Mesazhi i Veliaj në Farkë: Edhe një votë sjell ndryshimin, ndaj kemi edhe 7 ditë kohë për të dalë të gjithë në votime

14 Qershor 2015, 19:21Politika TEMA

Veliaj ka përcjellë mesazhin e tij për pjesëmarrje në votime gjatë takimit të tij në Farkë, ku ka vene theksin tek rendesia e votes per te bere ndryshimin

Fjala e plotë:

Faleminderit nga zemra që keni ardhur. Falenderoj shumë të zotët e shtëpisë nga Farka, ata që kanë ardhur nga Krraba, Baldushku, Selita dhe sigurisht, nga Petrela. Është një javë e jashtëzakonshme, është java që na çon te fitorja. Sot java, në këtë orë, zgjedhjet do jenë duke përfunduar dhe e gjithë Tirana, nga Krraba deri në Kashar, do të votojë 24 me 0 për ta çuar në drejtimin e duhur. Kemi 7 ditë kohë për të inkurajuar çdo njeri, çdo të ri, çdo të moshuar, çdo burrë dhe çdo grua, që me një votë të bëjmë diferencën, të bëjmë ndryshimin dhe ta çojmë qytetin tonë në drejtimin e duhur.

Kemi një lajm të shkëlqyer: duke filluar nga java tjetër, Krraba, Bërzhita, Baldushku, Farka, Petrela, do të jenë lagjet e reja të Tiranës. Angazhimi ynë është që të kemi trajtim të barabartë. Nëse deri dje qeveria e kaluar i trajtonte njerëzit me standarde të dyfishta, i ndante në të majtë dhe në të djathtë, në qytetarë e katundarë, në njerëz të periferisë dhe njerëz të bllokut, Qeveria jonë, bashkia jonë e re, i trajton njerëzit të gjithë njësoj, të gjithë si qytetarë të Tiranës, të bashkisë më të madhe që do të ofrojë shërbimet më të mira dhe që do t’i respektojë njerëzit njësoj, pavarësisht nga bindjet politike dhe vendbanimi.

Miqtë e mi, ne bëmë një zgjedhje të ndërgjegjshme kur e filluam këtë fushatë, zgjodhëm të mos bënim një fushatë me urrejtje, që të mos bënim një fushatë me baltë, që të merrej me familjet e të tjerëve, por zgjodhëm të bëjmë një fushatë ku programi ynë zgjidh hallet e të gjithë bashkisë së Tiranës, të çdo qytetari. Ne zgjodhëm që të kishim një program për çdo njësi, një program për Krrabën, për Petrelën, për Farkën, për Baldushkun, për Bërzhitën sepse ne besojmë se njerëzit nuk duan të dëgjojnë për sherre, për shpifje, nuk duan më politikanë që shajnë familjet, gratë dhe nënat e të tjerëve. Jo! Njerëzit duan zgjidhje konkrete, për vaditjen, për bujqësinë, për shkollën, për kopshtin, për çerdhen, për transportin publik, për grumbullimin e plehrave, për furnizimin me ujë. Këto janë temat e fushatës tonë. Ata shpenzuan 30 ditë fushatë duke sharë, duke shpifur, duke përgojuar çdo grua, çdo nënë, çdo motër, çdo vajzë të qytetit tonë. Ne e shfrytëzuam fushatën duke u marrë me plane konkrete, për halle konkrete, për familje konkrete dhe nevojat konkrete që ka Tirana. Fushata jonë është fushatë fituese, koalicioni ynë do të fitojë jo vetëm pse jemi më shumë, por edhe sepse kemi idetë më të mira.

Miqtë e mi, është shumë e rëndësishme që në 7 ditët që kanë mbetur të çojmë çdo njeri në votime. Është e rëndësishme që gjithë këtë energji ta çojmë në kutinë e votimit dhe të sigurohemi që të gjithë të jenë aty në datën 21 qershor. Për herë të parë kemi gjysmën e Këshillit Bashkiak me zonja gra dhe vajza të nderuara të Tiranës. Jemi sot koalicioni më i emancipuar sepse nuk ishte rastësi, ishte vendim, ishte zgjedhja jonë, që për herë të parë të kemi një pushtet që është i ndarë në mënyrë të barabartë mes djemve dhe vajzave, mes burrave dhe grave. Ndaj çdo vajzë, çdo grua, çdo nënë, çdo motër, çdo gjyshe, të gjitha zonja të nderuara të bashkisë tonë, që preferojnë një fushatë pozitive dhe jo një fushatë që denigron nënat dhe motrat, vajzat dhe gratë, e kanë drejtimin e duhur: Partia Socialiste e Shqipërisë, Aleanca për Shqipërinë Evropiane, janë drejtimi i duhur.

Miqtë e mi, jemi përpara dy zgjidhjesh: një zgjidhje që gjërat të vazhdojnë kështu siç janë dhe një zgjidhje tjetër që gjerat të ndryshojnë radikalisht; një zgjidhje që thotë, na jepni dhe 4 vjet të tjera si këto 4 vjet që lamë pas dhe një zgjidhje që thotë na jepni 4 vjet totalisht të ndryshme, 4 vjet ku shkohet në punë, 4 vjet ku i shërbehet qytetetit, 4 vjet ku pastrohen mbeturinat, 4 vjet ku vjen uji në çezmë, 4 vjet ku ndihmohet bujqësia, 4 vjet ku ngrohen e ndriçohen shkollat, 4 vjet ku rregullohen rrugët. Kjo është oferta jonë! Ofertë konkrete për 4 vjet shërbim. Zonat e reja, komunat që i janë bashkuar Tiranës kanë një shans historik sepse bëhen lagje të reja të Tiranës dhe transformohen totalisht. Ndaj miqtë e mi, mos lini njeri pa votuar në Krrabë, mos lini njeri pa votuar në Petrelë, në Bërzhitë, në Baldushk dhe këtu në Farkë. Një votë bën diferencën midis një rruge të shkatërruar dhe të një rruge të dëmtuar, midis një qyteti të pistë dhe një qyteti të pastër, midis një shkolle të ngrohtë dhe një shkolle ku thahemi së ftohti, midis një tregu për ushqimet, për bujqësinë, për fermerët dhe një shitje në kushte jashtë higjienës dhe pa standarde në Tiranë.

Mitë e mi, fuqia e një vote është fuqi e çdo qytetari që do të bëjë ndryshimin në Tiranë. Një votë ka fuqinë ta zgjojë bashkinë nga gjumi katërvjeçar dhe ta çojë në shërbim të qytetarëve katër vitet e ardhshme. Dua të falënderoj të gjithë aleatët tanë, LSI, FRD, PDIU dhe të tjerër, por mbi të gjitha një lokomotivë që është Partia Socialiste e Shqipërisë, forca modernizuese e Shqipërisë, forca që sjell progres sa herë që qeveris. Ne nuk kemi nevojë për një kryetar bashkie arrogant, që jeton në Hollandë; nuk kemi nevojë për kryetar bashkie që gërrhet katër vjet. Jo! Ne na duan shërbëtorë në bashki, djem dhe vajza të afta që i rrinë qytetarit gati, që i rrinë sipërmarrësit gati, që u rrinë fermerëve gati, kjo është bashkia që na duhet. Ne kemi nevojë për të gjithë djemtë dhe vajzat që do të votojnë për herë të parë. Kemi nevojë që vota e tyre e parë të jetë në drejtimin e duhur, ndaj kontaktoni me të gjithë miqtë tuaj, në telefon, në rrjete sociale, në lagjen tuaj, në shkollën tuaj, është e rëndësishme sepse një votë është me vlerë. Nuk ka rëndësi nëse është vota 18-vjeçari apo nëse është vota e 80 vjeçari sepse ndryshimi dhe fuqia e një vote është njësoj si për dikë që është 18 vjeç edhe për dikë që është 80 vjeç.

Ndaj miqtë e mi, mos i paragjykoni njerëzit, mos i ndani njerëzit në të majtë dhe të djathtë. Ne progresistët ju shërbejmë njësoj të majtëve dhe të djathtëve. Ne nuk i shohim njerëzit nga mbiemri. Ne nuk i shohim njerëzit nga prejardhja. Nuk i shohim njerëzit nga tesera e partisë. Ne ju shërbejmë me devotshmëri dhe përulësi pavarësisht nga bindjet. Ndaj në këtë fushatë është jetike që ne të ftojmë çdo njeri të vijë në drejtimin e duhur. Ne edhe të djathtëve u shërbemë më mirë se sa partia e tyre historike. Na duhet që të shtatëfishojmë forcat që të gjithë njerëzit të vijnë në votime të dielën tjetër. Na duhet që të bëjmë çdo telefonatë, të çojmë çdo mesazh për t’u siguruar që asnjë njeri nuk mbetet pa votuar në Krrabë, në Petrelë, në Baldushk dhe këtu në Farkë.

Nuk mund të kemi një bashki me dy standarde, që i ndan njerëzit në ato të bllokut dhe ato të periferisë. Është e rëndësishme që të sjellim të njëjtin standard që çdo prind të jetë i garantuar, që e njëjta cilësi arsimi në shkollën e qendrës së Tiranës do të jetë cilësi arsimi dhe në shkollën e periferisë së Tiranës. E njëjta cilësi e transportit publik në Krrabë dhe në Bërzhitë, në Baldushk dhe në Petrelë, do të jetë e njëjta cilësi si në të gjithë qendrën e Tiranës.

Miqtë e mi, dua t’ju falënderoj me të gjithë zemrën për bujarinë, për energjinë, për pozitivitetin, për fisnikërinë, për faktin që bëmë një fushatë të shkëlqyer pa asnjë incident, që respektuam kundërshtarët, por që treguam që programi ynë është më i miri, është më konkret dhe është i fortë. Ngrini dorën nëse ky është ekipi që doni, nëse ky është programi që doni, nëse ky është plani që do të votoni më datën 21 qershor, nëse ky është ekipi juaj.

Ju falenderoj me gjithë zemër për mbështetjen, për kurajën që na keni dhënë këto ditë, për dashamirësinë, për respektin, për integritetin. Forca, kurajo, edhe 7 ditë ta kthejmë Tiranën në drejtimin e duhur, kthejmë Farkën në drejtimin e duhur, kthejmë Krrabën në drejtimin e duhur, kthejmë Bërzhitën në drejtimin e duhur.

Faleminderit nga zemra të gjithëve!

41 komente në “Mesazhi i Veliaj në Farkë: Edhe një votë sjell ndryshimin, ndaj kemi edhe 7 ditë kohë për të dalë të gjithë në votime”

  1. dada says:

    eshte e kuptueshme ashiqare ajo qe tirana ka nevoje eshte te punohet seriozisht , pa me llafe e dokra te tipit bashisit apo dhe halimist jemi kenaq. e kishin bashkine per kater vite me rradhe nuk ben asgje per asnje

    1. eldorida says:

      Tirana ke nevoje imediate te shkoje ne drejtimin e duhur, mjaft me me njerez te papergjegjshem qe e vetmja gje qe i interesonte eshte si te pasurohej, vidhte te bente udhetime turistike ne Holande sikur njerezit e votuan per te shetitur

      1. tanja says:

        po populli nuk mundte jete aq jo dasahmires per veten ,e pane qe ne kater vite askush nuk u kujdes per asgje dhe per asnje , nuk ka me te voglin dyshim qe jane me po te njejta parime dhe e vetmja gje qe u intereson eshte karrigia dhe si te rrezojen qeverine po qe do ti vijne anash se populli ehset aq i zgjuar sa te dije te vleresoje

      2. dori says:

        Nuk eshte e rendesishme se cfare do beje erioni, (se erioni vetem po vodhi zgjedhjet fiton) por e rendesishme eshte qe zyra e propagandes e drejtuar nga Fuga me adrese ne katin e pare te selise te PS, ka dale ne pune edhe per dite te diel. 21 qershori afron e bytha shtrengon se per nje jave erioni edi dhe luli do shkojne ne drejtim te paditur. Populli i paparti si une do ti ndershkoje keta mbeturina

    2. Andrea says:

      Tirana ka nevoje per nje njeri me vizionm, te gjalle dhe energjike. Nje njeri qe rri e lexon fjalimet qe duket sikur do e zeri gjumi ne podium nuk eshte arsye per ta votuar.

    3. Aulena says:

      Tirana ka nevoje per energji dhe ndryshime ne mentalitetin e drejtimit. Rinia eshte i vetmi version per te patur nje qytet qe zgjohet dhe zhvillohet me shpejtesi. Nje lider si Z. Veliaj eshte i duhuri dhe per tu admiruar per mbeshtetje e dhene ndaj rinise.

    4. gallata says:

      Ne fakt ketij i paska hy frika se ps duhet te jete para me vota por me sa duket jo. Une kan pas votu ps por kesaj rrsdhe do votoj gjergjin dhe ps. Veliaj i paafte me pensionistet qe jan nepër gjyqe

  2. Marina says:

    I vetmi kandidat qe del e ben fushate me projekte konkrete , jep zgjidhje reale per problemet qe shqetesojne banoret e zones perkatese. per kete kane nevoje populli jo per barsaleta e per sekrete si ben kundershtari

    1. nurce says:

      besimplote qe veliaj do ti riaktivizoje dhe zoant e lena ne harrese, fashatrat perreth tiranes. po ne fakt problemi eshte qe ne kater vite eshte kthyer e qendra e qytetit , tirane brenda ne nje katrahure qe nuk merr vesh i pari te dytin

      1. noel says:

        Patjeter qe je fitues i padiskutueshem. tiran duhet te zgjohet boll fjeti e shkaterrua per kater vite . kater vite nje tirane e keqtrajtuar , nje tirane qe lengon. basha ka qene thjesht nje lider pa vizon nje pertac qe as qe i interesonte ky qytet. e me kandidatin e rradhes Kosova , pertej te qenit i derguari i zotit ne toke e si njeri qe di te mbaje mire sekrete nuk di te bej gje tjeter.

        1. bana says:

          kenaqem kur e degjoj e lexoj kete djale , eshte shume vizionar e energjik . i duhet tiranes dhe ketij vendi shume elemente te tille . forca pas fitores per te nisur shnderrimin e kesaj katrahure te lene pas

          1. berti says:

            Njerezit jane mjaftueshem inteligjent , kane perpara tyre 2 kandidate nejri qe tregon barsaleta, mban planin elektoral sekret se ne te vertet nuk e ka nje te tille ndersa nga ana tjter Erioni qe del me nje plan elektoral konkret e me zgjidhje reale per banoret e zonave perkatese

  3. pjer says:

    Cdo vote eshte e rendesishme, per t’i treguar se pari te djathtes qe e mbajti peng kryeqytetin per kater vjet, qe meriton te ndeshkohet dhe se dyti, per t’i thene po punes kolosale te shkelqyer te bere ne keto 2 vjet nga e majta, qe me ne fund duket se ka shprese edhe per kete vend te rrenuar ne 23 vjet keqqeverisje poskomunizem.

    1. velur says:

      Ne do te dalim te gjithe te votojme, t’i tregojme politikaneve qe s’mund te tallen me ne e ta marrin seriozisht qeverisjen, qe ne vendosim per te ardhmen tone, ne vendosim se kush eshte i duhuri per te na qeverisur, nuk mund te leme qe fletet e votimit te mbushen nga te tjeret, per te vendosur te tjeret per te ardhmen tone.
      Me aq sa kemi pare nga programet e dy kandidateve, Erioni ka me shume shpresa te fitoje, duket te jete programi i duhur per Tiranen.

      1. enisa says:

        Edhe 7 dite edhe do te marre fund makthi i quajtur Tirane i ketyre 4 viteve, qe u be me keq se nje vater lufte, nga inekzistenca e nje kryetari bashkie, kudo mbeturina, kudo gropa ne rruge e puseta pa kapak, kudo peme te prera e te shkaterruara, kudo ndertime pa kriter. Me ne fund erdhi dita, qe te hapim nje rruge te re per Tironen tone, zemren tone.

  4. sonja says:

    Po sigurisht qe do e ndryshoj se e kane shnderruar si nje gje pa lidhje dhe habitem me keta tipat qe justifikojne Lulin si mudn te justifikosh nje kryetar bashkie i cili per kater vite me rradhe fjeti gjume duke mos levizur as gishtin e vogel per te bere sikur punonte .

  5. orela says:

    Erion Veliaj ka treguar ne kete fushate seriozitet dhe perkushtim , ka nje plan te qarte per secilen zone po gojet e liga dhe fuksat e shqupit kete pune kane .

    1. pana says:

      vetem halim kosova qe nuk i duhet tiranes, nese duam te rrime ne vend numero atehere mund ta votojne . po njerezit jane aq te zgjuar sa te dine te bejen zgjedhjen e duhur per qytetin dhe per te ardhmen e tyre

      1. arti says:

        Veliaj e tregoi veten kur ishte minister ne me pak se 2 vjet ai ndermorri disa nga reformat me te rendesishme te cilat rezultuan me shume se te suksesshme po ju jeni mesuar me te mos berit asgje dhe ju vjen cudi, patetik

  6. palacio says:

    edhe 7 dite per te larguar dembelet nga dyert e bashkise, per ti dhene nje mesazh te qarte lulit dhe halimit qe nuk kemi nevoje per politike mashtrimi dhe shpifjesh, tiranes i duhet nje kryebashkiak qe e ka qejf punen dhe erin veliaj eshte i duhuri per ta rikthyer tiranen ne drejtimin e duhur

    1. luli says:

      ne 21 qershor te gjithe do votojme drejtimin e duhur per tiranen, do votojme njeriun e duhur qe do largoje dembelat dhe mashtruesit nga dyert e bashkise. Tiranes i duhet nje njeri punetor si erioni dhe jo mashtrues qe mendojne vetem te genjejne popullin e tyre ne kembim te votave dhe pastaj i harrojne te gjitha ato qe kane thene para votimeve

      1. gentjan says:

        kemi 4 vite qe nuk e dime ke kemi kryetar bashkie, kemi 1 muaj qe degjojme mashtrimet e halimit, por edhe te vetmen te vertete qe ka thene, qe tirana duhet te shkoje ne drejtimin e duhur. ne 21 qershor erion veliaj do zgjidhet kryetar bashkia nga e gjithe tirana per te larguar dembelet dhe mahtruesit dhe per ti rikthyer punen dhe dinjtetin bashkise

  7. endi says:

    cdo vote ka vleren e vet. prandaj cdo vote mund te bej diferencen, mos ngurroni te votoni dhe te mbeshtesni projektin e erion veliaj. prandaj edhe pak dite kemi , dhe vota jon do kthej ndryshimin e tiranes. prandaj ne nuk duhet te rrijm ne heshtje, dhe te flasim nepermjet votes tone. prandaj mos rri, por merr edhe nje me vete, dhe voto per erion veliaj. ti mund te jesh ai qe do besh ndryshimin e duhur per tiranen

  8. Besnik says:

    Velaij eshte kandidati i duhur per Tiranen dhe njeriu qe do te binde te gjithe skeptiket per te. Edhe pse ai ka dhene prova qe di te drejtoje me sukses nje institucion publik sepse eshte njeri i fjales. Premtimet qe jep nuk i ka vetem fjale.

    Votoni Veliajn qe ti jepni vlere votes tuaj.

  9. andis says:

    pa diskutim qe do fitojm. padiskutim qe do votojm per erion veliaj. ne jemi ata qe duhet te bejm ndryshimin e madh per tiranen tone e cila po fle gjume per 4 vite. prandaj te mos lem fatin ne doren e gabuar, bashkia e tiranes duhet te shkoj ne drejtimin e duhur. dhe i vetmi qe do e coj ne drejtimin e duhur eshte erion veliaj. nuk ka me kohe per te humbur . te gjithe te cohemi dhe te votojm masivisht per erion veliaj

  10. Agamemnoni says:

    Kreativiteti, energjia, aftesite drejtuese e menaxhuese jane elemente qe karakterizojne kandidatin Erion Veliaj, eshte i duhuri per Tiranen. Puna e bere ne MMSR deshmon per aftesite e tij, masat dhe reformat e ndermarra ne vetem nje vit e gjysme japin shprese se do punoje me zell e perkushtim edhe per Tiranen.

    1. rexhepi says:

      Projekte konkrete edhe per keto zona qe i bashkangjiten Tiranes. Farka, Kashari, Dajti, etj, kane nevoje per investime ne menyre qe te zhvillohen e te integrohen me kryeqytetin. Ka nevoje per investime ne infrastrukture e ne ujesjelles e mjaft sektore te tjere.

      1. KOMBI says:

        Qytetaret e Tiranes do votebesojne kandidatin Erion Veliaj i cili ka bere jo pak ne ministrine qe drejtoi, dhe besojme se do punoje me aq zell e perkushtim edhe per qytetin qe eshte lene ne harrese. Ne krye te Bashkise kemi nje njeri qe prej kater vitesh nuk beri asgje vec dhenies se lejeve te ndertimit. Erioni do i jape qytetit pamjen qe meriton.

  11. farke says:

    zona e farkes pas shume vitesh abuzimi nga drejtuesit te djathe ka shansin real te tranformohet dhe te behet jo vetem pjese integrale e tiranes per dhe nje nga zonat me te bukura te saj per shak te mundesive qe kjo zona ka. Erion Veliaj eshte ai qe mund ta bej kete te mundur prandaj dhe qytetaret do votojn ate si drejtimin e duhur!

  12. rita says:

    prej kater vitesh farka nuk ka pare asnje investim asnje projekt nga bashkia e tiranes apo interes per te zgjidhur ato problematika qe jane prezente ne kete zone keshtu kete kater vjecar banoret e farkes do votojne alternativen qe premton me shume zhvillim dhe prespektive

    1. juna says:

      erioni garanton te ardhme per qytetin e tiranes nuk merret me premtime qe i ka kaluar koha qe duhet te ishin permbushur nga bashkia kam besim se eri do i sjelli ndryshimin dhe energjine emunguar tiranes, eshte koha qe bashkia e tiranes te merret me pune per ti sherbyer qytetareve dhe zgjidhur probleme qe vertete shkaktoje stres tek qytetarete e kryeqytetit

  13. Edisoni says:

    Kjo foto eshte bere te nje takim ne nj.9. e jo ne farke.

  14. Jonian Ismaili says:

    Te gjithe e dime se cdo vote ka rendesi dhe te gjithe jane te bindur se pa voten e tyre nuk mund ti jepet nje mesim i mire bashes dhe shokeve te tij. Basha e fitoj Tiranen me premtime dhe e mbajti me mashtrime. Por ka ardhur koha qe ti japim fund ketij kapitulli te erret te historise te Tiranes.

  15. BISHA says:

    Vrika nga deshtimi per te fituar i ka kallur daten Zogut te tiranes dhe ndarja me nje vote i duket se do e arrije ! Shqiptaret, Tiransit nuk duan ne krye te tyre nje mizor apo mashtrues apo kriminel pe r heqjen e njerzve nga puna ! Njerzit e tiranes duan nje administratore te zotin , nje figure te paster politike dhe nje puntor te pashoq ! Zogu do deshtoje ashtu sic kane bere edhe sivellezrit e tij qe jane ne pushtet !

  16. Kol Hasani says:

    Epo kur do ngrihet gjyshi im nga shtrati dhe do marri pjese ne votime imagjinoni sesa shume te rinj do marrin pjese ne keto votime. Gjyshi im eshte 92 vjec por e di shume mire qe edhe pse nuk mund te punoje per Tiranen e di qe me ane te votes se tij ai mund te kontribuoje per nje Tirane me te mire.

  17. Loridon Saraci says:

    Shume te drejte ka. Nese te gjithe dalim dhe votojme eshte e sigurte qe partia demokratike apo kushdo force tjeter politike, nuk do te jete ne gjendje te manipuloje zgjedhjet, ashtu sic bene ne 2011 kur ne vend qe te linin Edi Ramen ne krye te Tiranes shkuan dhe vune me mashtrime Bashen dhe shoket e tij.

  18. Zenel Malaj says:

    Eshte nje mundesi e mire per te zgjuar nga gjumi komplet administraten vendore. Mos harroni qe ne 4 vjet Tirana nuk ka patur njeri mbi koke, te gjithe rrini dhe dridhnin zinxhirin mderkohe qe ne punonim me shpresen se e nesermja do te ishte me e mire. Tani e kemi mundesine qe me voten tone te ndryshojme te nesermen.

  19. Xhebrahim Alimuca says:

    Farka ka kohe qe eshte bindur se duhet shkuar ne drejtimin e duhur. Erioni sigurisht qe nuk ben keq qe ti kujtoj qytetaret se pa voten e tyre Tirana ngelet perseri ne klase dhe perseri do te kemi neglizhence te puneve dhe projekteve te cilat lidhen ngushte me mireqenien tone.

  20. "BALASHI" says:

    Njerezit s’ duhet ti lere kujtesa. PD eshte per rrumpalle jo per pune. E kish 12 vjet me Sali Kelmendin, Albert Brojken e Lul Bashen. E dini ç’ bene?
    -Kjoska
    -Pirgje me plehra
    -Gropa tere rruget e qytetit
    -Prishen dhe ate ndricim qe ishte
    -Shtuan kuajt me karroca
    -Rrethuan deri institucionet qendrore me baraka, parkun “Rinia’, Lanen.
    -Bene njeri nje pallat per vete dhe njeri nje vile ne fshatin Vishnje, kurse i treti mori leke ne dore per t’ i tjetersuar jashte shtetit.
    -Prishen stacionin e trenit
    -Uzurpuan sheshet, fushat sportive rreth 32 fusha futbolli qe kish Tirana, pa llogaritur me dhjetra te tjera me te vogla…
    -S’ mbeti asnje peme per te bere ndopak hije…
    Nuk dua te numeroj ato qe beri Edi Rama. Lista me del e gjate. Kujtoni qe i barabarte me ate te Barcelones u shpall kryebashkiak i vitit.
    Keshtu besoj tek mendja e vitaliteti i Veliajt…

  21. Kacerra says:

    Njeri i duhur per vendin e duhur.

  22. Kukesi says:

    ky eshte papagslli i edi rames

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje