Maqedoni, mijëra protestues kundër diskriminimit të shqiptarëve

14 Qershor 2015, 15:56Rajoni TEMA

Disa mijëra shqiptarë sot protestuan në Shkup në organizimin të lëvizjes politike “BESA”.

Protesta ka nisur nga parku i Çairit duket përfunduar në urën “Goce Dellçev” disa metra larg Qeverisë.

Protestuesit brohorisnin “Stop dhunës ndaj shqiptarëve”, “Ali tradhtari”, “Besa –Besë besën e kemi dhënë!, “UÇK” , etj në shoqërimin edhe të këngëve patriotike.

Marshi protestues u sigurua edhe nga dhjetëra aktivistë të Lëvizjes “BESA” dhe shoqatave të tjera pjesëmarrëse në protestë.

Anëtari i Këshillit Koordinues të Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi deklaroi se prania e një numri kaq të madh dëshmon se Këshilli Organizativ e bëri mirë punën duke treguar se shqiptarët dinë të bashkohen për të mbrojtur të drejtat e tyre.

“Këshilli organizativ e ka bërë këtë protestë sepse nuk do të ketë më shkelje të shqiptarëve. Mjaft më me vrasje burgosje, pse mos jemi bashkë dhe të jemi me popullin. Deri sa do përmbushen kërkesat tona ne nuk do të ndalemi. Ky shtet duhet të formatohet dhe të jetë i barabartë”, deklaroi Rexhepi në skenën e ngritur pranë urës disa metra larg Qeverisë.

Ish-deputeti Hysni Shaqiri, ka deklaruar para protestuesve se shqiptarët e Maqedonisë kanë pritur një kohë të gjatë një organizim të ri politik.

“Ju jeni këtu sot për t’ia kthyer besimin sot Kumanovës, e cila sot është më e fortë kur e sheh se e ka përkrah Shkupin dhe të gjithë shiptarët e Maqedonisë”, ka thënë Shaqiri.

Sipas tij, kjo protestë i jep shpresë popullit shqiptar dhe do të jetë kthesë për përfaqësimin e shqiptarëve.

Kryetari i PPD-së, Nexhat Bexheti ka deklaruar se kjo është një ditë e madhe sepse shqiptarët kanë vendosur t’ia zënë derën atij që po e përbuz këtë popull.

“Amanetin që ia lamë ne duar Ali Ahmetit nuk e realizoi. Për nëntë vjet në Qeveri plaçkiti gjithçka. Kjo Qeveri krijoi sopota, brodeca, monstra, dhe shpiku edhe Kumanovën. Ata që e prishën shtetin duhet që të përgjigjen para ligjit dhe të mos ketë aminsti për ta”, ka thënë ndër të tjera Bexheti.

Në këtë protestë me moton “Protestojë Shqip” u kërkua dorëheqja e Qeverisjes aktuale, zbardhja e të gjitha të vërtetave për shqiptarët dhe kërkesa për një marrëveshje të re në Maqedoni. Protesta u vlerësua tejet masive nga organizatorët dhe se në përkrahje të saj ishin dhjetëra shoqata dhe thirrje të personaliteteve publike shqiptare. Protestës nuk i`u bashkëngjitën dy partitë e tjera RDK dhe Lëvizja për Reforma në PDSH e Ziadin Selës, për shkak të mosmarrëveshjeve midis tyre. (INA)

9 komente në “Maqedoni, mijëra protestues kundër diskriminimit të shqiptarëve”

  1. tfgs says:

    ku jane ”trimat” sunite te Kumanoves me kolokarta paqeje ne duar……………

  2. Të fala nga Shkupi says:

    Më në fund një proteste dinjitoze shqiptare BRAVO.

    https://www.youtube.com/watch?v=D4oRh8PLs80

  3. Daja says:

    TANI TRE GJERA PER PROTESTUESIT. DHE ORGANIZATORET..

    1-KUJDES TRADHETARET E CESHTJES

    2-KUJDES INFILTRUESIT PER QELLIME TE RUAJTJES SE STATUKUOSE SE DY PERTIVE ME AHMATIN E THACIN

    3-KUJDES ME LIDERSHIPIN…. BEJENI ME KESHILL DHE ROTACION SE NDRYSHE DO DEGJENEROHET PRAPE SI CKA DEGJENERUAR NE TERE TROJET SHQIPTARE AKTUALISHT E HISTRIKISHT

    JU PERSHENDES E UROJ DAJA FROM USA

    KJO ESHTE GJEJA ME E BUKUR ,LAJMI ME I MIRE PER SHQIPTARET (KISHA FRIKE NGA SABOTIMI QE DO I BEHEJ KESAJ LEVIZJEJE ) DHE SHPRESOJ QE NJE DITE KY SHEMBULL TE SHKOJE NE TE GJITHA TROJET SHQIPTARE E PSE JO EDHE NE SHQIPERI QE TE FSHIHET NJEHERE E MIRE ME FSHESE TE HEKURT KJO KLASE POLITIKE , KJO MAFIE QE PO JU MERR FRYMEN SHQIPTAREVE E KETA AKOMA SE KANE KUPTUAR NJE GJE TE TILLE ….
    MANIFESTIMI JUAJ PA LIDERET POLITIKE AKTUAL ESHTE NJE SHENJE E MIRE PER NJE KTHESE RRENJESORE PER SHQIPTARET KUDO QE JANE … JAM GATI TE SAKRIFIKOJ REALISHT PER NJE CESHTJE TE TILLE SI IDEALIST VETEM E VETEM QE TE MARRIN NJEHERE E MIRE FUND PAZARET NE KURRIZ TE POPULLIT SHQIPTAR PAZARE QE MAFIA AKTUALE POLITIKE PO I SHFRYTEZON PER TE MBRETERUAR . KETA I KANE KTHYER PARTITE POLITIKE NE BISNESE PERSONALE DHE JANE SULUR MBI ATE VEND ASHTU SI HAJNAT MBI PRENE E TYRE DHE NUK KANE AS ME TE VOGLIN MORAL NE QELLIMET E TYRE PER TU PASURUAR MARRAMENDESISHT NE KURRIZ TE ATIJ POPULLI DHE ATIJ VENDI QE VERTET MERITON KOMPLET TJETER REALITET…….

  4. Pelasgian says:

    Ata qe clirun Shkupin sot jan te diskriminum ….eeeh t’q…fsha politirobqirat qe vetem TRADHTINE paskan pas ne gjak!

  5. arbi says:

    Per tfg.Ti mutngrenes Po nuk ke ca te besh,shko e bej nje gojore janulles,se ka nevoje per oksigjen,e gjej sitet qe te pelqejne,se do te gjejme nje dite..e i ziù ti

  6. labi says:

    po hoxhallaret e tyre dolen apo qendruan me bythen larte per ti mbrojtur me lutje osmane dhe pastaj nderojne emrat ne tipik islamista.

  7. kosova says:

    ti tfgs dukesh ashiqare qe je nji mjeran ne do te bashkohemi dal ka dal e edhe greqin tende do ta vizitojm nen flamurin e dashur turk.

  8. Uji i ftohte says:

    Partia,Besa,eshte produkt i BDI-se.

  9. anticensurë 23756 says:

    “disa metra larg Qeverisë”
    or njerëz mësoni kuptimin e fjalëve dhe mios shkruani si analfabetë!!
    kryeministria,pallati,nuk është QEVERIA!!është thejsht një godinë e asgjë më tepër!!
    ps:tashti duhet ta ndërroj disa herë në ditë pseudonimin tim O MERO???
    po të prish punë me debilat që ke në punë apo me kallamin e rrit në mut që të jep punë??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje