Takimi i ministrave të Jashtëm të CEI/Bushati: Mbështesim integrimin e Maqedonisë në NATO

15 Qershor 2015, 16:09Politika TEMA

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të Nismës për Evropën Qendrore (CEI), të zhvilluar në Ohër në kuadër të Kryesisë Maqedonase të kësaj nisme.

Në këtë takim morën pjesë Ministra dhe përfaqësues nga 18 vendet anëtare të CEI-t, të cilët shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet e fundit në rajon, në veçanti mbi procesin e Integrimit Evropian, konektivitetin, sigurinë dhe stabilitetin në rajon, si dhe mbi rolin e kësaj nisme, qoftë ai aktual apo në të ardhmen, bazuar në Planin e Veprimit të CEI-t për vitet 2014-2016 si dhe në vazhdimësi.

“Nisma e Evropës Qendrore do të vazhdojë të mbetet një mjet efiçent në morinë e instrumenteve që kanë për synim konsolidimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

Integrimi evropian i vendeve jo anëtare të nismës duhet të vazhdojë të mbetet prioritet i kësaj nisme. Siguria e seicilit vend është e ndërvarur nga siguria kolektive e rajonit dhe në këtë kontekst i shërben interesit tonë kolektiv që Maqedonia të adresojë siç duhet krizën aktuale politike.

Shqipëria mbetet e vendosur që të mbështesë integrimin euro-atlantik të Maqedonisë, i cili kalon nëpërmjet zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, në frymë dhe në germë, si dhe respektimit të të drejtave të shqiptarëve, si një faktor shtet ndërtues në Maqedoni”, tha Bushati.

Me tej, ministri u shpreh se marrëveshja e Ohrit nuk mund të shihet si një formalitet i thjeshte.

“Ajo përbën një vizion afatgjatë, bazuar në një histori autentike të bashkë ekzistencës paqësore”.

 

2 komente në “Takimi i ministrave të Jashtëm të CEI/Bushati: Mbështesim integrimin e Maqedonisë në NATO”

  1. Populli says:

    Po sikur ai kaqoli Rama, tha se do ta bllokonte Maqedonine per ne Nato dhe tani na del ministri i tij dhe thote do ta mbeshtesim? Keta jane bere per te qare e per qeshur bashke!

  2. Gjirokastriti says:

    Na hoqen veshin dhe i morem te gjitha mbrapa.
    Kryeministri bertiti Jo Maqedonia ne NATO.
    Tere jeten ngelem duke lepire aq sa na eshte bere gjuha sholle. Hahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje