kemi lare historine tone ne cdo cep te saj me gjak dhe me ngjarje dhe tani salin ca funderrina qe me nje te rene te lapsit duan ti zhbejne. po historia kujton shqiponjat e jo zhabat.

  20. ....... says:

    po Luigj Gurakuqi, Hasan prishtina, firmetaret e tjere ku i kane eshtrat? mos me thoni ne Vlore?!

  21. fieraku nga ferrasi says:

    Odrenicuk MOS ki marak se edhe kta politikane QR ti ido fort
    Si gabel e kaluar gabelevedo varrosen.

  22. petrit zela says:

    Me se fundi,agjentura e UDB-es ja arriti qellimit duke mos I lejuan te bejn gjumin e perjetshem,prane njeri tjetrit dy gjigandet e heroizmit tone kombetar.Sic jane [Ismail Qemali dhe Isa Buletini] E dija se shqiptaret ne pergjithesi,nuk kane bindje te njejta,per problemet super madhore sic ishte rasti me konkret,rivarrimi I heroit tone kombetar Isa Buletinit..Turp per politikanet tane mbare shqiptar,ku me veprimet e tyre te papergjegjshem, dhe te vdekur nuk po I lene te qete Herojt tane Kombetare..

  23. rama-thaqi si 220 mi persona e shqiperi,dhe 200 persona ne kosove kane identitete te kontestushme.sa multi-etni te tilla jane te ne

    .Vlora eshte vende historik shqiptar ,e dojm me mish dhe shpirte,por isa boletini patjeter duhej ta varroset ne boletinin historik.si thoni ju ta braktisum boletinin dhe gadishullin ilirik mitrovicen,shalen ,dhe ti grumbullojm te gjithe herojte vetem ne vlore.

    .jo ore qunat e vegjel,se bash serbia po done ta lene kosoven pa fare histori e heroj.

    .pra ska shqiptar qe done vloren,por edhe shkodren,krujen lezhen e gjithe shqiperin ma shume se une,por boletini nuk guxon te braktiset,se eshte fshat etnik shqiptar ,ku i bashkangjitet fshatrave te shales se bajgores shqiptare,a kurgju sdo thote qe ben pjes ne komune te zviçanit me shumice serbe,se jo vetem zvicani te gjithe serbe te ardhur nga serbia kure debojshin shqiptaret per ne turqi nga 1928 e dei 1946-50 ta,por fshatra shqiptare kane qene deri ne funde te provences se novi pazarit.

  24. mondi says:

    PO nuk do vin mbas avazit tent gjith personalitetet e politikes o kryetari bashkish se kur e mer persiper ti besh gjerat si te do ty bytha veç bythes tende nuk vjen njeri tjeter te bieri ne kembet e tua, deshet ta varrosnit si klandestin ne katunin e vet ja ku e varroset po mos kerko qe gjith bota te vi mas ises tende se je fundi kavallit ne kte komb ti zoti kryetar i bashkis,u be bishti me i rend se sqepari ktu tek ne.

  25. nji uj selite te lutem says:

    Jan familjaret qe i futen shuplak kombit duke ber si mas deshires vet, EDI RAMA dhe ASHIM THAçI deshen ta vinin ne piedestal ISA BOLETININ po te len te tjeret ti besh rrespekt dhe duan te marin gjith kombin xvarr me tekat e tyre pastaj, familjaret dhe kryetari mitrovices,ashtu siç deshet vet e varroset mbyllni gojen tani.

  26. freedom says:

    Me vjen shume keq qe ky varrim u be me polemika dhe me inate politike. Isa nuk e meritonte kete. Sa per vendvarrimin e heroit tone mendoj se te dy variantet kan arsye historike. Do ishte mire qe kjo te gjykohej me qetesi mes akademikeve dhe historianeve mbareshqiptare dhe ata do te kishin marre vendimin e duhur per kete. Sidoqofte dje aty dubet te ishin te gjithe prezent, dje ishte dita e HEROIT. Dje nderohej vetem Isa jo Lulzim Basha. Kjo e kompromentoi akoma me shume organizatorin e ceremonise.

  27. genci says:

    po ja ishte uloku- lolo!

  28. LABI says:

    Isa duhet te varosej ne Vlore per shume arsye qe jane per menduar me LARTE dhe nuk dua ti perseris.
    Sa per pjesmarjene dyshes RAMA-THACI???? Kjo eshte e thjeshte dhe me vend vendimi qe moren!!!
    Pse????? Familja Boletini ta mbaje kete fytyre qe ja mori Ises. Qeveria nuk mund te vihet ne tutelen dhe tekat e familjareve medioker. Ne se Isa eshte hero kombetare!!!!! Kete pikerishte vleresuan qeverite RAMA-THACI, kur bene planifikimin e varimit…..ndoshta FAMILJA u ndimuar nga mendimi I Sali Berishes, I shprehur me gojen e president Gomar Nishanit….. Dhe keshtu u be. Kuptoni o Kosovare, asebia ja u ka fut gjithmone, po ja u futi edhe kete rradhe.

    ISA U VAROS SI NJE QYTETARE I THJESHTE DHE QEVERITE NUK MUND TE MARIN PJESE NE TE GJITHA VARIMET E QYTETAREVE…….PER ME TEPER NE VARIM KISHIT EDHE VRASESIN E HEROIT KOMBETAR!!!!
    A MUND TE ULEN NE NJE TAVOLINE VRASESI ME VIKTIMEN? A MUND TE VAROSET NJE HERO KOMBETAT NE FERAT E FSHATIT KU KA LERE? KUPTONI CA I KENI BER VETES O TE MJERE DHE MBYLLNI GOJEN SE E KENI DHJERE ISEN E KOMBIT SHQIPTARE.

    TANI MBASE FAMILJA ZOGU DO KERKOJE TE SHPALLE ZOGUN HERO E TA VAROSE NE VLORE????

  29. Emi says:

    Mire bene qe nuk shkuan degjuan budalleqet e Nishanit se ku duhej te varosej Isa normalisht mendimi se duhej te varosej ne Vlore ishte i drejte gjithe lufta e tij ka qene ajo per nje Shqiperi te mos varme dhe kjo u konkretizua atje Ai nuk i perkiste me familjes se tij por gjithe kombit.

  30. LABI says:

    Heronjte e kombit
    Ne Vlore duhet te vene
    Atje e kane nderin
    Atje e kane folene
    Atje ku Isa e Qemali
    Shpalosen lirine
    Atje ku firmetaret
    Shpallen Mevetesine!
    Atje nga ku Shqipja
    U ngrite ne Fluturim!

  31. gk says:

    Mirenjohje per JU” sit back…..and rekaks ” dhe dhe JU “freedom” dhe JU”analisti Zvicer ” eshte ne pa aftesine ,kokengjeshjen,mendjemadhesine,arrogancen,qe cdo gje na e dine dhe vendosin vetem te pa gabuarit politikanet Shqiptare.Atje ne varrim duhet te ishin qofte per diplomaci te gjithe perfaqesuesit e shtetit dhe qeverise se Shqiperise dhe te te gjithe trojeve Shqiptare duke mos lene shije te shemtura prej rrugacesh me lloj lloj justifikimesh se ishin atje dhe ishin ketu.I perjetshem nderimi per figuren legjendare te kombit SHQIPTAR “ISA BOLETINI”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje