Kandidatët e Partisë Demokratike për bashkinë e Fierit dhe Vlorës, Enkelejd Alibeaj dhe Genci Deromemaj vijojnë takimet elektorale në funksion të zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit
Alibeaj u takua me banorët e lagjes “15 Tetori”, ku sipas një njoftimi nga PD, banorët shprehën mbështetje të plotë për kandidatin demokrat në krye të bashkisë së re. Kozma Dashi, deputet i qarkut të Fierit tha se Alibeaj ka dhënë prova se di të drejtojë dhe për më tepër me sukses.
Alibeaj tha se politika sot i ka humbur kuotat në publik, pikërisht sepse nuk dëgjon publikun.
“Në krye të bashkisë së Fierit do të qeveris duke mbajtur në plan të parë publikun”, tha ai.
Ndërkohë, kandidati i Aleancës Popullore për Punë e Dinjitet, Genc Deromemaj gjatë një takimi me gratë demokrate të këtij qyteti, u shpreh se pas 21 qershorit historitë e varfërisë e pamundësive të nënave vlonjate do të kenë zgjidhje.
Ai garantoi se vëmendja e bashkisë së Vlorës, do të jetë tek nënat e gratë, për t’i dhënë atyre dinjitet e punë.
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas për Vlorën, Nexhmie Xhuveli, i ftoi të gjitha gratë të jënë pjesë e fitores në 21 qershor, duke votuar për Genc Deromemaj.
Gjatë një takimi në Vlorë deputetja e Partisë Demokratike, Liljana Elmazi, u tha grave vlonjate, se ashtu si në fushatë, Genc Deromemaj gjatë drejtimit të bashksë së Vlorës do të jetë zëri i halleve të nënave vlonjate.
popopopo u qelb vendi, vetem sunite…………..