Kryetari i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi organizoi disa takime elektorale në Berat, Përmet dhe Sarandë, duke kërkuar votën për këshilltarët dhe kandidatët e partisë së tij, e cila ka dalë e vetme në zgjedhjet e 21 qershorit.
Gjinushi ka kërkuar votën për këshilltarët e PSD-së, ndërsa në qytetin e Përmetit kërkoi votën për Gëzm Ibrahimin, kandidat për kryetar bashkie.
“Vërtet qeveria po ecën në drejtim e duhur, por Shqipëria i ka rrugët me kthesa dhe ka rrezik të dalë nga rruga. Drejtimi mund të jetë i drejtë, por pasagjerët janë të gabuarit, ndërkohë që ata të duhurit, mbështetësit kryesorë i ka lënë në këmbë. Roli i PSD-së është që ta korigjojë drejtimin e qeverisjes dhe të mbajë afër mbështetësit e së majtës, sepse në drejtimin e duhur ecet me ata që kanë kontribuar, jo me delenxhinjtë”, tha Gjinushi në këto takime elektorale.