Kryetari i LSI-së Ilir Meta ftoi të gjithë banorët e Bulqizës, të Dibrës dhe të gjithë Shqipërisë, të mos e humbin rastin për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, sepse këto nuk janë zgjedhje lokale të zakonshme që bëhen thjeshtë një herë në 4 vjet.
Sipas Metës, në zgjedhjet e 21 qershorit populli shqiptar do t’i japë fund një keqorganizimi administrativ dhe territorial prej 25 vitesh që luajti një rol bllokues për progresin dhe për zhvillimin dhe do të hapi një epokë të re 61 bashkive të reja.
Meta mori pjesë në një takim elektoral në qytetin e Bulqizës së bashku me kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Bulqizës, Melaim Damzi.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, Meta tha se vota juaj për doktor Melaimin është vota për të shëruar plagët që ende i dhembin Bulqizës, ndërsa shtoi se në 18 muajt fundit të gjithë e kanë ndjerë angazhimin e mazhorancës për të mbajtur premtimet përpara komunitetit të shkëlqyer të Bulqizës.
“Pa asnjë diskutim që ne do të fitojmë në 21 qershor, pa asnjë dyshim që vota juaj për doktor Melaimin është vota për të shëruar plagët që ende i dhembin Bulqizës.
Ju e keni ndjerë në 18 muaj angazhimin tonë, angazhimin e qeverisë Rama, të kësaj mazhorance për të mbajtur premtimet përpara komunitetit të shkëlqyer të Bulqizës. Tashmë ulja e moshës së pensionit për minatorët e Bulqizës, dhe jo vetëm, në 55 vjeç nuk është një premtim, por është një realizim konkret.
Tashmë investimet që kanë nisur për t’i dhënë një perspektivë tjetër të paktën dhe për 30 vitet që vijnë industrisë së nxjerrjes së kromit janë një realitet, nuk janë një premtim.
Ne kemi treguar se nuk bëjmë rrugë dhe nuk hapim rrugë thjeshtë për fushata elektorale dhe nuk i lëmë rrugët, rrugëve.
Në vjeshtë fillon dhe do të përfundojë Rruga e Arbrit, ajo që do ta lidhë Bulqizën me Tiranën për 40 minuta në mënyrën më komode, duke i dhënë fund izolimit historik të gjithë kësaj treve të jashtëzakonshme”, tha Meta.
Në vijim ai shtoi se banorët e Bulqizës, të Dibrës dhe të gjithë Shqipërisë, në radhë të parë të gjithë qytetarëve shqiptarë të mos e humbin rastin për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, sepse këto nuk janë zgjedhje lokale të zakonshme, që bëhen thjeshtë një herë në 4 vjet.
“Në zgjedhjet e 21 qershorit populli shqiptar do t’i japë fund një keqorganizimi administrativ dhe territorial prej 25 vitesh që luajti një rol bllokues për progresin dhe për zhvillimin dhe do të hapë një epokë të re të organizimit territorial dhe administrativ përmes 61 bashkive të reja, për dekadat që vijnë. Ndaj askush nuk duhet ta humbi këtë mundësi që të jetë pjesëtar i zgjedhjeve të 21 qershorit, të cilat nuk do të mbahen mend për rezultatin që do të japë populli i Shqipërisë në 21 qershor, por do të mbahen mend për pjesëmarrje të jashtëzakonshme për mbështetjen që do t’i jepet kësaj reforme madhore dhe historike për të ardhmen e Shqipërisë”, theksoi Meta.
Duke folur për rëndësinë e reformës administrative-territoriale, Kryetari i LSI-së nënvizoi se përmes bashkisë së re do të vihen në rrugën e zgjidhjes shumë probleme të cilat deri tani për shkak të fragmetarizimit ishte e pamundur të menaxhoheshin dhe ishte e pamundur t’i kërkohej llogari drejtuesve të pushtetit vendor. Z. meta vlerësoi kandidatin e ASHE-së, Melaim Damzi dhe shprehur bindjen se ai do të jetë një administrator i jashtëzakonshëm i Bashkisë së re të madhe të Bulqizës.
Ndërkaq, Lideri i LSI-së theksoi se vota për kandidatin e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” do të thotë bashkëpunim mes pushtetit vendor dhe qeverisë për të çuar më shpejt projektet të cilat do ta bëjnë Bulqizën vendin ku të rinjtë do të shohin të ardhmen e tyre.
Per mendimin tim nje Kryetare Kuvedi nuk duhet te beje
takime elektorale pasi ai eshte Kryetare i gjithe shqiptarve
dhe per kete ai duhet te t’ja leri vendin n○2 te partise ne LSI,me plot gojen ai perben konfikt interesi per LSI ne politiken shqiptare dhe per kete dikush duhet te ndermjetesoje per t’ia vene ne dijeni per cfare po ndodh
gjate ketyre zgjedhjeve.
nuk ka ne asnje vend te botes se qyteteruar nje bashkim te tille te fshatit me qytetin.
ne vendin tone te dashur nuk do te kete me fshatar ( si ne angli jemi ), pra nuk do te perdoret me termi fshatar.KUsh do ta punoje token?
do te kemi vetem qytetare te nderuar edhe ata qe jetojne ne fshatin me te humbur.
fshatarja nuk behet kurre qytetare ( sado qe te perpiqetm, do te pakten 5 breza )
duhet te jete marre patjeter ne kine ku sipas teorise se maocedunit fshati te rrethoje qytetin
turp er kete vend e kete popull
Meta me 21 qershor uzurpoj te gjitha bashkite dhe behem sulltani
TE LUMTE O lIKE SULLTANI, JE NJISH, ASHTU SI I DO DRUTE KY POPULL. TANI BEJ CTE DOJE QEJFI SULLTAN EFENDI!