Një vetëvrasje greke?

12 Qershor 2015, 15:06Rajoni TEMA

Nga Anatole Kaletsky

Lajmi i mirë është se një mospagim grek, që u bë më i mundshëm pas refuzimit provokues të kryeministrit Alexis Tsipras ndaj asaj që ai e konsideroi si një ofertë “absurde” shpëtimi prej kreditorëve të Greqisë, nuk është më një kërcënim serioz për pjesën tjetër të Europës. Lajmi i keq është se Tsipras duket se nuk e kupton këtë.

Duke gjykuar nga agresiviteti i Tsipras, ai beson me vendosmëri se Europa ia ka nevojën Greqisë po aq shumë sa Greqia Europës. Ky është “absurditeti” i vërtetë gjatë negociatave aktuale dhe keqkuptimi i Tsipras në fuqinë që ka në bisedime tani rrezikon katastrofën për vendin e tij, turpëron partinë e vet Syriza, ose të dyja bashkë.

Rezultati më i mundëshëm është që Tsipras do të hajë fjalën e vet dhe do t’i dorëzohet kushteve të vëna nga “trojka” (KE, BQE, FMN) përpara fundit të qershorit. Nëse jo, BQE-ja do të ndalojë mbështetjen ndaj sistemit bankar grek dhe qeveria do mbesë pa para për t’i shërbyer borxheve të huaja dhe më e keqja, për të paguar pensionet dhe pagat e shtetasve grekë. Pa financimin nga jashtë, Greqia do të bëhet një shtresë e varfër – Argjentina e Europës – dhe presioni publik do ta rrëzojë nga pushteti Syrizën.

Ky rezultat është edhe më tragjik, duke qenë se analiza ekonomike që mbështeste kërkesën e Syrizës për një lehtësim të masave shtrënguese ishte kryesisht e drejtë. Në vend që të kërkonte një kompromis shpëtimtar në zbutjen e programit trojka, Tsipras humbi gjashtë muaj në beteja simbolike mbi çështje të parëndësishme për ekonominë si ligjet e punës, privatizimet, madje edhe me emrin e trojkës.

Kjo sjellje provokative i kushtoi Greqisë të gjithë aleatët e mundshëm në Francë dhe Itali. Edhe më keq, koha e humbur në spektakle politike shkatërroi bilancin pozitiv të buxhetit, që ishte karta e triumfit të Tsipras në negociatat e hershme.

Tani Tsipras mendon se ai ka një tjetër kartë triumfi: frikën e Europës për një mospagim në kohë të borxhit grek. Por kjo është një iluzion i nxitur nga ministri i tij i financës, Yanis Varoufakis. Një profesor i teorisë së lojës, Varufakis së fundmi u mburr te “Nju Jork Times” se “Greqia e vogël për të mbijetuar mund të rrënojë botën financiare” dhe se imazhi i tij në media si “një idiot i palogjikshëm, po e bën punën për mua” duke frikësuar ministrat e financës në BE.

Mesa duket, Varoufakis beson se “zotërimi i tij i sofistikuar për teorinë e lojës” i jep Greqisë një avantazh kryesor në “dinamikat e komplikuara” të negociatave. Në fakt, loja që po luhet në Europë është më pak si shahu sesa si tic-tac-toe, ku një barazim është një rezultat normal, por një lëvizje e gabuar do të thotë humbje e sigurt.

Rregullat e kësaj loje janë më të lehta sesa Varoufakis priste për shkak të një ngjarje shumë të rëndësishme që ndodhi në të njëjtën javë me zgjedhjet greke. Më 22 janar, BQE-ja bëri veprimin vendimtar për të mbrojtur eurozonën nga një mospagim grek i borxhit. Duke lajmëruar një program të madh të  blerjeve të bonove, i lidhur më shumë me tregun e obligacioneve në eurozonë sesa me lehtësimin sasion në SHBA, Britani apo Japoni, presidenti i BQE, Mario Draghi, ngriti murin mbrojtës të papenetrueshëm që duhej prej kohësh për të mbrojtur bashkimin monetar nga një rrënim financiar i stilit Lehman.

Aftësia e re e BQE për të printuar para, në thelb pa limit, për të mbështetur si bankat me para dhe qeveritë ka reduktuar rrezikun grek deri aq sa e ka bërë të parëndësishëm. Kjo përfaqëson një ndryshim të thellë në mjedisin financiar të Europës, që politikanët grekë, mes tyre shumë analistë ekonomik, duket se nuk e kuptojnë.

Përpara vendimit të BQE, problemi nga Greqia ishte një kërcënim i pastër. Nëse qeveria greke nuk paguante ose përpiqej të braktiste euron, bankat greke do të falimentonin dhe grekët që nuk do mundnin t’i nxirrnin paratë e tyre nga vendi do të humbnin kursimet, siç ndodhi në Qipro në 2013. Kur kursimtarët në shtete të tjera borxhlie të euros si Portugalia dhe Spanja do ta vëzhgonin këtë, ato do trembeshin nga humbje të ngjashme dhe do t’i zhvendosnin paratë e tyre në banka në Gjermani dhe Austri, si dhe do të shisnin aksionet e tyre të bondeve të qeverisë portugeze ose spanjolle.

Si rezultat, çmimet e obligacioneve të shteteve debitore do të binin, normat e interesit do të fluturonin dhe bankat do të kërcënonin me faliment. Nëse ‘sëmundja ngjitëse’ nga Greqia do të intensifikohej, shteti tjetër i dobët, ndoshta Portugalia, do ta gjente veten në pamundësi për të mbështetur sistemin e vet bankar apo për të paguar borxhet e veta. Në fund do ta braktiste euron, duke ndjekur shembullin grek.

Përpara janarit, kjo rrjedhë ngjarjesh kishte më shumë gjasa të ndodhte, por programi i BQE për blerjen e obligacioneve pengoi procesin e përhapjes. Nëse zotëruesit e obligacioneve portugeze janë të alarmuar nga një mospagim grek në të ardhmen, BQE thjesht do të rrisë blerjen e obligacioneve, pa limit në fuqinë e saj blerëse, Banka Qendrore Europiane do ta kalojë me lehtësi çdo presion shitës.

Nëse kursimtarët në bankat portugeze fillojnë t’i zhvendosin paratë në Gjermani, BQE-ja do t’i riciklojë eurot e tyre në Portugali përmes depozitave ndërbankare. Edhe një herë, nuk ka kufi në sasinë e parave që BQE mund të riciklojë, duke i ofruar bankave portugeze aftësi pagimi, gjë që ato mund ta bëjnë për sa kohë BQE-ja vazhdon të blejë obligacione te qeveria portugeze.

Shkurt, programi i blerjes së obligacioneve nga BQE-ja e ka transformuar BQE-në nga një vëzhguese pasive të krizës së euros, e paralizuar nga kufizimet e vjetruara të Traktatit të Mastrihtit, në një huadhënëse. Me pushtete për të monetarizuar borxhet qeveritare të ngjashme me ato të ushtruara nga Rezerva Federale e SHBA, Banka e Japonisë dhe Banka e Anglisë, BQE-ja tani ka garantuar eurozonën kundër sëmundjeve financiare ngjitëse.

Fatkeqësisht për Greqinë, kjo ka humbur në qeverinë e Tsipras. Politikanët grekë që e shohin ende kërcënimin e përhapjes së krizës financiare si kartën e tyre të triumfit duhet të kuptojnë rastësinë e zgjedhjeve greke me programin e BQE për blerjen e obligacioneve dhe të kuptojnë përfundimin e dukshëm. Politika e re e BQE u projektua për të mbrojtur euron nga pasojat e një dalje të Greqisë ose mospagimi.

Strategjia më e fundit negociuese e Greqisë është që të kërkojë një shpërblim për ndërprerjen e kërcënimit vetëvrasës. Një kërcënim i tillë mund të funksionojë për një kamikaz. Por Greqia po e mban armën në kokën e saj dhe Europa nuk ka përse të shqetësohet nëse e tërheq këmbëzën ose jo.

Project Syndicate-BIRN

39 komente në “Një vetëvrasje greke?”

  1. Staaa ri Ksi Dhia mbas…. Muahaha, Se c thon pasardhesit e SD. eve!!! Greqia ka Gabele !!

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Shkrepeni boll lojtet
      Bashke me Janullen
      Po s’ju dolen plumbat
      Keni dhe Artan Fugen ?

      1. komunalja says:

        Shteti ortodokso-feudal jevgjit jeton me enderrat se po doli nga €, do behet qameti! Ci(prasi) ne boten e cudirave! Ia ka kaluar edhe Alice-es!

      2. o "Dardan" safi sulltan says:

        ore,ti komunalja e nevojtore-lanes,halete e Teheranit kane marre publicitet se edhe ne Afrike nuk ka si kryeqyteti i Lanes.Apo te shijon ty “aroma” e vromes Lane kur pi kafen tek “shatrivani”

  2. moderatori bithekire says:

    Kamunistet nuk dorezohen. O sot o kurre!

    1. Tourgofagus says:

      Uaaa sa keq! Greqise po i afron pranvera e 1997-es.

      Couni Zan Caushin tua hapi depot e armeve qe te plase gallata.

  3. tfg says:

    hajt n gop te janulles me gjithe gayrqine.

    po del nga EU spo del nga EU. te dalin e te mbyllet ky muhabet. na cane k..oken

  4. Eno says:

    Mjere populli i thjeshte per keta koqet e Syriza-s qe po e çojne ne humnere !-Duhen urgjent ose t’u binden masave te duhura e te shtrngojne rripin siç beri Irlanda e po bejne te tjeret ose …te pirdhen e te hapin rrugen per te tjere me serioze e kompetente.Greqia do te mekembet por jo me keta sharlatane.

    1. Tourgofagus says:

      Eno… pse te djek miza ty moj xhane…?

  5. taksirat kusuri says:

    Me mire nje fund me tmer se sa nje tmer pa fund.Terheqia e kemzes do shpetonte ballkanin, arifshim ne koken e serbeve.Po realizohet plani amerikan Lideri i ballkanit shqiptaret.Turkofagos te befte mire bari i stepes siberiane

  6. Nje shqiptar says:

    Pas ristruturimit ne vitin 2012, obligacionet e reja greke jane nen juridiksionin englez qe nuk lejon ndryshime ne pagesat as ne kohe as ne sasi. Greqia mund te mospaguante, duke nxjerre nje arsye çfaredo, ne 2011 kur shumica e obligacioneve te saj ishte nen juridiksionin grek.

  7. Lala says:

    Perendimi luan lojen “lufte mes miqeve” ne kuriz te popullit grek kjo eshte fatale . Politika greke duhet te largohet nga ” sllogani majtiste .

    1. ganiu says:

      Këta nuk janë majtist, këta janë pokerist të kqinj dhe për më shumë, amator fillestar. Mendojën të bllofojnë duke njohur vetëm këtë rregull të pokerit.

      1. Pilo Lala says:

        E vertete eshte. Bllofin e ben vetem ai qe ka shume para, ndersa Greket edhe po te shesin breket, se pantallonat i kane shitur para 5 vjetesh, vetem fara luledielli mund te blejne, ti hane tek cepi trotuarit.
        Kush ka fishekzjarre ti ruaj, se do ju rritet cmimi nga protestat ne Greqi.
        Mjere njerezit tane atje.

  8. Shqype says:

    Kjo do hyje ne histori.
    Komunaret e Greqirave fituan zgjedhjet duke i premtuar popullit se do ti nxirrnin nga bataku dhe zgjidhnin problemin me borxhet….por donin te vinin ne qeverisje e ne vend te shterngonin rripin e te vinin dembelizmin ne frere filluan me shantaxhe e provokime sikur Dojcat ua kishin per detyre tu jepnin para e ata te tundenin bithet e gazerat ne buzukobordello.
    N e rrocke te semes te shkojne se paten politikane te ndyre e vete jane popull dembel e parazit por me krenari gabeli se jane me te zgjuarit ne bote dhe i kane dhene botes dijen dhe formen e tanishem…….punoni derra so do te shenderroheni ne Ruanda ne pak kohe.

    1. beni says:

      Cpate me Ruanden mo shoku?

      1. Shqype says:

        do hane njeri tjetrin prandaj…..

  9. fieraku nga ferrasi says:

    tfgs
    Mire tju behet ju kishte nel revolucioni
    I tetoritpa provu
    Mbajeni leninin e Stalin in.

  10. ismeti says:

    oh sa mir ,i shkerdhejm ket mut mmilet

  11. GRAMENO says:

    Per ta zbutur sado pak krizen sociale ,duhet te fillojne te shesin asete kombetare,se pari duhet i gjithe armarimi me miliarda milarada te shitet,pastsj tjerat,edhe ate me qmime te volitshme,Shqiperia eshte e gatshme nje pjese te armatimit menjher te bleje,njashtu kosova,maqesonia,kroacia,ne daqin te mos ndodh ndonje trazire sociale,apo dhe me e keqja,anarkia.
    trfgjanullqe,kuje oj shkurre e flliqur ke koment.

  12. tfgs papudhi janullist says:

    Merruni me tourkopsolifagosin juve. Kujtoni se atij i plas shume per gërrqinë. Ai eshte prift i janulles, greket ngordhin apo ja hedhin, ati nuk i behet vone. E mban me para janulla

  13. ardjani says:

    Keshtu do te jua bejne edhe ju shqiptareve politikanet e juaj, Iliri me shoke

  14. ardjani says:

    Mo i shani shum greket se çfar te thuash ne shoke te gjindet ne koke.
    Prandaj zgjohuni dhe lutni zotin se Iliri me shoke i kane derguar leket ne Zvicer dhe si te hyjne leket ne Zvicer nuk dalin ma nga ai vend, bahen si leket e Xhaxhit Enver – qe s’do mundeni ti merrni ma.
    Votoni njeriu e drejte dhe te mire dhe jo kusaret, se e hengret duke votuar flamujt!

  15. GRAMENO says:

    Pas ksaj katrahure,gerqkat ulen me prapanic ne toke,dhe fillojne te shofin veten si te ishin ne enderr,ateher fillon se pari denacifikimi si popull,pastaj vin tjerat me rend,i uroje gerqkes fillim te mbare prosperitet dhe realitet ne ket fillim shekulli,tfginfektues mos qpurth si skrraja ne prush,sa te qpurthsh do te dhemb me shum..ahahahahaaa

  16. GRAMENO says:

    Janulla momentalisht po kurohet ne spital apo?
    Sigurisht e kan rrok ethet,si dul plani famkeq siq e ka planifiku,i madherishmi i kishes,me mision spiunimi,i shkoj puna huq dhe e ka rrok hemoragjia,i urojm shendet mbet ne greqi kurr mos ja pruft zoti te kthehet ne shqiperi.heooo mete mira tfg,adriati kkalimaxmut,beni,ju dhjefsha ne rrace,hahahahaaa

    1. korcari says:

      Race e poshter je ti o erdogan, turku i mutit,hiqe pseudonimin grameno sepse eshte ne greqisht o kosova.

      1. ...... says:

        Ha ha ha korcari mos u acaro bre lalke se mos te bie gje ne zemer ha ha ha ha mer pederast korce

  17. A.R says:

    Ndersa mua me vjen keq qe ky Z. Kaletsky se bashku me padronet e tij, nuk arrijne te kuptojne se duke i prere kembet nje shteti, demtojne teresine e shteteve. Sepse Greqia, Shqiperia, Serbia, Italia etj. jane pjese te nje trupi te vetem. Si mundet koka te vendose te prese kemben, pa e ndjere dhimbjen edhe vete?!
    Nje proverb i moçem Zen nga Okinawa, tregon:
    “Nje dite, pjeset e trupit u rebeluan kunder stomakut – qe sipas tyre ishte teper dembel dhe i padenje per t’u ushqyer falas. Ndaj i nderprene ushqimin me ane te nje greve te urise pa afat. Aq i madh ishte inati ndaj stomakut, saqe greva nuk mori fund dhe trupi i njeriut u katandis keq e me keq, derisa nje dite ngeli i pajete.”
    Pyetja qe lind eshte: denuan stomakun apo vetveten?
    Ja kjo po ndodh me Greqine apo shtete te tjera ne telashe. Kjo po ndodh me Afriken, Asine Jugore dhe ne pergjithesi te ashtuquajturen bote te trete.
    Indiferenca, moskokçarja dhe cinizmi i nje pjese te pasur te botes, po i kthehet mprapsht asaj vete si bumerang. Ne ç’menyre? Me zbarkime emigrantesh te pafund, me luftera e rebelime te pafundme, me atentate terroriste, me ndarje dhe urrejtje te metejshme fetare, me katastrofa te njepasnjeshme financiare, me ekonomi te paqendrushme qe prodhon vetem stres dhe frike, me shtime te shpenzimeve ushtarake dhe me luftera e katastrofa te reja ne horizont.
    Zgjidhja? Thjesht e bukur: NDARJE JO E TE MIRAVE MATERIALE POR E MUNDESIVE PER T’IA PATUR ATO, NE MENYRE TE DREJTE E TRANSPARENTE. HEQJA DORE NGA POLITIKAT E PAUDHA TE NDESHKIMIT SE KY NUK SJELL ASGJE TE MIRE! JO NDESHKIM POR BASHKEPUNIM ME TE GJITHE! RESPEKT, MIRESI, MIREKUPTIM – KETA PILASTRET E NJE SISTEMI TE RI PA KUFIJ POLITIKO-GJEOGRAFIKE, PA SEKTE FETARE, PA MOSMAREVESHJE, PA DALLIM RRACE, PA KUFIJ, PA ARME TE SHKATERRIMIT MASIV DHE ME NJE OBJEKTIV TE VETEM: ZHVILLIMIN SHPIRTEROR NE HARMONI TE PLOTE ME TE GJITHA KRIJESAT DHE ME VETE PLANETIN MEME. KEMI NJE PLANET ME REZERVA TE MJAFTUESHME ENERGJITIKE DHE USHQIMORE JO PER 8 MILIARDE NJEREZ, POR PER TE PAKTEN 120 MILIARDE; MJAFT T’I NDAJME PAQESISHT MES NESH DHE T’I PERDORIM NE MENYRE TE NDERGJEGJSHME!

    Andrea Radi

    PS. Sharjet dhe urrejtjet mes nesh jane nje pengese per nje te ardhme te ndritur. Jane ne fakt perberesit materiale te perkufizimit “utopi” se kjo e fundit qendron si e tille per sa kohe ne nuk jemi te gatshem t’i kapercejme pengesat artificiale mes nesh.

    1. rad says:

      zoti kaletsky e kupton mire ate qe thote por ben sikur nuk kupton kur quan beteja simbolike reformat e privatizimit dhe reformat e tregut te punes.e perkthyer do te thote shitje per 5 leke te pasurise kombetare dhe shkaterrim i te gjitha garancive per sa i perket te gjithe fuqise puntore dhe pensioneve.nese ai quan keto beteja te rendesishme per ekonomine, nuk arrij te kuptoj kush jane te rendesishme; ndoshta krijimi nje klase te re sklleverish qe duhet te punojne thjesht vetem per buken e gojes? dhe kjo heret a vone do t’ju takoje te gjitheve edhe atyre qe shajne thjesht nga urrejtja apo edhe njerezve normale .personalisht nuk i dua greket por nuk e shpreh mosdashjen ndaj tyre me sharje.

  18. vizioni i Bashes says:

    “Kalets(c)”, në kohën e Enverit, i thoshim “sigurimsit”…,ndërsa “Kalets-ky” e shumta mund të jetë “sigurims-bythëlëpirës”…

  19. Hakiu says:

    Greket ja kan mendu me te keqen popullit Shqiptar,pa e mendu se ne ket bote gjithe te kqijat kthehen dhe lahen.Greket te perkdhelurit e perendimit spo mund te kuptojn se pa pune nuk jetohet dhe me borxhe nuk ka zhvillim.Daja perndimi o grek eshte idhnu me juve se jeni ka hani ne dy korita,sa me perndim sa me rusi e ortodoksi,nuk shkon ma ju ka dal boja…Shqiptaret po i ferkojn duart se e keqja nga jugu qe quhet greqi do te jete nje tregim per femij qe se frikson kend.Ta kuptojn edhe ket grekt e vegjel dhe piunt e tyre ne tokat Shqiptare,se dita e Shqiptave eshte ka vjen,Shqiptaret do jen njeshi ne Ballkan,do tmerohen greket e shkret…

    1. Gjirokastriti says:

      Haki mos luaj call of duty ne Kompiuter se te ngatron me realitetin.

  20. vizioni i Bashes says:

    Jasu, Hak(q)iu, “njëshi” në Ballkan….Hahahahahahahaaaaaaaa….sa “bole-njerëz”, ka kjo dynja…!!!???

    1. korcari says:

      Hakiu shkruan edhe me dialekt,sepse eshte[ shqiptar] edhe nuk e ka mesuar akoma gjuhen shqipe,moj kasolle ku na mbllodhe i thone kesaj.Pershendetje vizion, varu ka… ketyre injoranteve.

      1. kd says:

        Te shkruash e te folesh dialektin tend uk eshte injoranc ore jevg apo vlleh korce se korcare nuk je ti ore vemje 300 euroshe qe gjithe jetes bageti mbetet

  21. kryeministri says:

    Per Andrea Radin,
    Ju dukeni qe jeni nje cun i zgjuar, nuk e di a jeni edhe cun tirone por me kontaktoni se mund te kem nje post drejtori per ju.

    Edi Rama

    1. A.R says:

      Ju falenderoj i dashur, por ketu ku jetoj e punoj jam i kenaqur. ?
      Shqiperia eshte jashte planeve te mia per te pakten 7-8 vitet ne vijim.

      Me respekt,
      Andrea Radi

  22. ...... says:

    Nje vetvrasje greke? Keta zagare kan 200 vjet qe vetvriten e kujtonin se po jetonin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje