Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama ka reaguar përmes një deklarate në lidhje me nisjen e çështjes penale ndaj Fiqiri Ismailit, kryetar i Bashkisë së Vorës, njëkohësisht edhe kandidat i Partisë Demokratike për këtë bashki për zgjedhjet e 21 qershorit, pasi nga denoncimet e qytetarëve rezulton se ai ka tentuar të paguajë qytetarë për të blerë në këmbim votën e 21 qershorit.
“Ky rast nuk është vetëm se një episod në serialin e gjatë të provave të shumta të falsifikimit dhe të përpjekjeve për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve, çka është e bërë e njohur edhe më parë nga media.
Ashtu sikundër rezulton që shumë qytetarë vazhdojnë të denoncojnë përpjekje apo veprime konkrete të bëra nga ky kandidat apo nga stafi i tij me synimin e tjetërsimit, të falsifikimit dhe të manipulimit të rezultatit të zgjedhjeve të 21 qershorit.
Në këtë kontekst unë jam këtu që në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim të inkurajojë veprimin ligjor të forcave të policisë, të organeve të prokurorisë dhe të gjithë sistemit të organeve të drejtësisë, të cilat duhet të zbatojnë me rreptësi ligjin, të veprojnë të pandikuar nga asnjë presion politik apo nga lobime të tjera të qarqeve të lidhura me kandidatët në garë.
Me transparencë dhe ligjshmëri të hetojnë këtë rast dhe çdo rast tjetër që ka të bëjë me këtë shfaqje të korrupsionit elektoral. Ndërkaq kërkojmë që jo vetëm hetimi të jetë rigoroz dhe në përputhje me ligjin por të jetë gjithashtu transparent, të jetë i hapur edhe për vëzhguesit ndërkombëtarë, me qëllim që të gjithë të kuptojmë se çfarë realitetesh të kësaj natyre shfaqen nga kandidatët e Partisë Demokratike, në Vorë apo gjetiu”, tha Luan Rama.
Në vijim në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Rama tha se ka përgatitur një shkresë zyrtare, një ftesë zyrtare për të gjithë misionet vëzhguese, në mënyrë të veçantë për misionin vëzhgues të OSBE-ODIHR-it, përfaqësuesve të tjerë të trupit diplomatik në Tiranë, përfaqësuesve të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve të Bashkimit Evropian apo të ambasadave të tjera, të cilat i ftoj të jenë të pranishme në Bashkinë e Vorës nga sot deri në realizimin e zgjedhjeve, sepse kjo javë e fundit do të karakterizohet, sipas informacioneve që ne kemi nga qytetarët, nga tendenca apo përpjekje të tjera të kandidatit të partisë Demokratike për të blerë dhe për të korruptuar votuesit.
“Që po sot i kam dërguar Prokurorisë së Tiranës kallëzim për ndjekje penale për noterin Shaban Gjoka, i cili është i implikuar pas qindra dëshmive që ne kemi në kryerjen e akti kriminal të përpjekjes për të falsifikuar votën, pasi ky është strumbullari që është marrë me aktin noterial, me plotësimin e dokumentacionit dhe madje sipas dëshmive të publikuara edhe nga mediat ka paguar qytetarët të pranojnë kontrata qiraje me banorë fiktivë që praktikisht nuk janë aktualisht në Bashkinë e Vorës, por vetëm e vetëm që të jenë në dispozicion për zgjedhjet e 21 qershorit.
Edhe një herë theksoj se është shumë e rëndësishme, që e gjithë kjo fazë të karakterizohet nga korrektesa dhe nga luajaliteti, nga qytetaria në procesin zgjedhor, sepse për Lëvizjen Socialiste për Integrim është shumë i rëndësishëm standardi i zgjedhjeve, është shumë e rëndësishme korrektësia e procesit, pastërtia e procesit dhe lënia e qytetarëve të gjykojnë dhe të vendosin me vetëdijen e tyre të pandikuar nga presioni apo nga përpjekjet korruptive që synojnë falsifikimin e votës”, tha Luan Rama.
PD gjithe propaganden, qe filloi te perhap per gjoja blerjen e votes nga mazhoranca, e kishte taktike , qe te shmangte vemendjen nga vjellja e votes prej saj. Ajo si parti kurre nuk i ka fituar zgjedhjet ne menyre demokratike por duke perdorur pushtetin dhe kolegjin zgjedhor qe i ka dhene fitore ne tavoline. Lufta per bashkine Vores do jete e forte, dhe PD kembengul se eshte zona qe kap te gjitha bisneset e autostrades ,prandaj filluan blerjen e votes. Akuzoi mazhorancen Topalli ne Shkoder, dhe kur Meta i tha te denoncoj cdo rast te tille ne prokurori , pushoi se foluri. Me shpifje po ja shpifni mbare shqiptareve, dhe 21 Qershori do jete shqelmi i fundit qe do hani o parti e zullumeve dhe e shitjes se Shqiperise , duke i hequr sovranitetin .
kush flet pash zotin. do vras veten naj dite se kto gjena sdurohen! ato qe blejne vota ne kte moment jane rilindja dhe lsi,kte e di cdo shqiptar!
Po ju dhjefsha rracen po, se e di shume mire se si ju behej presion mesuesve nga drejtoret arsimore te lsi-se per te votuar per lulezim bashen ne zgjedhjet lokale. se si ju merreshin kartat e identiteti jo vetem mesuesve por duhet te jepnin edhe te familjareve. se si ju behej presion me vendin e punes, se si duhej te firmosnin qe do te votonin lsi-ne etj etj. ne ate kohe rama bente si buce kunder lsi dhe metes se po i vidhnin voten. mos ka ndryshuar gje lsi-ja sot? jo njesoj po ben vetem se sot eshte me ramen dhe rama ben nje sy qorr e nje vesh shurdh. te sillni zorret tek goja kur dilni ne ekran e ankoheni se po blihet vota, e kush e thote, shpikesi i blerjes se votes.