Një paralajmërim i Pjetër Arbnorit 19 vite më parë

15 Qershor 2015, 19:55Politika TEMA

Pjetër Arbnori nuk jeton prej korrikut të vitit 2006. Ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë prej vitit 1992 deri në vitin 2005.

U zgjodh kryetar i Kuvendit pas zgjedhjeve të vitit 1992 si dhe pas atyre të majit të vitit 1996.

Është cilësuar si “Mandela i Ballkanit”, pasi kaloi 28 vite të jetës së tij në burgjet komuniste.

Arbnori u zgjodh të drejtonte seancën e partë të kuvendit më 4 prill të vitit 1992.

I mbushur me shpresë për një rrugë të re që kishte hyrë Shqipëria, Arbnori flet me besim për një të ardhme drejt demokracisë duke e vlerësuar si mjaft të rëndësishëm momentin e parë të ndërrimit të sistemit pa gjakderdhje.

“Parlamentit tonë i bie barra që në vend të antishtetit të ndërtojë një shtet juridik, një shtet ku dimensionet e lirisë njerëzore të përputhen me kartën e Helsinkit dhe të Parisit. Parlamenti ynë duhet të ecë me traditën demokratike të periudhës së 1920-1924, në vazhdën e demokratëve të mëdhenj Noli, Gurakuqi e Prishtina, të ecë në traditën e demokracive të mëdha perëndimore, që kanë provuar se liria dhe përparimi janë një binom i pandarë” – thoshte Arbnori në ’92.

Por 4 vite më vonë, në seancën e parë parlamentare pas zgjedhjeve problematike të 26 majit 1996, Arbnori (i rizgjedhur kryetar i Kuvendit) zbulon se nuk kishte fuqi as të ndalte rrënimin urbanistik të vendit, gjë tjetër, jo e jo.

Ja pjesë nga fjalimi i tij, risjellë nga arkivat në portalin online tesheshi.com:

Të nderuar deputete dhe deputetë!

Nuk duhen nënvleftësuar kurrë mbi 300, 000 zgjedhës që votuan kundër alternativës sonë; veç kësaj, po përsëris, që Qeveria do të ketë kundër saj një parti edhe më të madhe se opozita dhe kjo do të jetë partia e atyre që nënvleftësojnë ligjet, e atyre që i anashkalojnë ligjet dhe atyre që thyejnë ligjet. Këta janë shumë më tepër se 300, 000 veta dhe që janë si në partinë e opozitës, ashtu edhe në partinë tonë. Mos të shkojmë më larg. Qindra deputetë kalonin çdo ditë, gjatë pesë vjetëve të kaluara, dhe e mbajnë mend lulishten e bukur që gjendej rrotull saj gjithë pemë dhe lule. Kishte vetëm një të keqe, ushtarë të armatosur me automatikë që rrethonin Parlamentin në çdo hap, duke ndaluar kalimtarët që të shijojnë gjelbërimin dhe hijet e bukura. Vetëm një kioskë ku u shiteshin hamburger deputetëve gjendej në këtë rrethim. U rrëzua diktatura, u vendos demokracia, përse duheshin gjithë këta kallashnikovë që të na ruanin? Deputeti nuk ka arsye se përse të ruhet. Nuk ka më anëtarë byroje dhe sekretarë të Komitetit Qendror. Ndër urdhrat e parë që dhashë kur u bëra Kryetar i Kuvendit Popullor ishte lirimi i lulishtes për të shëtitur pa pengesë qytetarët. Një rrethim tepër i ngushtë mbeti vetëm natën për ndërtesat. Befas u ngrit një kioskë. “Përse? – pyeta. Po që deputetët të hanë ndonjë ëmbëlsirë. E po, mirë, – u përgjigja. Me gjithë ato fjalë të hidhura që shkëmbehen në seanca, le të ëmbëlsohen pak”. U ngrit edhe një kioskë tjetër. “Përse? – pyeta. E, po, për akullore e pije. E, po, mirë. Meqë nxehen në seanca, le të freskohen pak”. Bëri pushimet Parlamenti dhe kur u kthyem, gjetëm të ngritura 4-5 kioska. Protestova. I kemi me leje na thanë, nga Bashkia, nga KRRT-ja, nga KKP-ja, e nga ku e di unë. I dërgova protestë zyrtare Bashkisë, KRRT-së dhe në vend të përgjigjes u gdhi e rrethuar 1/3 e lulishtes së Parlamentit, sepse do të ngrihej një xhami. U bë mbledhja e të gjithë kryetarëve të komisioneve dhe e kundërshtuam prerë. Kemi respekt për besimet, i përkrahim, por ne jemi shtet laik dhe nuk është logjike që te dera e Parlamentit të këndojë prifti apo hoxha. Kërcënova se do të vendos përsëri roja dhe ndërtuesit e hoqën rrethimin e llamarinave, po ndërkaq kioskistët vazhduan sulmet e natës duke rrethuar lulishten dhe Parlamentin me një mur të padepërtueshëm. Nuk mjaftoi kjo dhe firma gabi mu anash rrugës andej nga futen delegacionet e huaja në Parlament nderi, me mijëra rrecka të të gjitha markave dhe ngjyrave dhe hapi më të madhin treg arixhinjsh në Tiranë. Mora shembull lulishten e Parlamentit, por e gjithë Shqipëria është shndërruar në një kantier ku ndërtohet me leje dhe pa leje, me pronë dhe pa pronë, me bekim apo me heshtje autoritetesh. Ligjet e mira nuk na vlejnë, po qe se komisionet përkatëse nuk marrin në dorë kontrollin e zbatimit të tyre…”

17 komente në “Një paralajmërim i Pjetër Arbnorit 19 vite më parë”

  1. katarakti says:

    I persekutuari Pjeter Arbnori ka qene 1 milion here me demokrat se stalinisti Sali Berisha. Dhe prandaj e hoqen qafe me lezet. Dhe megjithese ishte i persekutuar deri ne asht nga regjimi kriminal i Hoxhes, ai kurre nuk u tregua revanshist apo hakmarres. Edhe ne kete drejtim ishte 1 milion here para Berishes. Por fatkeqesia e papare per popullin shqiptar ishte se ne krye te vendit doli perbindeshi nga ViçiDoli. Ne kuvendin e pare pluralist ne Shqiperi, PD-ja kishte deputete klasi, me kulture dhe dinjitet. Sot eshte plot me injorante, bandite, jesmene, te tredhur dhe hajdute.

    1. dfg says:

      Jam kurioz te di si do te jene ne zgjedhjet e ardhshme

  2. koco says:

    Doemos cfare mundet te presish nga shpellare me mendesi e nje jete kafsherore se ne ate bum batak e ndjente vehten rehat Shpellari me i zgjyrosur e me i neveritur qe ka njohur ky vend .

  3. sulo permeti says:

    pjetri u helmua ne thellesi te shpirtit,nga loja e piset e sali katundarit.

    1. Bureto says:

      Çfardo mund te thuhet per Pjeter Arbnorin, por cilesimi “Mandela” i Shqiperise apo i Ballkanit, duket i sforcuar. Nuk jane vitet e burgut qe te bejne ta gezosh ate emer, por Vepra. Diktatura shqiptare ishte e tille, qe nuk te linte te pipetije pa le te beje vepra, por mu pse ishte e tille s’ka vend per Mandela. Mandela heroi i Afrikes se Jugut, ngriti ne kembe boten dhe me sakrificen e tij te paepur, i solli lirine popullit Afrikan ne luften kunder Aparteidit. Sa i perket Pjetrit, si ai kishte me dhjetra nemos me qindra ne Shqiperi, edhe me lart se ai. Kujtoni kleriket (“Rrno per me tregue” te At Zef Pllumit), Osman Kazazain, poetet Havzi Nela, Frederik Reshpja, Vizar Zhiti etj, etj. Pjetri po te qe i lire ne nje kohe tjeter ndodhta mund te ishte nje shkrimtar i mire. edhe ato pak libra qe botoi mbas viteve ’90 tregojne mesemiri per talentin e tij.”Kur dynden Vikinget”, eshte nje prej tyre. Pjetrin para viteve ’90 nuk e njihte njeri, edhe pse regjimi ishte ai qe ishte, por edhe sepse nuk kishte ndonje veper qe te kishte ndikim ne popull dhe ai ta kthente pastaj atew ne nje legjende te gjalle, edhe pse nen ze. Pas viteve ’90 me shume sesa vete aktiv “u rrembye” nga politika katoviciane, per t’u sherbyer dhe ç’eshte e verteta e kreu kete detyre me se miri. vetem kaq. Kujtoni vetem se mbas vdekjes se tij, te pakten nga berisha do te ishte kujtuar ndonjehere, por jo! Pjetri e kishte mbaruar sherbimin e tij, sepse vdiq dhe Saliut nuk i duhej me. Por, po te kishte veper, ate do ta kujtonim ne, populli edhe pa ndihmen e salinjve. Nje nga ato “vepra” qe do mbahet mend eshte ajo e urimit qe ai u beri minoritareve greke, kur ne baze te ligjit famekeq 7501, ata u bene pronare tokash, duke ua rrembyer ate pronareve legjitime shqiptare DHE DUKE I KONTRIBUAR, PER TURP KESHTU, EDHE ME SHUME, IDESE se “MEGALI IDHESE” Greke. Asnje patriot kudo qofte ne vende republikane, apo monarkike, diktatoriale apo demokratike, te lira apo jo, nuk do te guxonte ta bente kete ne vendin e tyre me pronat e popullit te tyre. Kjo veper (tashme e pranuar dhe nga aktoret kryesore politike si gabim-citoj Berishen)do te ngelet si njolle turpi per politiken shqiptare, pa dyshim edhe per Pjetrin si kryetar i Parlamentit te pare demokratik shqiptar. te pakten ate qe nuk e beri dot ne rini ne liri, le te kishte force ta bente ne demokraci dhe ne pushtet, por qe se kishte ndonje dell patriotik. ne fund do te thoja qe duhet te bejme kujdes me etiketimin e disa shqiptareve, per interesa te politikes, me tituj si “mandela”, “hero”, “idealist’, “patriot”, “demokrat”, duke u shtuar mbrapa edhe epitetin “i madh’, sepse eshte koha dhe populli ai qe vendos se kush eshte dhe kush nuk eshte i tille. Besoaj se per kete historia na ka mesuar plot, pa patur nevoje te japim shembuj. Ndaj do te ishte me vend te pyesnim: Cila eshte ne te vertete, vepra e Arbnorit…per te merituar emrin e Mandeles shqiptar?

  4. Sali Qeni qeni i qenit says:

    Njemilion here me i mire se Sali Qeni? Edhe Une them keshtu do te kishte qene shume me i mire se nuk do te kishte qene me PD. Gabimi i te persekutuarve ishte se u futen te gjithe me PD duke mos u marre me PS edhe se shume te persekutuar kishin qene komuniste e kishin ne fakt ideale te tilla. Pjeter Arbnori mbetet nje person shume i nderuar per te gjithe ata qe ishin kunder luftes se klasave.

  5. boll me ken shkodron,,se..te tana i bon mor andon says:

    o katarakt

    me ngadale mor zotnije se po thyen qafen.Do kisha deshire qe saliqenin ta shikoja te varur te kollonat e pallatit kultures ne Tirane si kriminel shume-dimensional por Berisha eshte kriminel por jo fajtor.

    Lista e gjate e fajtoreve per krimet e saliqenit eshte shume e gjate por ne krye te kesaj liste mund te veme:

    Pjeter Toma
    Haleksander Meksi
    will rajerson
    elez biberja
    azem hajdari
    ali spahija
    …..etj.

    Kur e pa qe po e shkerdhenin ate vend pse nuk u fut ne greve urie ky qe ishte nje nga regjizoret kryesore te 2 prillit 1991..filloni hapini dosjen e pjeter tomes me mire se keto hartime qaramanesh..kujt i ankohej..ky ishte LIGJVENESI KRYESOR…?!

    TROC MUHABETI VETEM AI “XHAXHI” I VINTE HAKUT ATIJ MILETI…

    1. Kaca duro says:

      Si mund te krahasohet nje cop muti me Nelson Mandelen?

      1. dfg says:

        une them se nelson mandela eshte nje cope kake

      2. luli says:

        hhahahhh jo ni cop muti po spihuni e penderasti ky ka qen pjetri

    2. 12 says:

      Po ju jeni nga plehrat me te medha qe ka Shqiperia. Prej njerezve si puna juaj jemi sot ketu ku jemi se i fusni te gjithe ne nje thes. Jo mor bir i mamit te mire jo. Ne ato vite sali qeni kishte nje tuf kindra ne PD por ishit ju te PS qe me plan bashkepunuat me salen per ti hequr armiqt brenda PD.

  6. verteta says:

    Se si flasin shkrujane komunistat si te vjeter dhe te rinj bota, jo Shqiperia, e di ..Kriminelet i kemi pase per 50 vjet qe vrane pushkatuen dhe ja qepen gojen ketij milet dele perveq se ketij dhe shtreses se tij qe i beri balle Enverir dhe diktaures me kompani. Pra dogjen rinine neper burgje per kete fjale t elire qe lehin sot. Une e njoh mire Pjeter Arbenorin dhe familjen e tij.Ai Ju ka njofte shume mire Ju komunstave .. sa pa hezitim nga ajo fjale per tju bere moderna qe nuk njifnin asnje lloj te tij sepse e ngordhet kete popullm e tullona dhe nje televizor ne 500 banues ishte bardh e zi ..shkonin gjithe lagjja si kope per te pare nga padija televizorin e revizionistave dhe kapitalistave PJETRI ju ka dhe fjalen me te bukur te HIstorise nga Komunista ju ka quajtur SPECIALISTA dhe e di perse ??? sespe Ju e keni krimin ne gjak ju a la Veruku me formimin e Njeritu te ri.

    1. Ilir Hoti says:

      Ti je ‘e verteta e mutit’.. Cfare flet mor gomare mali!! Lere te ndierin Pjeter! Ti je nje cope ‘mish me dy sy’..perzierje injoranti ,pa arsye pa rruge dalje shpellar i tymosur !!!! EEEEjjjj ka dale dielli!!!! jemi ne vitin 2015!!!! Po turp si nuk ju vjen per gjendjen tuaj mjerane-

  7. c says:

    Habitem pambarimisht kur injorante proverbiale ne Shqiperi krahesojne Mandelen me kete Pjetrin e Tomes.Eshte pikerisht e kunderta sepse MANDELA ishte nje I burgosur per bindje dhe veprime “komuniste” ndersa PToma ishte nje viktime e mjere si gjate kohes se burgut ashtu dhe kur ishte ne krye te parlamentit.
    Madheshtia e Mandeles ishte se beri PAJTIMIN E MADH KOMBETAR dhe fali vitet e burgut per inters te kombit,kurse ky Pjetri yne bashke me Ali Spahine,Azem Hajdarin,Sali Qenef berishen dhe ca shqip dhe serbishtfoles nga amerika me ne krye antishqiptaret elez biberaj dhe frank shkreli organizuan 2 prillin 1991 qe ishte nje thike pas shpine kombit shqiptar nga struktura paramiitare jugoserbe dhe banda e tropjes.Pra eshte idiotizem te krahesohet ish komunisti Nelson Mandela me kete viktimen e mjere P.Toma.

    Per ca idiote funksionale si ky “e verteta” lexoni si e njeh bota Mandelen qe luftoi “kapitalizmin” dhe u percoll me nderime nga 4 president amerikane..

    The Defend Free Speech Convention was held in Johannesburg, bringing together African, Indian and communist activists to call an anti-apartheid general strike. Mandela opposed the strike because it was not ANC-led, but a majority of black workers took part, resulting in increased police repression and the introduction of the Suppression of Communism Act, 1950, affecting the actions of all protest groups.

    In 1950, Mandela was elected national president of the ANCYL; at the ANC national conference of December 1951, he continued arguing against a racially united front, but was outvoted. Thenceforth, he altered his entire perspective, embracing such an approach; influenced by friends like Moses Kotane and by the Soviet Union’s support for wars of independence, Mandela’s mistrust of communism also broke down. He became influenced by the texts of Karl Marx, Friedrich Engels, Vladimir Lenin, Joseph Stalin and Mao Zedong, and embraced dialectical materialism
    On 30 July 1952, Mandela was arrested under the Suppression of Communism Act and stood trial as a part of the 21 accused…

  8. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Arbenori,nuk e kishte kuptuar,se ne kryqezimin e rruges per demokracine,berishjanet kishin zgjedhur Ahmet Zogun !!!!!

  9. agostin says:

    Me vinte keq per vitet e burgut qe kishte bere i ndjeri Pjeter,por per vitet qe ishte ne pushtet ,nuk pashe asnjehere te kishte kulture demokratike.Ai, e mbeshteti pa asnje rezerve Sali Berishen ,edhe kur u shihte qarte se ai ishte diktatori i radhes ,ateher per çfare Mandele behet fjale?

  10. kampaçurreta says:

    SA HERE KA QENE DESHMITAR NE GJYKATE PER TE DESHMUAR PER BASHKEVUAJTESIT E TIJE NE BURGUN E SPACIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje