Serbia, fushë shahu e të fuqishmëve

11 Qershor 2015, 18:28Rajoni TEMA

Kryeministri aktual serb Aleksandar Vuçic, dikur nacionalist radikal, pjesë e politikës së të cilit ishte dashuria për Rusinë dhe urrejtja për Amerikën, u shpreh pas një qëndrimi triditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një partneritet me “miqtë tanë amerikanë”.

Vizita në Uashington i ngjan një kthese. Sepse Serbia konsiderohej kryesisht si shtet klientelist i Moskës. “Gazi është një nga arsyet kryesore për kthimin e lojrave strategjike në Ballkan,” thotë Milan Ćulibrk, kryeredaktor i gazetäs javore të Beogradit “NIN”. Ashtu si vendet e tjera të rajonit Serbia është e varur nga gazi rus, i cili rrjedh nëpër rrugët e pasigurta përmes Ukrainës.

Dhe Serbisë ky gaz nuk i shitet me çmime vëllazërore. Kjo është arsyeja pse pushtetmbajtësit serbë i kishin vënë prej vitesh shpresat e tyre në ndërtimin e gazsjellësit South-Stream-Pipeline – që pritet të sjellë gaz nga Deti i Zi dhe Bullgaria për në Serbi. Por projekti South-Stream-Pipeline dështoi për shkak të rregullave të BE-së dhe Gazprom njoftoi se në vitin 2019 do ta ndërpresë transportimin e gazit përmes Ukrainës.

“Serbia është e detyruar të kërkojë për alternativa” – tha Ćulibrk për DW-në. Një mundësi është gazjellësi rus përmes Turqisë, nëse ky realizohet. Një tjetër është gazsjellësi transadriatik, që pritet të sjellë gaz nga Azerbajxhani. Një mundësi tjetër është gazi i lëngshëm nga SHBA që do të sillej me anije.” Kërkimin e burimeve të tjera të gazit kryeministri Vuçiq e quan “diversifikim”. Por shumë e shohin atë si një largim nga Rusia dhe një aleancë me SHBA. Gazeta më e madhe e Serbisë “Blic” shkruante në faqen e parë: “Lamtumirë, shoku Putin”.

Vučić nuk solli nga SHBA vetëm ide të reja për energji alternative, por pas takimeve me politikanë dhe sipërmarrës amerikanë u shpreh për mbështetjen amerikane dhe një integrim më të shpejtë të Serbisë në BE.

Lidhje vëllazërore dhe pragmatizëm

Megjithë partneritetin e zbukuar rishtaz me SHBA-në, lidhjet historike dhe kulturore të serbëve dhe rusëve – dy popuj sllavë dhe ortodoksë – janë ende shumë të forta dhe të thella.

Një anketim tregoi se më shumë se 50 për qind e qytetarëve serbë kanë mendim pozitiv për Rusinë. Moska vlerësohet edhe për shkak se edhe ajo e si dhe Beogradi e konsideron Kosovën ende si territor serb. Megjithatë sot Kosova është më tepër një ritual në politikën e Serbisë, thotë Jelica Minić nga OJQ-ja “Lëvizja Europiane”. Për këtë arsye “gjesti i vullnetit të mirë” nga ekonomia amerikane mund ta ndryshojë këtë qëndrim, sepse “marrëdhëniet emocionale janë vërtet të rëndësishme, por njerëzit janë kryesisht pragmatikë – dhe mbështetja i takon atij që mundëson mbijetesën e ekonomisë kombëtare,” thotë ai për DW-në.

Në mes të dy zjarreve

Ekspertët mendojnë se Serbia dhe i gjithë Ballkani janë bërë pas shpërthimit të krizës në Ukrainë përsëri interesantë për fuqitë globale. Ky rajon është “in the line of fire” – tha ministri i Jashtëm John Kerry në muajin shkurt. Gazeta “Blic” shkruan se Serbia gjendet nën një presion të madh nga të dyja palët. “Perëndimi thotë se Serbia ka të drejtën e saj për të pasur miqësi me Rusinë; rusët thonë se se ata nuk kanë gjë kundër një anëtarësimi të Serbisë në BE. As njëra palë as tjetra nuk thotë të vërtetën” – shkruan gazeta. Edhe Milan Ćulibrk është i shqetësuar: “Ballkani mbetet një zonë ku interesat e më të fuqishmëve ndërthuren në një rrjetë të madhe të padepërtueshme.

Dhe loja vazhdon: direkt pas vizitës në SHBA kryeministri serb Vučić mori një ftesë për vizitë në Moskë nga homologu i tij rus Dimitri Medvedev. Në mes të muajit maj në Beograd ishte për vizitë ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. Dhe në fillim të korrikut në Beograd do të jetë për vizitë kancelarja Angela Merkel.

6 komente në “Serbia, fushë shahu e të fuqishmëve”

  1. muki says:

    Kumanova ishtenje kercenim perdestabilizim qeamerikanet bene ndaj Serbise dhe MAqedonise dhe Greqise qe ne rast se do kalojne gazin Rus do kene probleme. Ne kumanove u vrane 4 ushtareamerikane. Nga ana tjeter per Shqiperine ka probleme nqs Serbia afrohet me SHBA sepse esht mee fuqishme ekonomikisht dhe SHBA do filloje te mbaje anene e saj.

  2. tfgs says:

    Serbia dhe greqia nuk kane c’e duan kulturen tolerante te perendimit! Serbet jane rrace inteligjente ashtu si neogreket do mbajme me shpresa perendimin qe tu marrin fondet por zemren do e kene gjithmon nga babai rus.

  3. ..........albani says:

    ………….

  4. Baba nga Durrsi says:

    Nuk besoj aspak ne koherencen serbe ndaj perendimit dhe vecanerisht ndaj USA, sepse kte gje e deshmon vete historia, por sidomos duhet permendur fakti qe ne SERBI ka shume vete (perfshi dhe politikanet e djeshem dhe te sotem) qe ende nuk i kane pertypur bombardimet e marsit te 98-s, dhe fajsojne akoma USA-n per humbjen e KOSOVES si territor te “tyre”! Mgjth shpresojme qe dicka pozitive te ndryshoje ne qendrimin e Serbise ndaj USA-s dhe te pranohet ky realitet i ri ne Ballkan!

  5. albani says:

    Shkrime koti dhe te parakohshme.
    Nuk mund te thuhet qe Serbia po lidhet me ameriken sepse vajti Vucic dhe ndenji atje tre dite,neser zgjidhet kryeminister tjeter Serb dhe vazhdon kursin e zakonshem.
    Dhe me Greqine ashtu thonim kur na vizitonte Papulja dhe Bakojani,qe do i zgjidhem problemet,por sic e shikoni shovinizmi,paragjykimet dhe kompleksitetet Greke dhe Serbe jane dhe do te jene te njejta per SHBA-ne dhe per te tjeret.
    politikat shteterore te ndertuara ne dekada nuk ndryshojne per tre dite.

  6. kuq e zi says:

    serbia do behet mike me ameriken kur te jete trajnuar si behet me nje qen
    ndersa aleanca jone me ameriken eshte natyrale meqe serbet armiqte tane ndodhen ne skuadren tjeter ne automatikisht dalim kunder
    kjo rregullore shpjegon edhe aleancen me turqine ndaj greqise

    ku ndryshon aleanca jone me aleancat e greqi-serbi????

    thjesht per faktin qe greqi-serbi i lidh pushtimi i tokave shqiptare pra para se ne te beheshim shtet ndersa aleancat tona erdhen te detyrueshme mjaftonin te ishin kunder ketij aksi
    dhe te themi te drejten ne 20 vjet solli sukses te papare saqe beograd-athine akoma jane ne shok
    njehere qe kemi zgjidhur ceshtjen me serbine greqia do ndjehet me e kercenuar prandaj do kemi edhe me shume incidente diplomatike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje