Skema, si pastrohen paratë jashtë Shqipërisë nga biznesmenët

15 Qershor 2015, 13:10Politika TEMA
Skema, si pastrohen paratë jashtë Shqipërisë nga

Bizneset mese shumti pastrojnë vlera të larta të parave të jashtëligjshme.

Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave zbardh skemën se si pastrohen paratë nga një biznes.

Skema funksionon në këtë mënyrë:

Bazuar në legjislacionin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit DPPPP u informua nga subjektet e ligjit se shtetasi Shqiptar (shtetasi A), rezident në një vend Evropian (X), ishte përfitues i transfertave në shumën totale 700,000 Euro nga një kompani (Kompania B) që operonte në vendin (Y) llogaritë e së cilës ishin të hapura në institucione financiare të vendit (Z).

A kërkoi që brënda një kohe të shkurtër nga mbërritja e fondeve, të kryente veprime këmbimi valutor dhe tërheqje në para fizike.

Bazuar në faktin se fondet e transferuara ishin në vlerë të konsiderueshme dhe vinin nga një vend që konsiderohej me risk për çështjet e pastrimit të parave, DPPPP ndërmori një analizim të hollësishëm të informacionit prej të cilit rezultoi se: − Shtetasi ‘A’ jetonte prej shumë kohësh në vëndin ‘X’ ku ishte i përfshirë në disa aktivitete biznesi; − Burime të hapura përmbanin të dhëna për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal me aktivitet ndërkombëtar;

Përfaqësuesit e kompanisë ‘B’, figuronin si persona të lidhur me një skandal korrupsioni në një vend Evropian; Në përmbushje të rrolit parandalues DPPPP, nxori një urdhër bllokimi të përkohshëm dhe dërgoi informacionin e disponuar në organet kompetente bazuar në anomalitë e konstatuara në analizimin e transaksioneve si dhe lidhjet me akte korruptive jashtë vendit, raporton Monitor.

Nga reagimi i organeve kompetente, DPPPP është informuar se në bazë të urdhërit të bllokimit të DPPPP, u vendos sekuestro preventive mbi fondet.

13 komente në “Skema, si pastrohen paratë jashtë Shqipërisë nga biznesmenët”

  1. elona says:

    ….dhe pastaj,u hoq sekuestro preventive ,se i hane muitn atyre si gjithmone.Der ne 72 ore ka te drejte ti bllokoje llogarite,nqs nuk verteton dot origjinen kriminale te parave,max 5 dite ne disa vende te EU.Kshuqe,kete metode Gazheli e perdor per presion dhe per zgrrapje bizneseve.

    1. lola says:

      Shume shqiptar dhe te huaje kane te drejte qe i kane trasferuar fondet e tyre jashte shtetit.

  2. plastika says:

    dyshja RAMA-META UDHEHEQ KETE TRAFIK.

    1. Alban says:

      Sa moter te bukur duhet te kesh ti

      1. Lsisis says:

        Jo me te bukur se vellai jot me fustan!

    2. anticensurë 12756 says:

      a thu që të ket heq dorë saliu??

  3. Arti says:

    HAhahahha sa qesharak artikull. Te dy palet u cane duke “investuar” o ne marketin e shtepive, o ne stoqe ne Kanada e Amerike. Ne Kanada eshte mbledhur gjithe komunizmi Shqiptar (keta e kane tradite te thithin para hajnash se edhe kur ra Gaddafi, shtepite e Torontos paten nje hypje te ndjeshme cmimesh nga parja e “fresket” Libiane), ndersa edhe Amerika, specifikisht zona New York, New Jersey e Connecticut eshte per marshallah.

    Pastrimi i parave ndodh edhe me kapitalizmin qe kta bejne me femijet e tyre e te fisit te tyre, duke i cuar ne shkollat me te shtrenjta te mundshme nga shkollat e mesme e deri ne Kolegj, shifra qe ne agregat bashke me master e kapin ate 500-700 pa frike, nese shkon per doktorr pastaj je fiks fare ne ate nivel harxhimi.

  4. ekilo says:

    Per pastrimin e parave duhet filluar nga Gent Gazheli dhe financat e fushatave te PS.

  5. Marku says:

    Po pse duhet ti pastrojne ?Ku nuk jane investuar , kush eshte denuar per investim parash te pista dhe cilit i jane konfiskuar ? Atehere kush ka frike nga parate e pista dhe pse duhet te humbin kohe dhe para per pastrimin e tyre ?

  6. sanalda says:

    PS ka Corapen e evet.Ky eshte GEnt GAzheli me FUgen. Ndiq fijet e tyre dhe zbulon cudira

  7. Agron says:

    Kush ka 250.000 dollare ne Amerike mund te marri shtetesine dhe nuk duan tja dine se si i kane bere.
    Nga ana tjeter na thone qe luftoni Korrupsionin!
    Kete loje e dine mire ustallaret politikane dhe e shfrytezojne ne interes te tyre.
    A ka llogjike qe dikush te terheqe miliona apo Biliona te popujve te ti shpien ne Zvicer?
    Kjo nuk eshte poshtersi?

  8. Muzapopullore says:

    Prandaj skapet njeri ketu. Hajde skeme hajde. Shkence e prokuroreve te Plepave. Pse Tema tallesh me prokurorine?
    Te jene kaq naive xhanem?! Ose Mero ose Llalla tallin prapanicen.

  9. stela says:

    Qyyyqja sa nenpunes te z’gjut paska kjo drejtori?!

    Mire qe n’a e sqaruan si pastrohen paret, se deri nime s’dinim gjo……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje