Halim Kosova e mbylli fushatën e tij elektorale me një takim me ndërtuesit dhe biznesin e ndërtimit në Tiranë, ashtu siç edhe Lulzim Basha bëri 4 vjet më parë, duke dhënë një shenjë të qartë se ky grup do të jetë sërish bashkëpunëtor i ngushtë i tij, nëse vjen në krye të bashkisë më të madhe në vend.
Ashtu si Basha, edhe Kosova vuri në dukje se biznesi i ndërtimit nuk do të jetë asnjëherë armik i tij. Mirëpo, është e qartë se biznesi i ndërtimit në Tiranën e mbipopulluar nga ndërtimet kërkon vetëm një gjë: të ndërtojë më shumë. Dhe në tryezën që Kosova zhvilloi sot me biznesin mori kërkesën e tyre për të vijuar ndërtime në Tiranë, ndonëse sot Tirana është betonizuar.
Ajo çka e bën edhe më të rrezikshme këtë takim të Kosovës me biznesmenët e ndërtimit është fakti se ai s’ka folur asnjëherë kundër ndërtimeve në Tiranë, madje ka mbështetur veprimet e Bashës, i cili vetëm kohët e fundit ka dhënë 60 leje ndërtimi, përfshirë këtu edhe lejen e ndërtimit te Diga e Liqenit. Madje, Dr. Halimi së fundi hodhi edhe idenë për ta kthyer Lumin e Lanës në një vend parkimesh, duke projektuar betonizimin e të vetmes vijë të gjelbër që ka mbetur sot në Tiranë.
Ahh… ktu e paska nderu
tani qe erdhi fundi halimi do dali nga vetja do premtoje edhe gjera qe do i kete te pamundura ti permbushe, keshtu gadishmerie disa dite para zgjedhjeve kishte dikur dhe basha por sa fitoi nuk u duke e as u morr ndonjehere me tiranen edhe halimi gjurmet e bashes eshte duke ndjekur nuk po sjell asnje risi te veten
halimi ska fuqi te flasi mezi lidh dy fjale kur vjen puna per te fol ketej thote do rri 24 ore ne sherbim te komunitetit e gjitha duket qarte qe eshte nje farese elektorale me bind njerezit per te votuar modelin negativ, per halimin qenka shume normale qe te vazhdohet te ndertohet akoma eshte totalisht ne kundershtim me nevojat qe ka ky kryeqytet
se pari, per interes elektoral halimi do jete 24 ore ne sherbim te qytetareve ne te vertete do jete 24 ore ne gjume nuk besoj se ka ngel me njeri qe mashtrohet me keto deklarata, se dyti, halimi mire ben qe mban marredhenie te mira me sektorin e ndertuesve dhe biznesit ne vend po tirana ka mjaftueshem ndertime vend e pa vend ndertimet ne tirane duhet te mire menaxhohen dhe te ndertohen pa hesap pasi po nuk po ngel me asnje hapsire e gjelber, shtimi i hapsirave te gjelbra duhet te jete me prioritare
Tiranes i duhen njerez te rinj me energji qe punojn shume per te bere dhe punen qe ka munguar ne gjithe keto vite dhe jo njerez qe premtojne se do kene bashkepunim te ngushte me biznesin e betonin. Tirana eshte nje qytet i mbipopulluar dhe te tilla deklarata na alarmojn se tepermi.
Aaaa, o tufë budallenjsh!
O gazetar i Meros, po pse more karafil, çfarë është ndërtimi për ju? Po ato shtëpi ku jetoni, ato rrugë, ato lulishte, nga kanë dalë? Po lulishtet që kërkojnë këta karabushat e komenteve (bashkë me gazetarin mendjendritur) nga do dalin? do shembni shtëpira e do konfiskoni pronat private që të bëni lulishte?! A e keni idenë e konceptit të zhvillimit e të pronës? Pse fluturoni të gjithë me presh e bëheni pjesë pikërisht e lojës se mafies së ndërtimit? Nuk e kuptoni që pikërisht bllokimet janë mënyra që mafia të ndërtojë e pashqetësuar nga konkurrenca, të mbajë çmimet në nivele të papërballueshme për shqiptarët normalë, e të ndërtojë edhe jashtë standartit urban, pasi blerja e mbështetjes politike do jetë e shtrenjtë? Nuk e kuptoni që pikërisht moratoriumet e shpallura apo të pashpallura (por të bëra fakt) janë arsyeja kryesore për ndërtimet pa leje, të cilat janë në fakt arsyeja kryesore për kaosin urban – në kushte normale, kur nuk do kishte pengesa dhe ndërtimtaria të ishte e lirë, por e përcaktuar nga kriteret e mirëmenduara do kishim pikërisht edhe treg më të përballueshëm, edhe zhvillim të plotë (jo me pulla pulla), edhe pa qenë nevoja të ziheshin lulishte apo terrene sportive që ishin shtetërore e u bënë troje! Është jashtëzakonisht qesharake të shikosh teatrin që luajnë politka maskareshë me turmën idiote, në sinkron me njëra-tjetrën, por me fitim eskuziv të vetëm njërës palë, e dëmtimin e pamasë të tjetrës.
p.s. komenti im nuk ka lidhje fare me fushatën e Halimit, dhe kjo kuptohet prej atyre që mund të kuptojnë… kam qenë nga ata që dilja në shesh në janar 2011 (21 e 28), por lufta vazhdon, pasi po bindem që Rama përbën rrezikun e rradhës, dhe ky rrezik është transformimi i pothuaj gjithë shqiptarëve në punëtorë me mëditje (me të ardhura në kufijtë e mbijetesës)të ca tipave që i mbushin mendjen Ramës. Ky Kryeministër ka një cen: i duket sikur Shqipëria ka vetëm njerëz me nivel të ulët (që nuk meritojnë shumë hapësirë dhe vendimarrje) ose hajdutë (ose dhe gërshetime). Nejse, uroj që drita tu gjejë shpejt, e të bëjmë presionin e duher për të arritur më të mirën, me miellin që na gjendet.
kjo tregon qarte deshiren qe ka ky njeri per ta betonizuar kte qytet duke shkatruar gjithe hapsirat publike. duket edhe integriteti per te administruar qytetin. Tirana ska nevoj me per nje njeri te betonizuar por ka nevoj per dike qe ta coj ne drejtimin e duhur!
Ti ppo thua qe tirana do kete perseri ndertime tirana do kete prap beton tirana do kete prap ndertime shume katshe edhe perfundimi tirana vdes. ku eshte perfitimi qytetarve ne kte mes ku vetem do u zihen hapsirat publike nje nga nnje? skemi me nevoje per kto ndetime kemi nevoj per me shum parqe me shume arter per kte qytet. edhe per stop ndertimit!
Patjeter qe edhe ti ne gjurmet e paraardhesit tend do e mbeshtesesh fushaten tende se nuk keni as kreativitet as menyre te menduari produktive. Por shyqyr qytetaret e Tiranes i kane hapur syte para dy vitesh do do vazhdojne te jene ne drejtimin e duhur edhe kesaj here per te permbyllyr me sukses nje fushate dinjitoze sic e ka patur Z. Veliaj!
Po si kane guxim e dalin flasin kta te Pd-se para njerzve kur 4 vjet Tirana e lene ne harrese nga Lulushi degradonte avash avash? Si munden te japin premtime boshe pas gjithe disfatave qe kane pesuar?
Ktu te thuash degjenerim i njeriut eshte pak, me mire te kishe vazhduar punen tende doktor se gjithsesi te humbur i ke keto zgjedhje. Njerzit jane te lodhur nga menyra juaj e menaxhimit dhe kane nevoje per zgjidhje problemesh!
Ky eshte ber qesharak komplet, jo se ska qene qe ne fillim, por i ka tejkaluar gjithe pritshmerite e ridikulizmit te njeriut! Ky nuk po e kuptoj qe nuk ka asnje lloj shansi qe te marre asnje lloj mandati.
Ik doktor merru me punet e tua, se as ato spo di ti besh tamam. Shko nderto dhe ndonje klinike tjeter se ke ngel pa leke!
O mister betoni. Akoma nuk e keni kuptuar se ne cdo takim qe organizoni deshmoni paaftesine tuaj per te drejtuar qytetin. Kujdesu me mire per kliniken tende private ne te cilen ke investuar jo pak por 1.5 milione dollare. Ka ardhur momenti qe Tirana te shkoje ne drejtimin e duhur, shpresojme qe z. Veliaj ta beje kete. E djathta deshtoi ne drejtimin e Tiranes ku ne kater vite nuk investoi asgje, asgje.
Kandidatura me e dobet qe mund te nxirrte Partia Demokratike. Qytetaret e Tiranes te cilet tradicionalisht votojne djathtas jane teper te zhgenjyer nga kjo alternative qe u eshte servirur. E cfare i duhet nje 61 vjecar Tiranes? Qytetaret e Tiranes e kane bere zgjedhjen e tyre, ato do votojne Erion Veliajn i cili ne shume raste ka deshmuar se me zell e perkushtim behen pune te mira. Shpresojme shume.
ne kete kater vite mandati te lulzim bashes qyteti i tiranes humbi gati cdo mushkeri te saj. sa dhe vet liqeni artificial i tiranes eshte ne dyshim per shkak te lejeve te ndertimit te pista qe ky ka dhene. tani edhe i perzgjedhuri i vet, doktori i “nderuar” thote qe do vazhdoj punen e nisur nga Luli. Kjo nuk do ndodhi pasi Tirana do kete ne drejtimin e duhur, Erion Veliaj.
O halim kshu thonin dhe ata shoket e tu Saliu me lulin, para zgjedhjeve do jemi 24 ore ne sherbimin tuaj o popull, pas zgjedhjeve se ku u zhduken nas vete ata nuk e din?? Pse quhet qeverisje, kjo quhet pune qe doni te beni ju?? une them jo..
Eshte llogaritur qe nje individ duhet te mbjelle 10 peme qe te zevendesoje oksigjenin e konsumuar! Nderkohe qe doktorri do te na betonizoje dhe ato peme qe kane mbetur ne qytetin tone te MBIPOPULLUAR!
Po ky cfare do tani, te marrin fryme me rradhe! Duke hequr gjelberimin ne nje qytet si Tirana! A doktorr a doktorr, se paske mesuar mire kete kapitull!
E njejta filozofi si ajo e eprorit te tij qe ka kater vite ne krye te bashkise e vec lejeve pa kriter per ndertim pallatesh nuk ka bere asgje. Lulzim Basha tentoi te kryente masakren mjedisore poshte diges se Liqenit Artificial ku dha leje per ndertimin e nje kompleksi pallatesh. Edhe Halimi eshte takuar me biznesmenet e betonit dhe enderron se ne nje marrje te bashkise nga ana e tij te vazhdoje kete praktike. Qytetaret e Tiranes nuk jane budallenj o Halim.
Ja se cfare ofron Halim Kosova per qytetaret e Tiranes. Organizon takim me biznesmenet e betonit, mban edhe konference madje. Mirpo nuk eshte kjo ajo qe u duhet qytetareve te Tiranes. Qyteti ka nevoje per hapsira te gjelberta dhe per 1001 gjera te tjera. Halim Kosova nga dita ne dite deshmon se as qe ja ka idene se si mund te drejtohet Tirana.
ne kundershtim me kundershtarin e vet, Erion Veliaj i cili refuzoj kategorikisht dhe hapur te behet sklav e ndertuesve, Halim Kosova verteton hapur qe nuk i interson shendeti i qytetareve ose mungesa e kendeve te lojes per femijet, por i intereson vetem pasurimi me ndertimet!
Me sa duket DOKTORR Halimi nuk e ka mesuar qe te jemi sa me te shendetshem duhet te kemi sa me shume hapesira te gjelberta. Ai dhe ato pak qe jane do ti betonizoje! Nuk mjafton qe te mbeshtesesh nje projekt qe mund te kete kosto me te madhe per vete individin!
Ky ka me fitu ronçem…!!!
Ti o Halim ta harrosh se do fitosh, te genjen mendja… kur nuk bete 4 vjet qe ishit ne pushtet tani ta harroni se do beni me ,populli nuk ju beson me, ju lodheni kot, do ju shkoje mundi dem,,, fitorja eshte e jona, ka ardhur momenti qe te jemi te gjithe ne drejtimin e duhur…
Cfare ka dashur te thote me kete doktor halimi qe do e kthej tiranen ne kantier ndertimi se kjo eshte ajo qe un kuptoj do kete bashkepunim te ngushte me biznesin e betonit. Tirana nuk ka me nevoje per beron por per lulishte mo doktor keshtuqe bashkepunimin me te ngushte duhet ta kishe me ndermarjen e gjelberimit sesa me ata te betonit po te pakten je treguar i sinqerte.
Nje tjeter kandidat i panevojshem per Tiranen, ky pretendon se do ti shkoje hapesirat e gjelbra duke dhene akoma me shume leje ndertimi betoni, po si nuk kuptuan kta njerez njehere, hajde halim hajdeee.
Nqs ka mbeshtetes te te ketij grupi interesi ai eshte “Rama” me afersisht 900 leje ndertimi ne Tirane, dhe mos e dhente zoti te fitoje Velija se e kan bere lugen gati keto miqt. Mos ja fusni vetes me keto shkrime.
Kosova ska nevoje per avokat ndersa kandidati tjeter ka nevoje per avokat djalli qe tashme e ka gjetur te shkrimet tuaja. Seshte aspak serioze te manipulohet me fjalet se ne fakt ky lloj bisnesi sot nuk kryen dot asnje punim me lejet e bllokuara te cfare do lloji qe do thote sektor i rendesishem i ekonomise dhe qarkullimit te lekeve i bllokuar. Sa ju thua beton ju ju shkon mendja vetem te pallatet, normal se edhe ai per te cilin shkruani ju ne favor Rama-Veliaj aty e kan mendjen!
Po ca thoni o njerez, ai qe ka bere ket shkrim mos ka dash te thote Velia-j, dhe ngaqe cdo lajm te zi mundohet tja faturojn Kosoves dhe Bashes i ka shpetuar dora dhe ka shkrujt emrin gabim…?!!
Apo se ka lejuar kryeredaktori te vendose emrin e Veliaj-t…?!!!
Tani e nxorri Halimi nga financohet ne fushaten e tij, nga bisnesi I ndertimit. PRA kerkon ta betonoje Tiranen edhe me shume. Nje arsye me shume per te mos votu Halimin. S’ka me Ku te ndertosh ne Tirane, keshtu qe ideja Halimit eshte e gabuar.
O TEMA, NDERTUESIT NUK NDERTOJNE VETEM PALLATE O GAZETARET PALLA TE MEROS. NDERTUESIT NDERTOJNE RRUGE, KANALIZIME, UJESJELLESA, MIREMBAJNE RRUGET EKZISTUESE, NDERTOJNE VEPRA ARTI ETJ ETJ. LATE NAM ME KETO ARTIKUJT NEGATIV PREJ IDIOTESH. PO VELIAJ NUK U TAKUA ME PERFAQSUESIT E BETONIT APO KUR I TAKON VELIAJ JANE PERFAQESUES TE LLACIT?