E.D – Sa takime ke bërë sot?
E.V: 12, kam edhe dy pas emisionit. Mediatike janë bërë vetëm takimet përmbyllëse, si ai që bëmë sot (dje) në njësinë 7, 9 dhe ajo 11.
E. D- Keni thënë se do të bëni një moratorium për ndërtimet, si do hapen vende pune, nëse bllokoni ndërtimet, kur dihet ndikimi i këtij sektori në ekonominë tonë?
E.V: Ky është një mit urban, ndërtimtaria është 1/3 e punësimit dhe ne nuk mund ta bllokojmë. Por, ne do të ndalojmë “pyllin” e ndërtimeve për pallate, kemi 8 mijë apartamente të pashitura. Ndaj punëtoret e ndërtimit do të punojnë për Unazën e Madhe dhe të Mesme, do të punojnë për parqet. Pra, punë do të këtë në sektorin e ndërtimit, por nuk do të ndërtohen godina më, se po na merret fryma.
E. D: A ka një mënyrë për të ndërhyrë në treg që nga kjo kategori banesash disa të kalojnë tek fondi i banesave sociale?
E.V – Ne po mendojmë të fillojmë një ankand për blerjen e këtyre pallateve, kemi nisur diskutimet me ministrinë e linjës, gjithçka po strukturohet rreth kësaj ideje.
E.D: – Po si do ia bëni me pallatet pa hipotekë?
E.V- Ka një ligj për këtë punë, kur ka problem me këto pallate. Por ne nga ana jonë do të bëjmë një grup që do të shikojë problematikat dhe do të çojmë ekipet për të çliruar 400 pallatet që janë pa hipotekë.
E.D- A do të ketë Tirana një qender hitorike?
E.V- Do të ketë një projekt të ri natyrisht që do të përfshijë disa zonë. P.sh, do të ndërhyhet në zonën e Pazarit të ri, pasi ai është një metaforë e çfarë ka ndodhur në Tiranë. Do të ketë një strukturë të re dhe të lehtë për zonën e tregut, ndërsa fasadat do të rregullohen. Do të nxitet zejtaria në këtë zonë. Kemi plan që këtë zonë ta kthejmë pasdite në zonë turistike. Zona e kalasë së Tiranës do të jetë një tjetër pjesë e rëndësishme e këtij plani. Jemi me fat që e kemi, por duhet pastruar dhe duhet bërë e përshtatshme për turistët. Qendra do të rregullohet vetëm kur të rregullohet trafiku. Nuk mund të lihet një govatë me bar në qendër të Tiranës. Do të bëhet një konkurs për qendrën, kur të jetë zgjidhur fillimisht problem i trafikut.
– Çfarë do të ndodhë me Kopshtin Zoologjik?
– Ka nisur procesi i planifikimit të tij. Duam të fusim dy koncepte, atë arkitekturor, sepse kopshti zoologjik ka qenë një burg për kafshët. Kemi parë tmerre në këtë kopësht zoologjik. Sot kopshti ka një inventor të turpshëm, ndaj ne duam të fusim të paktën 50 kafshë, përfshirë dhe kafshë ekzotike. Duhet organizuar hapësira, sepse ajo nuk mungon. Kopshti po mendojmë që të bëhet në disa kate. Kopshti duhet të menaxhohet më mirë, si një fondacion, duhet të ketë një bashkëpunim bashki-biznes, si në të gjitha vendet e zhvilluara. Do të ketë kompani të ndryshme që do të kujdesen për kapanone të ndryshme. Kopshti zoologjik duhet të jetë rentabël dhe nga ana komerciale.
– Në të gjithë fushatën, nuk kam dëgjuar shumë fjalën fëmijë. Çfarë plani keni për ta?
– Kemi parë disa koncepte. Njëri prej tyre që po gjen zbatim në shumë vende të botës është ai I mesimit duke luajtur, këto duam të fusim. Ka hapësira të lira në Tiranë dhe nëse ka interes në duam të fusim konceptet e “qyteteve të fëmijët” si chizaneo???? ose minopolis. Kur kemi prezantuar projektet për çdo lagje, kemi prezantuar dhe ato hapësirqa që pretendojnë të çlirojmë dhe të bëjmë minifusha për fëmijët ose parqet çlodhëse për fëmijët dhe të rriturit.
– Kur ke qenë për herë të fundit tek liqeni artificial? Pista është prishur, e di?
– E di. Jam në dijeni për cdo gjë. Pista e prishur, dritat e mungura. Gomari që nxorrën nga ujërat e liqenit. Asnjë nuk është bërë që nga koha e Ramës. Hapërsira e liqenit do të lirohet dhe do t’i kthehet qytetarëve. Do të ketë një rikonceptim të parkut të integruar të liqenit që përfshin liqenin, parkun e tij, Parkun Olimpik, Kopshtin Zoologjik. Nis së shpejti pastrimi i liqenit me një pajisje robotike në thellësi. Do të këtë një ristrukturim të kanaleve të zeza, sepse këto ujra nuk do të derdhen më në liqenin artificial siç ka ndodhur gjatë viteve të fundit.
– Ke shpërndarë nëpër Tirane grupe të rinjsh që kanë krijuar një database me problemet e qytetit?
– Po, ka patur një grup rreth 80 persona që kanë mbledhur problemet. Janë mbi 4500 probleme te rregjistruara tashmë, rrugë pa puseta, pa drita, të prishura. Pra, një database për çdo gjë që i mungon qytetit. Që nga dera e shtëpisë të secilit deri tek shkolla e fëmijëve.
– Do të zgjidhet përfundimisht çështja e puseta dhe zgarave?
– Unë besoj tek filozofia e Rudi Xhiulianit, kryebashkiakut të Nju Jorkut: “Asnjë xham i thyer”. Kjo do të thotë se nuk duhet lejuar të kesh asgjë mangut, sepse nëse lejon një gjë, do të vij pas saj e dyta e kështu me rradhë. Ne kemi hapur një faqe “Unë për Tiranën.com” ku qytetarët raportojnë për mungesat në zonën e tyre. Unë e di sot ku shkon skrapi i pusetave, ndaj do të shkojnë në burg ata që e marrin nga hajdutët këtë skrap. Vjedhesi, pranuesi dhe shkrirësi do të shkojnë para përgjegjësisë ligjore. Pse në disa qytete nuk vidhen kapakët për skrap? Tiranës i ka ardhur në majë të hundës me retorikën e shfajësimeve.
– Do ulen taksat?
– Problem i qytetit nuk janë taksat e as 450 leket e pastrimit. Problem është mbledhja e taksave. Njerëzit sot i vret selektiviteti, sepse bashkia aktualisht mbledh vetëm 30 përqind të taksave.
– Do marresh taksat e biznesit te vogel?
– Do marr fillimisht taksat e PD-së. Ajo ka vënë tabela bllokimi gjithandej dhe nuk paguan për këto tabela.
– Zgjidhje për trafikun do jepni?
– Parko dhe merr transport public. Kjo do të jetë filozofia jonë e re. Autobuset që vijnë nga rrethet nuk do të rrotullohen më rreth Skenderbeut. Do të bejmë një terminal për autobuzëve. Do të rikthejmë linjat e dedikuara të autobuzëve që kjo mënyrë transporti të jetë atraktive. Do të rikthejmë korsitë e biçikletave, do ndërhyjmë tek unaza e Tiranës. Këto janë disa zgjidhje praktike për transferimin e problemit te trafikut.
– Po i bëre këto do të shkosh në punë me biçikletë?
– Unë kam nisur të lëviz me biçikletë, 2-3 herë në javë marr biçikletën. Dhe këtë nuk e them për populizëm elektoral, por kur kam rrugë të shkurtra e preferoj biçikletën. Nuk bëj gafë ta premtoj dhe të mos e mbaj këtë premtim, sepse nuk kam ndërmend të them PO për cdo gjë që më kërkojnë dhe mos të mbaj fjalën pastaj.
– Po për Lanën çfarë do të bëhet?
– Nuk do të betonizohet për parkim. Hapësira të tjera do të bëhen parkim. Jemi pranë një marrëveshje me qeverinë japoneze për pastrimin, filtrimin dhe gjelbërimin e Lanës, si një segment që lidh dy gjysmat e qytetit. Lana nuk do të jetë më një kanal i zi i qytetit.
– Do i kthehemi një bisede tonë të vjetër. Çfarë do të bëhet me lypësit?
– Kemi menaxhuar 200 raste të tilla me Ministrine e Mirëqënies sociale dhe rinisë gjatë kohëës që unë isha ministër. Pra kemi një koncept që e aplikuam me sukses. Jemi lidhur me disa organizata që I ofruan këtyre 200 fëmijëve kopshte dhe streha parashkollore, iu ofrua një vakt i ngrohtë e kështu me rradhë. Pra kemi një histori pune të mirë në këtë drejtim, që do ta vazhdojmë në bashkinë e Tiranës. Aktualisht në bashki ka një sektor që merret me këtë punë, por ai nuk funksionon. Do të përdorë shembullin e mirë që përdorëm në ministri për ta kaluar në bashki këtë projekt. I jemi drejtuar që tani bizneseve që të falin ushqimet e pashitura që janë afër skadimit. Kemi folur me të gjithë operatorët. Shumë e kanë mirëpritur, sepse kanë kosto për asgjesimin e produkteve të pashitura. Në një qytet si Tirana nuk e kemi luksin që të kemi të pangopur. Kemi bashkëpunim me komunitetet e besimit, pasi kemi konstatuar se integrimiteti I tyre eshte mjaft I lartë, ndaj do të na duhet bashkëpunimi më këto kuminitetit në mënyrë që t’I adresohemi atyre që kanë mundësi të ndihmojnë.
– Ne jetojmë në të njëjten lagje, por unë nuk kam qenë kurrë në shtëpinë tende. Sa metra katrorë eshtë?
– 120 metra katrorë është shtëpia ime. Jetoj në një apartament dhe kam drejtorin e A1 Report Ilir Babaramon komshi. Aktori I humorit Gaz Paja jeton sipër meje. Kushdo e di që unë jetoj aty. Jam bërë subject shpifjesh javët e fundit në lidhje me banesën time. Nuk kam vilë, sepse po ta kisha do të shkoja të jetoja. Unë nuk kam jetuar kurrë në Hollandë, sepse aty ishte marrë ajo vilë që u shfaq në media. Si duket ngatërruan vilën e tyre me shtëpinë time ata që jetojnë në Hollandë, qytetarët e kuptojnë kujt i referohem. Kushdo mund të vijë në shtepinë time ta shoh se ku jetoj. Fitorja jonë do të jetë një leksion sesi duhet bërë fushata. Askush nuk po merret me gruan e Halimit a Bashes. Ata sulmojnë me libër shtëpi familjen time. Unë i kam kërkuar të gjithëve debat, por në vend të debatit, po vijnë vetëm shpifjet. Fushata e tyre ka devijuar nga hallet reale.
– A merresh ti me punet e Ajoles?
– Ajola ka 10 vite që punon në disa studio ligjore. Ajo është juriste, shoqe dhe bashkeshorte e shkelqyer. Avokati ka për detyrë që të mbrojë këdo që ka klient kompania ku ajo punon. Ajola nuk është avokate penaliste, por avokate tregtare, edhe asaj i shperndahet puna nga studioja ku është rrogtare. Ajo nuk merr as donacione, as është e përfshirë në afera të turbullta. Zonja ime ka qenë e punësuar staf pranë disa studiove ligjore prestigjioze dhe unë nuk kam qenë ministër në kohën kur ajo sulmohet që duhet të mendosh se dikush ka tentuar të përfitojë nga afërsia me pushtetin. U hodh shumë baltë, por fatmirësisht kjoo baltë nuk ka ngjitur. Kjo fitore e imja dhe e ASHE ne 21 qershor do t’i japë fund kësaj kulture balte.
– Sondazhet, të pakten deri përpara disa ditësh, të nxjerrin poshtë Aleances. Si shpjegohet?
– Ne jemi një koalicion me 40 parti, prandaj koalicioni ka më shumë përqindje, në koalicion ka dhe parti të djathta dhe u desh pak kohë derisa qytetarët të fillonin të pranonin që janë të djathtë, por do të votojnë për një kandidat të majtë. Së fundmi ka një përputheje të plotë në sondazhet tona të brendshme mes votive të kandidiatit dhe koalicionit. Klima e krijuar 10 ditët e fundit, njerëzve iu kujtoi fushatën e 2013, ku Berisha humbi thellë, sepse u mor me familjen e Rames, asnjë nuk e meriton këtë lloj trajtimi.
– Si po punon me Ilir Meten?
– Shkëlqyeshëm. Ka një ekip të mrekullueshëm. Janë bashkëpunëtorë jashtëzakonisht korrekt.
– Me Idrizin?
– Kam një marrëdhenie njerëzore, miqësore me të para asaj politike. Me një pjesë të ekipit të Idrizit dhe të Metës kam punuar në ministri, duke finaliziar me shumë sukses projekte madhore si ajo në fushën e formalizimit të punës dhe largimi nga informaliteti, dhe reforma e pensioneve.
– Po me Bamir Topin?
– Me presidentin Topi kam kaluar kohë së fundmi. Ai ka një ekip shumë të fisëm për këshillin bashkiak. Forca e tyre në këshillin bashkiak do ta bëjë më të bukur fitoren tonë.
– Brenda PS fillimisht kur u shpall kandidatura jote u fol për një diversion, për Tahirin, Majkon. Si u zhvillua bashkepunimi më pas?
– Kam një bashkëpunim të shkëlqyer. Do ta shikoni në zgjedhje këtë. Faktet flasin që ne kemi një ekip kompakt. Tek Majko dhe Tahiri jam mbështetur më shumë gjatë fushatës.
Po për Halim Kosovën çfarë mendoni?
– Halimi do të kisha preferuar që të kishte patur pak më shumë kontroll në fushatën e tij. Partia e tij merret me shumë sharje dhe shpifje. U morën shumë me familjen time si kundërshtar në këto zgjedhje. Do të doja të kishte më shumë forcë morale për të kontrolluar mezazhin
– Do ta merrje në telefon po të fitojë ai?
– Natyrisht që do ta marr. Mezi pres të flas me të sesi do ta bëjmë Tiranën më të mirë.
– Një pyetje e fundit. Në drejtimin e bashkisë ka më shumë punë, 1 milion banorë. Nënkryetarët do të jenë politikë apo administratorë?
– Brenda njerëzve politikë ka shumë njërëz të mirë. Por mes tyre do të zgjedhim dhe ato që kanë aftësi menaxheriale.
erjoni eshte njeriu qe ka vizion per tiranen. cdo projekt gati sa te vi ne krye te bashkise. kjo eshte ajo qe e diferencon me kosoven. kjo eshte menyra qe duhet per te rregulluar shume gjera ne tirane. smund te rrine njerzit dhe te presin qe halimi te vazhdoji nje bulevard betoni apo nje tram imagjinar. tirana meriton nje kryebashkiak qe rri 24 ore ne zyre dhe nje njeri qe vazhdon punen duke rritur cilesine e sherbimeve dhe te jetes se qytetareve
programi qe Erion Veliaj ka paraqitur deri tani eshte qartesisht ajo qe qytetaret e Tiranes duan pas nje mungese totale te kryebashkiakut ne arrati lulzim basha. ky program eshte i gjere, ambicioz por realisht dhe do rilind kete qytet!
SALDATORET E EDI RAMES
Tek shiste fiqte me bishtat qe akoma qumezonin, Erjonkes i ngjiteshin gishtat me thonjte e prere me dhembe dhe duart i shndroheshin ne nje te tere. Shume stermundohej ti shkepuste me uje, shurre, shpesh me peshtyme, po ato nuk donin t’ja dinin, ngeleshin ashtu te bashkuar perjete. Kur nje te djele pikniku me mamin ne Babru, tiganit te fergimit te sardeleve me zjarr shkurresh e flete librash te fillores, ju keput bishti, trundriturit Erionke ju kujtua qumeshti i fiqeve kakareçe, dhe pa medyshje tentoi ti ngjiste bishtin tiganit sterr te zi. Po nuk ja doli dot, i ngeli bishti perseri ne dore.
Qe ate dite i premtoi mamase kur te rritej do behej saldator, natyrisht me shkolle, qe problemi i bishtave pa tigane e dhembeve te thyer te pirunjve, te mos e shqetesonin me ate. Me te thene e me te bere, u dipllomua (e vetmja dipllome reale qe posedon) ne shkollen teknike per saldator e llamrine kthyes. Arriti per disa kohe edhe te ushtroje profesionin e fituar me djerse e nete te tera me gjysme patate ne sy, nga shkendijat e saldimeve. Ne kohen e lire, me biçiklete, ja jepte nje turre drejt çadrave te gabeleve per ti riparuar dallapet e kafese, qyreket e tangaret qe aq shume preferoheshin nga tironasit qe e kishin adoptuar si “çun tirone”. Paçka se hera heres i therisnin me emrin e prejardhjes se tij qelbesiranak (nga Qelbesira – Ura Vajgurore).
E dinte vetem Edi i Kristaqit qe ne kete vend (diku andej nga Konispoli) nje tjeter saldator kerkonte te hynte ne politike si pak te tjere. I kushtoi shume nete pa gjume e andralla te pafundme, Edit, perzgjedhja per saldatorin – kryebashkiak te turnit: zgjodhi pikerisht ate, Erjonken e tiganeve te salduar me qumesht fiqesh kakareçe.
Te pakten ai nga Konispoli nje gjuhe te huaj e flet rrjedhshem – greqishten -, po ky i Tirones mosnjohja e anglishtes, e beri te perfundoje ne tre muaj aventuren e tij ne Universitetin Amerikan, pa le pastaj te kete marre edhe master ne Angli ?!
Ne gjithe kete fushate, e vetmja gje qe eviton te beje publike eshte pikerisht mosformimi universitar i tij, dhe dihet per ç’aresye…..
A mund ti mungonte tenxheres kapaku? Jo se ne njohjen e gjuheve te huaja kane ç’te ndajne me Ajolen avokateshe: shkembimet e @-maileve me fotografin fashist te “Il Tempo” – Mauro De Renzis – bejne te shkulen se qeshuri edhe indianet e bangladeshit, shites ambulante ne plazhet italiane, jo vetem per gabimet gramatikore, po per stilin rrugaçor te menyres se si i drejtohej fashistit dhe ndihma e pa kursyer per t’ja lehtesuar perballjen me ligjin e shkelur nga De Renzis.
Per hir te njohjes me personazhet e marre ne patronazh nga Ajola e Erjonkes, Mauro De Renzis ka punur plot 36 vjet si fotograf ne gazeten e fashisteve italiane te Almirantes gati kater dekada. Eshte nga veriu i Italise, njelloj si Becchetti dhe shumica e redaktoreve te Agon-TV. Nga sa deklaron ne intervistat qe ka dhene, ka hyre ne Shqiperi me operacionin “Pelikan” ku eshte njohur me zhvatesin e ndihmave njefare Fatos Nano. Vazhdimin tashme e kane mesuar edhe tellallxheshkat tek Livadhi pas Kryeministrise se Edit te Kristaqit, qe zgjodhi per kryebashkiak, saldatorin e bishtave te tiganeve me qumeshtin e fiqeve kakareçe.
Erioni premton nje Tirane totalisht ndryshe. Nje Tirane per qytetaret. Tiranes momentalisht i mungojne edhe gjerat me minimale si kazanet e plehrave apo kapaket e pusetave. Te mos flasim pastaj per trotuaret e korsite e bicikletave ku keta te paret jane zaptuar nga shitesit ambulante nderkohe qe korsite e bicikletave jane zene nga makina te parkuara dysh apo tresh. Lana mban ere te padurueshme nuk kalohet afer saj. Nuk eshte kjo Tirana qe duam. Erioni duhet ta ndryshoje qytetin permes investimeve.
Erjon, e ke pyetur Ilir Meten cfare ka bere me bllokun e zi ….ate qe ja ke permendur 100 here me pare.
Shpresoj te kesh lare koken kur ke shkuar ne takim me te dhe me stafin e tij se ai i ka inat shume kokpalaret.
Ne ministrine qe drejoti Erioni kreu nje sere reformash e mori nje sere masash. U krye reforma ne pensione, iu dha fund abizimit me ndihmat ekonomike, ndihmen e merr ai qe i takon, arsimi profesional u kthye ne trend, u hapen zyra te reja pune dhe ato ekzistuese u kthyen ne funksionale, u realizua demshperblimi i ish te burgosurve politike, etj. Te gjitha keto te japin shprese se mjaft qe Veliaj te kete vullnet dhe edhe ne Tirane mund te realizohen pune te mira.
Ne Tiranen qe u premtua Tram, karta studenti, hapsira te gjelberta, hipoteka, etj, nuk ka as kazane ku te hedhesh plehrat. Imagjinoni se ne ç’derexhe eshte katandisur qyteti. Me ndarjen e re Tiranes i bashkangjiten edhe mjaft zona te tjera perreth. Kjo ben te mundur qe kompetencat e kryetarit te Bashkise te jene me te medha por edhe pergjegjesite. Kandidati Erion Veliaj eshte njeriu adapt qe mund te arrije te qeverise ne menyren me te mire Tiranen.
qyteti i tiranes pas zgjedhjeve lokale te 21 qershorit do ringrihet nga renojat e saj ne te cilat lulzim basha e la te vertitet ne kater vite mungese totale administrimi. tashme ka ardhur koha per pune to fort me erion veliaj me ne krye!
qytetaret e tiranes mezi presin qe pas zgjedhjeve te 21 qershorit te filloj puna per rindertimin e qytetit nga renojat ne te cilat lulzim basha la qytetit te shtrire, per ta bere qytetin nje qytet modern pas kanibalizmit qe basha beri mbi trupin e qytetit.
sapo te marri frenat e bashkise se tiranes erion veliaj do kthej qytetin ne nje qytet evropjan me vlera moderna, nje pike referime ne rajon dhe me gjere. tirana me ndarjen e re teritorijale ka mundesi zhvillimi pa fund dhe e vetmja gje qe i duhet esht visioni i erionit.
erion veliaj ka nje vizion te qarte qe deshiron te aplikoj per qytetin e tiranes sapo te marri drejtimin e bashkise me te madhe te shqiperise. qytetaret e kane vlersuar kete program te tij dhe per kete arsye do e mbeshtesin ate ne menrye qe ai ti japi qytetit nje frymerarje te re!
I them ERION VELIA-s, Partise Socialiste dhe EDI RAMES, ju keni nje problem te madh sepse ndryshe flisni per fushate zgjedhore dhe ndryshe veproni pas fushate ne qoftese fitoni.
Ne lidhje me pronen, kur ke nje ambjent dhe jep me qera ju rritet taksen e qerase nga 10 ne 15 perqind. Qe nuk e thate gjate zgjedhjeve te kaluara.
Rritet gjithashtu taksen e siperfaqes se truallit, ambjentit, biznesit ose dyqanit.
TANI, do te vendosni pas zgjedhjeve ne Tirane cmimin dysheme sa do te jete per meter katror qeraja e dyqanit ose e ambjentit per 11-te njesite bashkiake te Tiranes.
Pra, pronari qe jep me qera nuk eshte zot me ne pronen e tij dhe ju kerkoni te taksoni me taksa absurde gjithcka.
ME e MADHJA eshte qe direkt pas zgjedhjeve JU KERKONI qe AUTOVETURAT e prodhuara nga VITI 2008 e poshte te nxirren JASHTE PERDORIMIT dhe QARKULLIMIT. Nga cili shtet i zhvilluar e keni marre kete eksperience??!!
PSE NUK i THONI keto GJERA GJATE FUSHATAVE ZGJEDHORE??!!
A po keto jane porosite e MAFIES POLITIKO-EKONOMIKE SHQIPTARE. Tung.
Projekte konkrete per qytetin qe per fat te keq eshte lene ne harrese. Erioni eshte i duhuri per te drejtuar qytetin, ka aftesi te medha drejtuese e menaxhuese. Shpresojme shume qe te beje pune te mire per kryeqytetin ashtu sikurse beri ne MMSR te cilen e drejtoi ne menyren me te mire per aq kohe sa ishte ne krye te saj.
Njeriu qe do i riktheje Tiranen qytetareve, Tiranen qe u mungon prej kater vitesh. Kryebashkiaku aktual ka rene ne letargji totale qe prej momentit te marrjes se postit te kryetarit. Premtoi shume mirpo nuk realizoi asgje. Besimplote se z. Veliaj do jete totalisht ndryshe edhe pse do i duhet shume pune pasi kryeqyteti eshte kthyer si ne kandahar.
Erjon, nuk e ke organizuar mire kete punen e komentuesve online. Shkruajne gati te njejtat gjera, dhe me te njeten gjuhe… nuk kane fare fantazi. Thuaji te bejne ndonje batute apo te fusin dicka me humor ne komentet e tyre, dhe mos te shkruajne gjithmone me gjuhe letrare por te perdorin dhe dialekte….ate tirons po e po por duhet dhe pak shkodrance ta marrsha dhe nje cike si pe Korce …dhe mos harro Vloren vella.
DI GJA NJERI SE KU DO NALOJN AAUTOBUZAT E ELBASANIT?
Se kuptoj si ka akoma njerez qe ne 8 vite te qeverisjes se shkuar vetem i kane mashtruar dhe lene pasdore, kurse tani kane goje e flasin keq per qeverine aktuale se po u kerkon te jene korrekt me detyrimet e tyre. Qytetare te cdo vendi te Shqiperise, nuk mund te kete permiresim te jetes sone nese te gjithe nuk kontribojme per kete. Asgje nuk behet sa e hap e mbyll syte, te gjitha duan kohen e duhur. Duhet te jemi te pergjegjshem dhe te flasim me kembe ne toke. Shqiperia ka ndryshuar dhe do vazhdoj te ndryshoj nese ne e duam kete. Ndaj te gjithe te votojme per drejtimin e duhur jo vetem per te miren e Tiranes por edhe te gjithe Shqiperise. Se bashku per te miren e vendit tone.