Politikani demokristian nga kantoni zviceran Jura, Pierre Kohler, është mik i kosovarëve, dashamirës i Kinës dhe adhurues i humorit. Tani Kohler synon të kthehet në politikën nacionale dhe kandidon për Këshillin e Kantoneve, dhomën e dytë të parlamentit zviceran.
Pierre Kohler gjendet gjithkund. Një ditë do ta shihni në një festë të komunitetit shqiptar në Delémont (Delsberg), kryeqyteti i kantonit zviceran Jura, ditën tjetër do të shfaqet në Kosovë, më konkretisht në cepin lindor të republikës – në Kamenicë – duke biseduar me udhëheqjen komunale për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash. Deri në janar 2015 Kohler ka qenë kryetar i Delémont-it. Tani ai ka shpallur ambiciet të luajë në ligën e parë të politikës zvicerane. Në vjeshtë në Zvicër do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe Kohler synon të zë një vend në Këshillin e Kantoneve, dhomën e dytë të parlamentit zviceran, e cila nganjëherë quhet edhe «chambre de reflexion», dhoma e reflektimit, pasi që shpesh i shqyrton dhe trajton ligjet e miratuara nga parlamenti i Zvicrës.
Kohler është politikan i partisë demokristiane të Zvicrës (CVP) dhe mes viteve 2003-2007 ka qenë deputet nacional. Gazeta «Neue Zürcher Zeitung» (NZZ) shkruan se në parlament Kohler ka rënë në sy si politikan jokonvencional, me prirje për humor dhe befasi. Për shembull sapo ishte futur në parlament ai kishte thënë se me dëshirë do të bëhej kryetar i partisë – ndonëse nuk kishte përvojë në nivel nacional dhe pothuaj nuk fliste gjermanisht. Një rregull i pashkruar politik në Zvicër thotë se sidomos kryetarët e partive politike duhet të flasin njërën nga gjuhët kombëtare të Zvicrës: gjermanisht – nëse politikani vjen nga Zvicra franceze, frëngjisht – nëse vjen nga Zvicra gjermane, gjermanisht ose frëngjisht – nëse politikani vjen nga Zvicra franceze.
Si politikan lokal Kohler kishte prodhuar vazhdimisht tituj për gazeta. Njëherë ishte zgjedhur «prince du carneval» (princ karnevali), herën tjetër i kishte lëshuar të bredhin ilegalisht në malet Freibergen disa cjepë. «Si deputet nacional ai më 2006 e solli në Zvicër gjysmëfinalen e zgjedhjes së Miss Kinës. Ai i la bukuroshet nga Azia të flenë në sanë dhe të pozojnë në bikini para akullnajave», shkruan NZZ. Sipas kësaj gazeta popullariteti i Pierre Kohler në diasporën kosovare do t’i ndihmojë atij në zgjedhjet parlamentar në tetor. Por ai ka kontakte të mira edhe me komunitete të tjera. Duke pasur parasysh se në kantonin Jura të huajt kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet për anëtarë të Këshillit të Kantoneve, Kohler mund të llogarit me mbështetje më të madhe. Kohler thotë: «Nga nëna ime kam mësuar gjënë më të rëndësishme në jetë: t’ju flas njerëzve për dore». Por kandidatura e Kohler nuk është ende definitive. Më 19 qershor kongresi i CVP-së në Jura do të vendosë për kandidatët. Rivale e Kohler është Anne Seydoux, e cila e përfaqëson Juran në Këshillin e Kantoneve që nga viti 2007.
Kujt i plasi? C’eshte ky lajm pa lidhje? Huh????
Shqiptaret marin pjes fuqishem ne politiken zvicrrane. Nderkoh ka mbi 24 deputete shqiptare ne range kantonale
http://www.albinfo.ch/numri-i-ri-i-albinfo-ch-emra-shqiptare-ne-politiken-zvicerane/
Ne politiken zvicerrane ka shqiptare qe kan arrite te jen edhe shefa te grupeve parlamentare.
Ylfete Fanaj, zgjedhet shefe e Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate në Lucern
http://www.zeri.info/aktuale/33884/ylfete-fanaj-zgjedhet-shefe-e-grupit-parlamentar-te-partise-socialdemokrate-ne-lucern/
e po nje shakaxhi eshte dhe nuke prish shume pune ,po parlamenti yne qe eshte i mbushur plote me shakaxhinje ,apo i degjoni tani si po bejne shaka dyshja kryesore meta-rama se do te hapin vende pune ,se jeni ne programin me te mire qe ka pare shqiperia he nuke ju duken shakaxhinje te lezetshem keta tanet ,a kane ndopak ndryshim nga shakaxhiu luli qe kure kerkon te ngreje zerin ma lart duket sikur shnderohet ne bretkose ,eh more gazetare te uruar ju zuru bytha kallo duke ndenjur gjithe diten ulur kafeneve ,dhe keni haruar te dilni ne teren e te invastigoni se sa shakaxhinje te lezetshem priten te na vijne mbasi te mbarojne zgjedhjet.
shqiptart jan shum te organizu ne nentoken zvicerrane
ky politiksi don me u lidh me shqiptart per me kanalizu dhe kordinu biznesin e dreoges ne menyr qe te fitoj edhe sjteti zvicerran e jo vec kosovsat qe i cojn paret n kosov.
ky don me ja mbush mendjen kosovsave qe paret e drogs ti fusin ne bankat zvicerrane
Po ti me ket psedonimin Magealin vetme Kosovar ki Zvicer reth 300 mi jan se Shqiptar nga Shqiperia ase 7000 mi nuk jan hehehe ju jeni vegjel me fol kur vjen puna per Zvicer ju jeni minoritet Kosovart jan shumica atyy