Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në mbylljen e fushatës elektorale në Devoll.
Basha kërkoi votat për kandidatin e PD, Bledion Nallbati dhe Partinë Demokratike për të ndalur të keqen dhe babëzinë qeveritare e cila ka arritur deri aty sa të vjellë dhe lekët e kompensimit të ilaçeve për të sëmurët. Asnjë investim në shërbim të qytetarëve, asnjë vend të ri pune s’kanë hapur, asnjë shkollë e re dhe buxhetit të shtetit i mungojnë 150 milionë dollarë në 5 muaj.
“A e dini që vetëm në 5 muaj ju mungojnë 150 milionë dollarë në dogana e tatime? Po ku janë taksat? Pse nuk janë në arkën tonë të përbashkët, pse nuk kthehen në shkolla, kopshte, çerdhe, në rrugë, pse nuk kthehen në subvencione për bujqësinë, siç patën premtuar, pse nuk kthehen në rritje rrogash e pensionesh, siç patën premtuar, pse nuk kthehen në vende pune, siç patën premtuar? Sepse janë kthyer dhe kthehen në vila, kështjella, hotele dhe luks për oligarkinë”, theksoi Basha.
Sipas tij, në 21 qershor me votën e bashkuar, të majtë e të djathtë do t’i kthejmë vendit shpresën, do të miratojmë ofertën e re që u jep zgjidhje problemeve të qytetarëve, ulje taksash, ulje të çmimit të energjisë, falje të kamatë-vonesave, mbështetje për bizneset që hapin vende pune, etj.
“Se me votën tuaj, ne do të bëjmë realitet premtimet tona, ne do të ulim me 25% çmimin e energjisë, do të falim kamatë-vonesat, ne do të ulim taksat kombëtare, do të ulim çmimin e naftës me 240 lekë për litër, taksë shtesë që shtoi Edi Rama”, shtoi ai.
Basha theksoi se “familjeve të pamundura shqiptare u them sot se zgjidhja e problemeve tuaja kërkon punë e përkushtim, por se me votën tuaj ne do ta nisim duke i bërë më të lira ushqimet e shportës për ju, për të bërë më të mundur mbylljen e ditës, mbylljen e muajit për ju”.
“Nuk do të ndalemi këtu. Do të heqim taksat për bizneset që punësojnë të rinj, do të ulim taksat për sipërmarrjen që punëson, do të ulim taksat mbi të ardhurat personale për të rikthyer punën, punësimin dhe paga dinjitoze, në qendër të vëmendjes sonë”, deklaroi Basha
basha vazhdon nje tur me mashtrime te shemtuara, ne mungese te nje pune qe ta mbroji si kryebashkiak. kjo eshte e verteta e puneve qe do bej pd po te fitoi. do bllokojne cdo gje dhe do ja ven fajin rames sic po e ben basha ne tirane. por basha nuk thote se pse dreqin nuk mbledh dot buxhetin e bashkise dhe as arrin ta shpenzoji ate?! kesaj pyetje qytetaret do i pergjigjen me vote.
pd eshte ne krize te madhe. kjo fushate qe eshte per administratoret me te mire po kthehet ne mashtrimet me te medha. nuk e di si ka mundesi qe shqiptaret te besojne te tilla gjera dhe qe te votojune nje parti ku kryetari i bere dem shtetit 300 milion dollar. si do ja uli ky taksat? duke vjedh nai tender tjeter?
basha dhe mashtrimet e tij nuk ndalen. si ka mundesi qe nje njeri i tille vazhdon dhe flet per ulje cmimi te energjis kur zgjedhjet jan lokale dhe eshte vet kryebashkiak??! a nuk i di ky kompeencat e veta? i bie qe paska qen e vertete ajo puna e gjumit 4 vjet! nuk e di si pretendohen votat ne kete menyre, por jam i sigurt se qytetaret do ti thone Jo me vote ketij mashtrimi
si do e ulesh cmimin e energjis kur ti ishe ne qeveri dhe bere ate kontraten me Cezin? si do e ulesh cmimin e naftes kur deri dje nafta nuk kishte asnje cilesi dhe korrupsionin e drejtonin nga drejtoria e policis? si do i ulesh taksat kur ben korrupsion te paimagjinueshem me rrugen e kombit? prandaj qytetaret do votojne drejtimin e duhur qe po e ben shqiperine perdite e me shume qe te futet ne rrugen e zbatimit te ligjit dhe te rritjes ekonomike
I shkreti ti qe vetem te klithesh di. Ne keto zgjedhje vleresohet puna e bere nga drejtuesit e qyteteve. Konkretisht ne Tirane Lulzim Basha premtoi shume e nuk mbajti asnje premtim. Premtoi kartat e studentit, krijimin e hapsirave te gjelberta, tramin, hipotekat e mjaft gjera te tjera. Cdo gje sot pas kater vitesh shohim qe ka mbetur ne stadin e premtimeve. Si mund te besohet nje mashtrues i tille.
Premtove edhe ne vitin 2011 mirpo nuk realizove asgje. Tirana eshte lene ne harrese prej kater vitesh. Basha qe tani pellet gjithandej e ka braktisur kryeqytetin. Ne Tirane mungojne kazanet e plehrave, kapaket e pusetave e mjaft gjera te tjera per investime as qe mund te flitet. Nuk eshte kjo Tirana qe duam.
Enderra dhe vetem enderra. Po cfare kujtoni ju z. Basha se harron kollaj populli se si u katandis ky vend gjate qeverisjes tete vjecare te Partise Demokratike? Qeveria te vazhdoje rrugen e reformave, prandaj e votebesuam. Reformat e nisura te vazhdohen me tej e te dergohen deri ne fund. Jemi koshiente qe reformat kane kosto mirpo shume shpejt do japin efektin e tyre pozitiv.
qarku i korces ka patur vitet e shkuar nje kryebashkiak te shkelqyer si niko peleshi dhe tani me sotiraq fiqo dhe mbeshtetjen e qeverise socialsite, eshte nje nga qarket me me shume zvhillim. prandaj eshte jo logjike qe basha ben akuza te tilla pikerisht nga nje vend si ky!
kryetari i partise demokratike lulzim basha vazhdon te akuzoj dyshen ramameta per gjithcka qe atij i duket qe ndodh keq ne kete vend ndersa vet deklaron gjithashtu se eshte per te ardhur keq si edi rama merret me kandidatet e vet. ky ose nuk di cfare thote ose eshte aq sharlatan sa te besoj qe te tjeret mund ta besojn!
lulzim basha mendon se me kete retorik boshe qe perdor kunder kryeministrit edi rama dhe kryeparlamentarit ilir meta, mund ti genjej qytetaret per te votuar mashtrimet e veta. kjo gje nuk mund te ndodh pasi qytetaret ne menyre masive do mbeshtesin partine socialiste dhe aleancen per shqiperine evropiane.
nese ky mendon se mund te baskoj te djathtet dhe te majtet duke akuzuar qeverine dhe aleancen er shqiperine evropiane atehere gabohet tragjikisht. ai ne fillim duhet te shikoj te bahskoj aleatet e vet dhe votuesit e partise demokratike te cilet e kane braktisur totalisht duke mbeshtetur partise socialiste dhe aleancen per shqiperin evropiane!
i ndjer ne deshperim se eshte i braktisur nga te gjithe, nuk ka se cfare ben tjeter , vetem flet ne emer te gjitheve pa autorizim, ik o basha se askush nuk te mbeshtet me. nuk duron dot populli te behen shpifje te tilla nen kurrizin e tyre. nuk do populli te shohi kete lider qe nuk ofron asgje tjeter vecse mashtrime dhe genjeshtra.
lulzim basha duke u munduar gjogja te bashkoj demokratet dhe socialisten nen udheheqjen e tij, harron se vet pertia e tij eshte e percar, njerzit e kane braktisur ate, mitingjet i ka te deshtuara ndersa te gjithe sontazhet e nxjerin ate humbes me diference te thelle. me keto duhet te meret ai me shume!
populli e ka vendos tashme, do braktisi anijen e shpifjeve te bashes do shkoj ne drejtimin e duhur. aty ku populli ndihet i perfaqesuar. prandaj cdo vote do jet kundra politikes bllokuese te bashes, cdo vote duhet te jet per mireqenies se familjeve tona, dhe cdo vote duhet te jet per kandidatet e majte
basha genjen , shpif, mashtron dhe hedh balt kudo qe vete. kete politik duam ne? ne duam qe politika te na ofroj zgjidhje, dhe zgjidhjen na ofron vetem aleanca e majt e drejtuar nga kryeministri i shqiptareve edi rama. ne duam te ecim krah per krah me kete qeveri. ne duam te shohim me shum angazhim per te punuar nga ata qe do votojm, dhe kete do e bejn vetem kandidatet e majte
mos e degjoni se cthot ky papagalli i berishes. ky ka per qellim te destabilizoj dhe te percaj shqiptaret. por e ka te kot se asnje vot sdo marri basha nga qytetaret. nuk bien pre e presioneve dhe shpifjeve te bashes. ne kete menyre cdo vote do shkoj per aleancen per shqiperin europiane
erdhi 21 qershori, ku do te ndaj politiken e shpifjes me ate qe i sherben qytetareve. erdhi dita kur do denohen shpifjet e bashes, dhe do votohen projektet e qeverise. shqiptaret kan mundesin e mire per te zgjedhur te ardhmen e tyre drejt BE-se dhe duke u bere pjese e projekteve per qytetet e tyre
ne do votojme per te ardhmen tone , dhe per te ardhmen e femijeve tane. sepse cdo vote do shkoj per drejtimin e duhur. ne nuk duam te votojm per bllokimin e te ardhmes tone. basha ka vetem plan per te kthyer voten tone kundra qeveris, per interesat e tij klienteliste
nuk duam te kthehemi mbrapa. vota per bashen eshte vote per kthimin mbrapa. dhe basha nuk ka asnje ofert per qytetaret. ai ofron modelin e tiranes. model ne te cilin ai do te mbahet mend se nuk ka mbajt ansje premtim. prandaj nepermjet votes sone duhet te votojm kundra ketyre shpifjeve