Ahmeti takon Bushatin në Ohër/Diskutohet mbi dialogun mes 4 partive të Maqedonisë

15 Qershor 2015, 15:23Rajoni TEMA

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një takim në Ohër me ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, bashkëbiseduan për situatën aktuale politike në vend dhe në rajon, dialogun politik, bashkëpunimin midis Tiranës dhe Shkupit, si dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Gjatë takimit kryetari Ahmeti njoftoi Bushatin mbi dialogun midis katër partive politike më të mëdha në vend me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së si dhe për takimin e katërshes në Bruksel me Komisionerin Hahn, Sekretarin e Përgjithshëm Alain Le Roy dhe EuroDeputetin Ivo Vajgll, sipas njoftimit për shtyp të BDI-së.

BDI ka luajtur rol konstruktiv dhe të rëndësishëm në vendosjen e dialogut politik me ndërmjetësim ndërkombëtar dhe do të vazhdojë me kontributin e njejtë në bashkëbisedim me të gjitha palët.

Marrëveshja e dy qershorit është e mirë jo vetëm se i referohet themeleve të stabilitetit si marrëdhëniet ndëretnike, marrëveshjen e Ohrit, marrëdhëniet ndërfqinjësore dhe integrimin EuroAtlantik, por edhe sepse paracakton reforma të rëndësishme dhe të patjetërsueshme që duhet t’i ndërmarrim në afat sa më të shkurtër, andaj edhe palët nuk duhet që të ngrejnë dorë, por t’i tejkalojnë interesat partiakë dhe të mendojnë për vendin dhe qytetarët.

Ahmeti gjithashtu kërkoi intensifikim të bashkëpunimit bilateral midis Shkupit dhe Tiranës nëpërmjet mbajtjes së mbledhjeve të përbashkëta qeveritare, por edhe realizimit praktik të marrëveshjeve për bashkëpunim në arsim, kulturë, etj.

3 komente në “Ahmeti takon Bushatin në Ohër/Diskutohet mbi dialogun mes 4 partive të Maqedonisë”

  1. meti says:

    Politikanet e Shqiperisi dhe Kosoves duhet te distancohen nga ky KERME, qe eshte bere pengesa kryesore per avancimin e shqiptareve te Maqedonise.Ky dhe M.Thaqi jane ne sherbim te politikave serbo- maqedone per shfarrosjen e shqiptareve ne Maqedoni.Mos bisedoni me keto servila ,shizofrena paran…

  2. Treviso says:

    Shqiptaret e Maqedonise duhet te distancohen nga tradhetaret e tyre. Keto kan punuar kunder jo vetem te shqiptareve por te gjithe popullit te Maqedoninse.

  3. Daja says:

    E kam paralajmeruar ne nje koment te mepareshem….pas manifestimit pa partite ne shkup…
    KUJDES KUJDES KUJDES…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje