Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, në takim sot me ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, Laslos Markusz, theksoi se tashmë është në rënie e sipër numri i qytetarëve të Republikës së Kosovës që kërkojnë azil nëpër vende të ndryshe të BE-së, duke përfshirë këtu edhe Hungarinë.
Ministri Hyseni dhe ambasadori Markusz biseduan për proceset aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova, ndërsa temë kryesore e takimit ishte çështja e migrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës dhe trajtimi i azilkërkuesve në shtetin e Hungarisë.
Sipas njoftimit të ministrisë kosovare, u bë e ditur se azilkërkuesit kosovarë do të kthehen pasi Kosova është një vend i sigurt dhe se kosovarëve nuk iu takon e drejta për azil.
Ministri Hyseni vuri në dukje se Kosova nuk duhet të mbetet vendi i vetëm i izoluar në Ballkan dhe liberalizimi i shpejtë i vizave është në dobi të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe shteteve të Bashkimit Evropian.
Gjithashtu, ambasadori Markusz siguroi ministrin Hyseni për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë së Republikës Kosovës nga Hungaria dhe gjithashtu ofroi përkrahjen për anëtarësimin e Policisë së Kosovës në Interpol