Incidentet elektorale/ Tentohet të goditet me celular Hasan Halili

14 Qershor 2015, 10:17Politika TEMA

Një tjetër incident elektoral është regjistruar në prag të zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit, ndërsa kandidati i ASHE-së për Kukësin Hasan Halili u tentua të goditej me celular nga një qytetar.

Incidenti është denoncuar nga dy kryetarët e partive PS dhe LSI në Kukës përmes një deklarate për shtyp.

Bëhet fjalë për një takim elektoral që ishte zhvilluar rreth orës 19:00 të së shtunës në fshatin Shtiqën të Kukësit.

“Në mes të takimit një shtetas që ne e njohim fizikisht por nuk e njohim me emër, erdhi me makinë me shpejtësi dhe në gjëndje të revoltuar duke u futur në mes të turmës, dhe po vinte drejt panelit drejtues ku po flisnim. Bashkë me kandidatin ishin dhe dy kryetarët e partive”, tha Ylber Duraku, kryetari i PS-së së Kukësit.

Nga ana e tij Kryetari i LSI-së Kukës Qemal Elezi kërkoi dënimin e personit që shkaktoi incidentin në fshatin që është dhe vendlindja e kandidatit të PD-së Bashkim Shehu dhe i bëri thirrje si deputetit demokrat Flamur Noka dhe kandidatit të djathtë Bashkim Shehu të qetësojnë simpatizantët e tyre.

13 komente në “Incidentet elektorale/ Tentohet të goditet me celular Hasan Halili”

  1. 00oooo says:

    ..ka pas dasht me provu sesa i fort osht celulari!!!

  2. tfgs says:

    nje dite perpara votimeve ne Turqi,byrazeret e Zike camit vune bumje ne nje miting elektoral duke shkaktuar 2 viktima dhe dhjetra te plagosur…………pune korrakesh,una rraza una facia!

    1. arber1468 says:

      Edhe grekët bënë nja dy luftë civile. Një rrac jemi turq grek e Shqiptar. Të padëshirueshëm në europë.

  3. alti says:

    Kete garip, qe sulmon kandidatet ne fushate zgjedhore futen ne burg, se jane rremujaxhit e Nul Mokes . Keto zejne mend vetem me dhunen e ligjit .

  4. coli says:

    po u vjen fundi te denohen me vote nuk ka me shtet rrumpalle ehh more pderat e pd nuk lahen zollumet qe i bete ketije populli ne emrin demokraci duke shtrydhur njerezit puntore e te respektuar me hajdute vrases e kriminela!

    1. ! ! ! says:

      O Coli.Po ky ka qënë kryetar edhe në kohë të PD-së.Pra na del pder,hajdut,vrases e kriminel!Të të rrojë RILINDJA se mëndja të paska vajtur me pushime.

      1. emigranti 1 says:

        Cdo njeri duhet te distancohet nga banditi berish.

  5. Likja says:

    Ky Hasani eshte monster o miqte e mi.

  6. duno says:

    Akoma ron ky COLI . Une kam kujtuar se e kane vrare te filmi DEBATIK . Le qe ku zhduket fara e brekgrisurve , megjithse Coli duket i grisur ne tru

  7. sovjetiku says:

    Po pse revoltoheni? Ky tipi qe e ka gjujt me celular me kujton ato freshistet qe rrethuan shpine e kac islamit…apo i harruat??

  8. sovjetiku says:

    Ky coli do jete ndonje cun sigurmsi nga ato 20 lekshatt

  9. fieraku nga ferrasi says:

    Rrofsh o duno na bone me qesh
    Sovjetiku
    babai do ket qene1200n
    Duke u nisur NGA emri i colit.

  10. fakir fukaraja says:

    Nji fshatar po shiste duhan ne kohen edulles
    Kalon babai i colit
    E puet ca ben ketu
    Ja tha fshatari che i tregoi duhanin
    Edi ca t boj un
    Cfare – tha fshatari
    Te coj ne dege( edini ju )
    Mu hiq qafe se un mezzi po qendroj
    Ne toke e ti dashke me m’ hyp ne dege.
    Ju petgjigj fshatari
    Mbas disa ditesh fshatari
    U denu 10 vjet agjit- prop.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje