“Dy herë që patën mundësinë ta qeverisnin Shqipërinë, një herë e fundosën në gërmadhën e piramidave dhe herën e dytë, për pak na hodhën në humnerën e borxheve dhe kolapseve energjetik.
Por, akoma më keq, akoma më për turp, nëpër komunat ku drejtojnë, drejtojnë nëpërmjet ca agallarësh ordinerë, të cilët nuk kanë bërë asnjë punë tjetër përveçse janë marrë me grabitje pyjesh, me grabitje kullotash, grabitje tokash, me tjetërsime pronash, me grabitje fondesh.
Unë po ju siguroj për një gjë, që pas 21 qershorit, kryetarët tanë të bashkive do të bëjnë auditimin e gjithë veprimtarisë së komunave dhe këta agallarët e Belshit do të ballafaqohen me drejtësinë”.
Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama nga Belshi, ku mbështeti kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Arif Tafani.
“Agallarët e Belshit vazhdojnë të vijnë vërdallë e kërcënojnë njerëz dhe kujtojnë se njerëzit do ju shkojnë nga mbrapa. Nuk ju shkon askush nga mbrapa, kush dëshiron që ta investojë votën e vet për t’u bërë ndonjë punë e mirë për familjen e tij dhe për komunitetin”, theksoi Rama.
Në vijim ai e cilësoi fushatën për zgjedhjet vendore të 21 Qershorin si më të bukurën pasi ku si asnjëherë tjetër më parë ka një prani të jashtëzakonshme grash dhe vajzash, si asnjëherë tjetër më parë, gratë dhe vajzat edhe në zonat më të thella nuk po i presin zgjedhjet në shtëpi, por janë bërë pjesë e kësaj fushate.
“Ato janë kudo nëpër takimet e kandidatëve, nëpër dëgjesat publike, nëpër takimet e mëdha edhe nëpër sheshe, sepse si asnjëherë më parë, këto zgjedhje janë zgjedhje për gratë dhe për vajzat”, tha Rama.
Prandaj, theksoi Rama, “unë dua t’i bëj një apele të gjitha zonjave dhe zonjushave që janë këtu prezente, nënave e vajzave të tyre, gjysheve, që në 21 qershor të shkojnë të votojnë dhe të marrin me vete një fqinje, një kushërirë, një të njohur, një shoqe pune, një kolege, këdo qoftë dhe të mos lënë grua dhe vajzë pa votuar në çdo fshat. Sepse në 21 qershor, për herë të parë, Shqipëria do të votojë për të hyrë në familjen e vendeve të qytetëruara, duke çuar 50 % gra dhe vajza në kuvendet e reja vendore”.
“Mbas kaq shumë vitesh mbaroi sundimi i burrave në këshillat e komunave, i ca të ashtuquajturve këshilltarë komunash që nuk kishin lidhje fare me komunitetin dhe me problemet e njerëzve, por kapnin ndonjë flamur partie rrugës, merrnin vota si të pavarur dhe merrnin peng kryetarin e komunës, duke i thënë më jep naftë të jap votën, apo më jep ndihmë ekonomike të jap votën për vendimet e kuvendeve vendore. Prandaj, unë jam i bindur se prania a e gjithë këtyre vajzave, barazia gjinore në kuvendet vendore do t’i japë shtëpisë së përbashkët, Bashkisë së re të Belshit, po atë ekuilibër që gratë dhe vajzat i japin shtëpisë në çdo familje. Duke pasur 50% gra e vajza, do të kemi 50% garanci se vendimmarrja do të jetë në drejtimin e duhur”.
Këto zgjedhje janë po aq të rëndësishme edhe për fshatin. Fshati ka votuar shumë herë në zgjedhje vendore për komunat, por asnjëherë më parë nuk ka pasur mundësinë që ka në 21 qershor. Komunat, edhe kur kryetarët e tyre kanë dashur të bëjnë punë, e kanë pasur shumë të vështirë, pasi komunat kanë qenë shumë të vogla, njësi të pafuqishme, me pak të ardhura dhe pa kompetenca. Ndërkohë që Arifi dhe Bashkia e re e Belshit do të jenë krah për krah me çdo familje në fshat, për të filluar për t’i dhënë fund krizës së ujitjes”, tha Rama.
Këto zgjedhje, theksoi Kryeministri, “janë për familjen tuaj. Unë po ju them se gjithë ky tmerr që ju shikoni kur dilni nga shtëpia, që është rezultat i katër viteve katastrofë, me një kryetar bashkie pa lidhje fare me punët tuaja, është arsyeja pse ju duhet të votoni në 21 qershor.
“Në 21 qershor janë zgjedhjet për familjet tuaja, sepse brenda mureve të shtëpisë e keni vetë në dorë edhe pastërtinë, edhe qetësinë, edhe harmoninë, por sapo dilni nga muret e shtëpisë nuk është më në dorën e secilit, por është në dorën e bashkisë, sepse rruga është bashkia, sepse uji në shtëpi është bashkia, plehrat, transporti urban, lidhja me infrastrukturë është bashkia”.
Sipas kreut të qeverisë, “të gjitha këto janë arsye që në familje të mos rrini e të mendoni që jam me këtë apo atë parti, por të mendoi që këtë letër e vlerë që është vota, ku do ta investoj, se vota është investim, kujt do t’ia besoj, kush do të ma kthejë këtë besim në zgjidhje të problemit që kam, se sa dal nga shtëpia bie në gropë bashkë me fëmijën e vogël, se nuk ka çerdhe, kopshte e shkolla e dinjitoze, siç ne prindërit i duam. Kush do jua zgjidhi këto? Vetëm Arif Tafani, vetëm Aleanca për Shqipërinë Europiane, me mbështetjen e fuqishme të qeverisë”.
Partia demokratike gjithmon ka treguar qe sa here ka qen ne krye te vendit vetem e ka shkatraur ate edhe ky eshte fakt. ne 1997 krijoj firmat piramidale duke shkatruar ekonomine shqiptare edhe ne 8 vitet ne pushtet nga 2005 deri ne 2013 solli recesionin ne ekonomi duke e cuar drej gremines. prandaj vota per to eshte nje vot drejt drejtimit te gabuar!
Shqiperia nuk ka nevoj per genjeshtrat e bukura te PD po ka nevoj per pune edhe per projekte konkrete qe cdo qytet i shqiperise te shkoj ne drejtimin e duhur. ky vend meriton te kete me shume respekt edhe jo te lihet sic la lulzim basha tiranen edhe berisha shqiperine ne 8 vjet!
Shqiperia politikes se genjeshteres edhe te mashtrimit i dha fund ne 2013 duke i larguar kta nga pushteti qe ne te gjithe kohen e kishin vjedh. ne 21 qershor kjo vote do jete fatale per kte kte politk duke e larguar ate pergjithmon edhe duke e cuar shqiperine ne drejtimin e duhur!
Skemi pse ti kthehemi ktyre lloj kujtimesh qe e shkatruan shqiperne duke i tundur themelet e shtetit edhe duke e shkatrua ekonomine duke pasur vetem nje fajtor sali berishen. Ky vend duhet te shoh perpara duke e dhen voten drejt drejtimit te duhur!
qeveria e PD e shkaterroi vendin, si nga ana ekonomike edhe nga financat. ashtu edhe sistemin e drejtesise e shkaterroi, prandaj nuk duam me te rikthehemi tek e shkuara. ne kemi nje politike te re , qe i sherben popullit, dhe qe ben reforma te rendesishme. ne kemi nevoj per kete qeveri. kjo eshte ajo qe votuam dhe kemi shum beswim tek edi rama. politika jone eshte te sherbejm nate e dite.
PD nuk duhet te duket per nja ca vite te mira fare po fare sepse sa here e ndihet zeri vetem brockullisin. sa here kane dicka ne dore e keqperdorin. gjeja e vetme qe ben ata ne vitet kue keqqeverisen eshte se cuan vendin ne regres
Vazhdoni rrugen e nisur z. Rama, populli ju mbeshtet. Reformat e nisura te vazhdohen me tej e te dergohen deri ne fund. Jemi koshiente qe reformat kane koston e tyre mirpo shume shpejt do japin efektin e tyre pozitiv. Ajo qe ka rendesi per te gjithe ne eshte pikerisht fakti se jemi ne rruge te mbare, te mos harrojme se ne cderxhe u katandis vendi si shkak i keqqeverisjes tete vjecare.
Shqiptaret kane rastin me te mire per te progresuar e per tu bere pjese e familjes se madhe europiane pjese e se ciles enderrojme te behemi. Ndryshimi ndihet megjithese ka shume pune per te bere. Me ne fund vendi ka dale nga rrumpalla 23 vjecare ne te cilen ishte futur. Ne cdo sektor jane ndermarre reforma me rendesi per vendin.
me shume se sa e vertete, pd ka qeverisur vetem me ata qe kur ishin ne krye mendonin se kishin prekur qiellin me dore e duke e trajtuar ate pak pushtet si gjene e tyre , duke mos u kujdesur kurre ata qe vertet duhet te kujdeseshin
E dogji vendin ne vitin 1997 dhe e dergoi ne prag kolapsi ne vitin 2013. Ky eshte bilanci i Sali Berishes dhe i Partise Demokratike ne keto 25 vite pluralizem. Shqiptaret jane vjedhur, jane vrare ne 21 Janar e ne Gerdec. Sa shume te keqija i ka shkaktuar vendit Sali Berisha. Kur te plaset pas hekurave Sali Berisha atehere do vihet drejtesi ne kete vend.
PD nuk diti kurre ta qeverise apo te bej dicka te mire per vendin , ne tete vite ajo vetem rrenoi , shkaterroi nuk beri asgje per asnje. ne vitet qe qeverisi vetem serviri nje fasade qe te cilen vetem ajo e besonte duke harruar qe njerezit jane shume here me inteligjent nga keta te pacipe mendonin
ke shum te drejt zoti kryeminsiter,keta po e cojne vendin drejti gremines e jo drejt suksesit sic po e coni ju
ajo cak di duhet shqiperise dhe shqiptareve eshte votimi i akndidateve te rilidnjes per ta cuar shqiperine en drejtimin e duhur
populli e denoi ate qeveri arrogante te berishes. dhe tani ka nje qeveri qe eshte gjithperfshirese. ne kemi besim se qeveria rama do arrij te bej reformat e duhura, dhe do ta ngrej shqiperin ne nivele te larta. ne e dim shum mire qe kjo qeveri nuk ka te krahasura me qeverin e deshtuar te berishes. ne e dim shum mire qe jemi ne drejtimin e duhur me edi ramen. kjo fal punes se palodhur te kryeministrit tone.
bravo zoti kryeminister, ju i rikthyet shpresen ketij vendi . dhe jam e bindur se do shkojm drejt europes me ty si kryeminister. populli te keqen e largoi, tani me 21 qershor do largoj edhe te keqen e tiranes. kete gje te jene te sigurt te gjithe demokratet, se askush si voton me. vota e duhur do jet ne drejtimin e duhur
e treta e verteta je ti qe po e finalizon falimentimin!
ne jemi te kenaqur qe kemi nje qeveri kaq dinjitoze dhe qe i sherben popullit, por sduam te kthehemi me tek e shkuara e berishes, berisha eshte nje deshtim dhe nje kujtes e keqe per cdo shqiptari. ai e mori denimin e tij. edhe demokratet nuk e duan me. prandaj vazhdo perpara zoti kryeminister se me ty do bejm reforma te rendeshme ne cdo sektor
shpresojme qe Shqiperia te futet perfundimisht ne drejtimin e duhur.