Gjosha në Kolonjë: Vota për Malon dhe LSI, zgjedhja e duhur

14 Qershor 2015, 12:00Politika TEMA

Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Kolonjës, Arben Malo zhvilloi një takim me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në këtë takim, Malo shoqërohej nga Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha.

Kandidati i ASHE-së, Malo falënderoi strukturat për punën e bërë dhe Ministren për mbështetjen dhe forcën që i ka dhënë deri më tani.

“Strategjia ime është që çdo banor i Kolonjës të ndihet i përfaqësuar në bashkinë e madhe dhe vota që ju do të jepni për Aleancën tonë, do të jetë vota e zhvillimit”, u shpreh Malo.

Ministrja Klajda Gjosha vlerësoi punën e bërë deri më tani dhe i nxiti strukturat që të vazhdojnë akoma më tej me këto ritme.

“Duke votuar kandidatin e “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, Arben Malo dhe LSI në zgjedhjet e 21 qershorit, ju do ta çoni vendin përpara sepse ai është zgjedhja më e mirë për Kolonjën”, tha Gjosha.

 

3 komente në “Gjosha në Kolonjë: Vota për Malon dhe LSI, zgjedhja e duhur”

  1. 007 says:

    Vdekje LSI, zhdukja e kesaj Partije do jete Fitorja me e madhe e Shqiperis!!!!

  2. Likja says:

    LSI-KANCERI QE PO SHKATERON VENDIN.

  3. al paci says:

    Kush voton lsi nuk do te arthmen e tij dhe te femijeve. Lsi nje parti hjenash qe ka mbledhur mbas vetes llumin e ps dhe te pd. Votoni ke parti te doni por jo lsi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje