Shpenzimet e fushatës, PS-PD me ulje, LSI me rritje; Kamza mban rekordin si më e shtrenjta

13 Qershor 2015, 18:32Politika TEMA

Kompanitë që prej vitesh merren me prodhimin e produkteve për fushatë (printime, outdoor) bien pothuajse të gjitha dakord se fushata zgjedhore nuk është nga më të shtrenjtat që është realizuar, përkundrazi. “Monitor” raporton se një gjë e tillë konfirmohet edhe nga agjencitë e printimit, të cilat kanë pohuar se, shpenzimet janë 20-30% më të ulëta se në fushatat e tjera, kryesisht nga dy partitë e mëdha PD dhe PS. Ndryshe nga partitë e mëdha, porositë e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë pësuar rritje, sidomos për flamujt.

Ndërkohë burimet nga shtabet elektorale pranë partive pohojnë se financimet po sigurohen më së shumti nga vetë kandidatët. Burimet e fondeve janë nga më të ndryshmet, nga miq, shokë dhe dashamirës dhe simpatizantë. Stafet pohojnë se, fushata ka koston më të shtrenjtë në Tiranë për dy arsye. Qiratë e zyrave elektorale janë më të larta dhe gjithashtu spotet televizive për kandidatët që jepen në televizionet kombëtare zënë mbi 30-50% të fondeve që i dedikohen kryeqytetit për fushatë.

Kamza vlerësohet si një nga fushatat më të shtrenjta për sipërfaqen në të cilën zhvillohet gara. Kompania që ka kryer prodhimin e posterave për një nga kandidatët pohon se sasia e printuar është 4500 m2 për një kosto prej 20 mijë euro. Pothuajse të njëjtën sipërfaqe ka printuar dhe konkurrenti tjetër. Burime po nga e njëjta kompani pohojnë se për kandidatët e Tiranës ata kanë printuar nga 500 m2 për secilin, shumë më pak se për konkurrentët e Kamzës.

6 komente në “Shpenzimet e fushatës, PS-PD me ulje, LSI me rritje; Kamza mban rekordin si më e shtrenjta”

  1. sit..d back..and relaks → says:

    sa shpejt e zhduket nga faqja e pare aritkullin per Termetin diversantist te Rames ne tepelene o Mero.

    1. gjyshi says:

      Ne Kamez Xhelali i Partise Demokratike po ben kerdine. Eshte normale per te pasi ka tete vite qe abuzon me tenderat dhe fondet qe duheshin investuar per kamzalinjte. Per kete gjykata e ka denuar me dy vite burg. Pastaj fenomeni tjeter eshte ai i blerjes se votes nga Partia Demokratike, rasti me i mire eshte ai i Vores.

    2. enxhi says:

      Turp Xhelal Mziut, dhe flet per pune dhe dinjitet! Nuk e kuptoj si akoma vazhdon te premtoje gjera te tjera kur akoma nuk ka permbushur premtimet e para. Turp serisht, se vjedh leket e tenderave per te bere fushate! Por per Kamzen ka ardhur koha per nje Drejtim te duhur, per Rilindje! Pasi Xhelal Mziu ngriti Dinastine e tij me leket e popullit, dhe rrenoi shtepite e tyre!

  2. endri says:

    pd gjithmon ka blere votat qe ka fituar, se keshtu drejtperdrejt ka frik se humbet thelle. mos harroni se cka bere mziu, dhe ckan bere ne Vore keta e dini besoj, prandaj kete lloj politike ta godasim me vote ne 21 qershor. mos rrini ne heshtje , ata jan duke e vjedhur fitoren. por te zgjohemi dhe ne nuk shitemi per nje lemosh nga keta te PD. cohuni dhe mos pranoni keto lloj politika te PD

  3. financimi says:

    paveresisht akuzave te shpeshta te opozites per shpenzime marremendese vertetohet se dhe nje here opozita vetem shpif sepse shume thjesht qeveria nuk ka ndermend te perdori arkat e shtetit per te financuar fushatat e kandidateve sic partia demokratike bonte ne vite me radhe..

  4. alketi says:

    humbja e padiskutueshme e Dyshes Rama meta ne kete bashki te re me ne Krye Xhelal Mziun e ka provokuar nervin e Rilindjes me hedhje ne loje te parave te psita! Vora dhe kamza jane dy bashkit qe LSI i do me cdo kusht ! Safet Gjici dhe grupi i biznesmeneve te lsi me aq lek qe hedhin ne kete fushate mendoj se ne rang europian duhetr te jete ne krye te renditjes !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje