DESHMIA/ Qytetari: Fiqo më futi 10 mijë lekë në xhep dhe më tha “na pi një kafe”

15 Qershor 2015, 09:24Politika TEMA

Vora është kthyer në epiqendrën e zgjedhjeve këto ditë.

Kjo, pas akuzave së kryetari aktual dhe kandidat i PD-së, Fiqiri Ismaili, akuzohet se ka shtuar mbi 500 persona fiktivisht në lista dhe se paguan 10 mijë lekë të reja për votë.

Këtë gjë e tregon edhe një nga qytetarët që ka marrë 10 mijë lekë nga vetë Ismaili, të cilin më pas e ka denoncuar në polici.

“Më tha kryeplaku i fshatit se do të të takojë Fiqo te “Agroblend” dhe takimin e bëmë aty te firma e tij. Ai më futi lekët në xhep, dhe pashë që ishin 10 mijë lekë. Fiqiri Ismaili me premtoi se do më fuste në punë, pasi kam 6 muaj pa punë dhe ne jemi 4 veta në familje.

Kam deponuar me dëshirë në polici, por kam frikë. Kam frikë se mos do të kem probleme më pas. Unë kam 6 muaj pa punë, jemi 4 veta në familje”, thotë qytetari për Shekullin.

Dëshmia

Gazetari: Po të tjerë kishte shumë para teje?

Qytetari: Të thashë hera e parë në jetën teme, nuk më ka zhgënjyer njeri deri më sot.

Gazetari: Po ai kryeplaku, si të mori kryeplaku në telefon, çfarë të tha?

Qytetari: Kemi folur, mirëmëngjesmirëmbrëma, mbiemrin nuk e di. Xhemal, Xhemal e kam dëgjuar tek tregu.

Gazetari: Çfarë të tha kur të mori në telefon?

Qytetari: I pata thënë për të takuar kryetarin, më tepër për punë, se për lekë gjallë në botë nuk i shkoja. U bëra 25 vjet në Vorë s’kam pirë një kafe.

Gazetari: Po lekët t’i futi në xhep se nuk e kuptoj?

Qytetari: M’i futi në xhep, unë i thashë jo, unë i thashë kam ardhur për punë të tjera. Na tha, pi një kafe. Unë nuk e kam parë faktikisht, por kur dola përjashta ishin dy 50-she.

Gazetari: Po për punë të premtoi?

Qytetari: Më tha mbas votimeve kismet, tani nuk të jap shpresë. I thashë të më kthesh në punë asgjë tjetër, të jetoj dhe unë si gjithë të tjerët, bëra 6 muaj pa punë, gjithë ky djalë 45 vjeç të rri pa punë.

Gazetari: Po për votimet çfarë të tha?

Qytetari: E di vetë t’i tha, kaq.

Gazetari: A të detyroi njeri me zor të vijë këtu?

Qytetari: Vetë mo vetë kam ardhur. Them se do të kem problem nesër, pasnesër, si të vijë puna.

Gazetari: Me Fiqon?

Qytetari: Jo me Fiqon, por si thonë, do të shtyjë dikë tjetër, pse shkove, pse ktheve, pastaj e fundit fare si të vij, dy duar për një kokë, nuk kam ça të bëj. Dy fëmijë i kam në shtëpi, nusen. Thjesht unë thashë kam ato 6 muaj pa punë, me rrogën e nuses 180 mijë lekë kaloj muajin. Kjo punë nuk e di si do shkoj kaq shumë.

Gazetari: Po për mbas votimeve çfarë të tha, do të gjej punë?

Qytetari: Kismet tha, ndonjë vend pune në ujësjellës, kanalizime.

Gazetari: Po lekët si t’i dha, kur u çove apo direkt aty në tavolinë?

Qytetari: Në karrige siç isha.

Gazetari: T’i hodhi kështu. Apo t’i futi në xhep?

Qytetari: Mi futi në xhep, as nuk i kam parë unë.

Gazetari: Si nuk i pe, kur të futi lekët në xhep?

Qytetari: Jo për Zotin.

Gazetari: Tek zyrat, atje tek “Agroblendi”?

Qytetari: Po.

Gazetari: Kur të dha dorën të futi lekët?

Qytetari: Jo.

Gazetari: Po si t’i futi lekët se nuk e mora vesh?

Qytetari: U ngrit dhe mi futi në xhep. Na pi një kafe, më tha.

Gazetari: Kush?

Qytetari: Kryetari , pra!

Gazetari: Fiqo?

Qytetari: Po, kryetari.

6 komente në “DESHMIA/ Qytetari: Fiqo më futi 10 mijë lekë në xhep dhe më tha “na pi një kafe””

  1. mario says:

    te gjitha piselliqet po i ben vetem Lsi-ja ne vore dhe ne cdo vend tjeter!

  2. niazi,.'.. says:

    Po te them te verten…tani ky fiqua nje kafe elektorale i ka dhene…cjanw mo keto turpe ka fiqua bisnes dhe ka 3 mandate krytar bashkie…po si do te jete fiqua apo ndonje tjeter si pune e fiqos ne sherbim te komunitetit…te nxiren jashte keta lloj monstrash…krushku kunati…kunata…e me radhe…te hartohet nje ligj per ti pastruar keto fosile qe kane 25 vjet qe e kane zene per gryke vendi dhe njerzit…ky fenomen te trajtohet me emergjence…del dritan…apo tom doshi apo ben blushi qe i kane shtrire kethetrat ne te kater anet dhe po rjepin kete popull…bisesmene dhe politikane…dhe pastaj bejne kaubojsin…te jete ne programet e punes per te gjitha krahet e politikes…

  3. Historiani says:

    Ore si nuk i lane njehere komunistet keto forma te ish sigurimit te shtetit,po paskan qene te felliqur more!Kujt i duhet ky lajme,mbase Fiqua ka patur dhe i ka dhene ketije personi(qe jam i sigurt qe eshte stervitur dhe tranjuar nga ish sigurimsat).Me cudit fakti mi futi dhe une nuk e kame pare?????pastaj ai i mori leket nuk i premtoi vote,e ku ta dinte Fiqua do votonte apo jo,karten e identitetit nuk ja mbati peng etj, etj.lereni more keto e late Shqiperine gjithe jetes mbrapa,hiqni dore nga format e metodat e sigurimit,qe jane te gjalle i kemi ne cdo zyre e japin konsulence.Pa vdekur ish sigurimsat,dhe pjella e tyre zore se behet ky vend,por qe te ndodhe kjo duhet te pakten edhe 50 vjete roberi.E deri ateher do kemi vdekur edhe neve……

  4. Sit back.. and ..relaks says:

    Mire fiqo i paska dhene nje kafe ketij mister ndershmeris, po lsi sa kafe i ka dhene qe ky te thote qe fiqo me dha nje kafe? Qe fiqo nuk shenjtor kjo dihet po dhe qe te perpiqeni te nxirrni lsi si virgjereshe as kjo nuk hahet. Neser nxjerr pd nje tjeter rob qe te thote qe kandidati i lsi me ka dhene jo 100 mije po 1 milion leke per vota, e keshtu me rradhe. Shikoni se nderkohe qe merreni me voren diku tjeter cakalli lsi po ben kerdine.

  5. ARGITA says:

    PO FAKTET KU JANE ME ZE E FIGURE ,PO ME FJALE BOSHE I BIE QE FIQO TI JAPI KAFE GJITHE SHQIPERISE ,LERINI KETO SE ESHTE TURP

  6. inf says:

    fiqo vellai ganiut krushku mediut nji hajn e bir hajni
    nji hajdut qe ka ble tre Vila ne Belgjike periferi e Brukselit
    ne zonat me te shtrenjta ;
    fiqo mjelli fiqo Gerrdeci qe i vjen trupi era barut e era vdekje
    qe hodhi ne hava 26 Persona te mjere dhe sot e kesaj dite vazhdon katunari
    i vores me paçkite shtetin e miletin ky batakçi i nyte;
    me Paro Laçin rrinte Ganiu ishte sekretari i pergjithshemi PDemokratike
    Dega Bruksel ku militante ishin hajdutete drogaçit mashtrusit horrat e Shaban Tapise dhe soji dhe sorrollopi i kurvareve qe gjithe diten e naten vidhnin miletin dhe benin kodoshllek dhe diten pinin kafe me paron ganinun Sazan Canen e tjera poshtersira qe ka kriju PD E qelbesirave:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje