Për herë të parë në një çerek shekulli, Berisha nuk po merr pjesë në një fushatë elektorale shqiptare (postimet e tij në FB, deklaratat në Kuvend, apo intervistat televizive nuk i mungojnë, por pjesmarrjet e drejtëpërdrejta në fushatë janë zero). Në fushatën aktuale, tre politikanët që mbizotërojnë janë Lulzim Basha, nga njëra anë, dhe Edi Rama e Ilir Meta, nga ana tjetër.
Objektivat e secilës palë janë skaje të dy vektorëve të kithtë – Basha synon maksimizimin në fletën e votimit për partitë, ndërsa Rama e Meta synojnë maksimizimin në fletën e votimit për kandidatët (Rama ka përzgjedhur me dorën e tij 43 kandidatë dhe Meta 15 kandidatë – 3 kandidatë i ka përzgjedhur Idrizi).
Në emisionin Top Story të Sokol Ballës, Basha deklaroi mbrëmë që, në rast se shqiptarët do të mbështesin me votë platformën e PD-së për ulje të çmimeve të energjisë, karburanteve dhe mallrave të shportës, si dhe ulje të taksave, atëherë Partia Demokratike do të kërkojë zgjedhje të parakohshme. “Të gjithë kandidatët tanë kanë platformat e tyre në bashkitë ku kandidojnë. Por ne si Parti Demokratike kemi edhe një platformë kombëtare, sepse ne jemi alternativë qeverisëse. Dhe alternativën tonë kombëtare, ne po e ofrojmë si një paketë emergjence shpëtimi të ekonomisë së vendit. Nëse qytetarët e Shqipërisë do të votojnë numrin 15 më 21 qershor, kanë votuar platformën e Lulzim Bashës. Qytetarëve po u ofroj zgjidhje shpëtimi, dhe nëse unë marr votat për këto çështje, atëherë do t’i shkoj kësaj pune deri në fund”, tha Basha, duke shpallur sfidën për zgjedhje të parakohshme.
Nga sondazhet e publikuara deri më sot në Agon Channel, Ora News dhe A1-Report (të kryera nga kompani prestigjioze italiane), duket se gjasat janë të pakta që koalicioni i udhëhequr nga Basha të marrë 51% të votës popullore. Por sidoqoftë, duket se Basha ka ende shanse që koalicioni i tij të marrë të paktën 680 mijë vota, aq sa ka marrë parvjet koalicioni i udhëhequr nga Berisha. Çdo votë sipër 680-mijëshit do të ishte një konfirmim se Basha është në gjendje të mbledhë më shumë vota se sa paraardhësi i tij, i cili i humbi zgjedhjet me turp.
Në krahun tjetër, Rama dhe Meta nuk duket se shpresojnë që koalicioni i tyre të marrë përsëri 1 milion vota. Kjo, për dy arsye.
Së pari, edhe sikur të 1 milion votuesit e tyre të ishin të kënaqur me qeverisjen, pjesëmarrja në zgjedhjet lokale zakonisht bie, sepse votuesit margjinalë mendojnë se 1 votë nuk do të ndikojë në bashki ku fituesi është pothuaj i paracaktuar, dhe sepse ata, nga natyra, janë votues apatikë, të cilët e marrin mundimin të votojnë vetëm kur diskutohet posti i kryeministrit.
Së dyti, reformat dhe arroganca e zbatimit të tyre kanë bërë të pakënaqur jo pak nga 1-milionshi që votoi për zgjedhjen e Ramës kryeministër. Dhe kjo pakënaqësi mund të përkthehet në mospjesmarrje të mijra votuesve të mazhorancës (përjashtim mund të bëjë Tirana e ndonjë bashki tjetër, ku disa votues të zhgënjyer mund të votojnë për Gjergj Bojaxhiun e ndonjë kandidat tjetër të pavarur).
Të vetëdijshëm për rënien e pjesëmarrjes, si Rama edhe Meta duket se i kanë përqëndruar energjitë dhe burimet e fushatave të tyre tek 58 bashkitë ku i kanë përzgjedhur vetë kandidatët, dhe jo tek gara kombëtare. Sa më afër t’i afrohen shifrës 58 në 21 qershor, aq më të sukseshme do ta konsiderojnë fushatën e tyre.
Per here te pare Zaloshnja ka thene nje te vertete. Rama do i shohi me dylbi 1 milion shuplakat. Por Rama do mburret me numrin e bashkive qe do fitoje. Kjo s’do jete per merite te Rames sepse me ndarjen e re administrative fitorja eshte e sigurt per socialistet edhe me pak vota diference.
Mburrja e Rames per bashkite qe do fitohen, nderkohe qe 1 milion shuplakat do i kthehen mbrpash, eshte njelloj si mburrja e Berishes kur thoshte Shqiperia Blu. Rama ka nje sjellje prej diktatori si Berisha. Prandaj dhe justifikimet i ka njelloj si Berisha. Asnjehere nuk pranon qe ka humbur. Gjen gjithmone ndonje klecke dhe i bie daulles. Rama duhet ndeshkuar me vote se po e le vendin ne mjerimin qe e gjeti. E vetmja gje qe ka ndryshuar eshte qe te varferit jane me te varfer, kurse Kocot e Rames jane bere me te pasur.
Sakte [email protected] cfare ti shtosh me teper komenti tend.
pjesmarrja ne zgjedhjet lokale eshte zakonisht me e ulet se ne zgjedhjet parlamentare. prandaj as basha nuk do marre 680 mije vota sa mori berisha, as rama-meta s’do marrin 1 milion vota sa moren parvjet.
gara e vertete eshta sa bashki do marre mazhoranca e sa opozita, se per referendumin popullor te bashes as qe behet fjale….
vETEM ATA QE NUK DUAN SHTET ,POR ANARSHI, TE VJEDHIN ETE MOS DENOHEN,TE MBJELLIN HASHASH,TE SHESIN MARJUANE,TE KAPEN ,TE HYJNE NGA DERA E PARME E POLICISE SA T’I SHOHI POPULLI E DALIN NGA DERA E PASME E POLICISE APO GJYKATAVE ,QE TE MOS I SHOHI POPULLI. Te vjedhin enrgjine e te paguaj i ndershmi, te mashtrojne popullin e thjeshte, Vetem keta e sulmojne Edi Ramen qe po nderton shtet. E shteti nuk ndertohet per 2 vjet. Te marri djali drejtimin e shtepise i mbytur ne borxhe nga baba, e femijet e tij t’i thone pse nuk na ngrite vilen brenda vitit ………
Bravo sokrati nga qendrimi qe do tè mbahet kete radhe do tè shifet sa tru kemi.
Bravo Sokrati. Kete here do tè shifet pjekuriae ketij popull.
tani 1 pyetje te ndershme ta bej , CFAR STE PELQEN NGA QEVERISJA E RAMES ???? 1 nderprerjen e mbjelljes se ashashit , 2 ndrprerjen e vjedhjes se energjise , 3 mbylljen e kazinove pa licensa qe nuk paguanin asnje takse , 4 vendosjen e rregullit ne rugrt kombetare nga shoferet pijanece dhe aventuriere qe vrisnin kalimtaret , 5 mbylljen e gjoja universiteteve qe shisnin diploma dhe gomereve , 6 vendosja e rendit ne te gjithe shqiperine , 7 reforma territoriale nga 385 komuna ne 61 , 8 politike reciproriteti me fqinet shif pak me greqine , pra te lutem me thuaj CFAREEEEEEEEEEE
Te pergjigjem une. 1) Per hir te nje imazhi fasade, nga i cili duhet te rrezatoje si nje lider mbi palet, vazhdon qeveris me nepunes qe vendin e punes e kane fituar fale teseres se tyre blu. 2.) Qe perdor dy standarte, kur gafil a me presh ne duar kapet ndokush i LSI-se, ben peshkopin, ndersa ndaj te veteve perdor shkopin. 3.) qe ne te gjithe postet politike ka emeruar nje tufe anonimesh, mundesisht gra, dhe qytetare ( qe te jete ne rregull me fasaden) te cilet nuk kane asnje merite as politike e as profesionale ( e nuk ka si te kene per moshen qe kane), por qe shquhen per disipline e vetemohim ndaj liderit. 4) qe nuk ka kryer asnje reforme reale,pikerisht aty ku vendi lengon me teper: DREJTESI, EKONOMI, SHENDETESI. 5) dhe kjo eshte kryesorja: KA HARRUAR MARTIRET E 21 JANARIT. Del ne tribuna elektorale, me njerez qe ate dite ishin ne grupin e zjarrit te gardes, kur ata te gjore u qelluan mes bulevardit ndersa ishin me duar ne xhepa. Fantazmat e tyre do te ndjekin Berishen e sorrollopin e tij persa kohe nuk do te kete drejtesi, por edhe Ramen, nese nuk del nga ky meskinitet e nuk kujtohet qe i dhuruam mundesine te jete ne ate karrige, sepse ishim te etur per drejtesi. Nese nuk do dije ta vendosi, nese nuk do doje ta vendosi, do dime si te bejme edhe pa te, do duam te bejme edhe pa te.
vollga.1.nderprerja e hashashit largoi nje sasi te madhe parash qe sido qe te ishin vinin verdalle ne kete ekonomi,2.energjise i rritet cmimi dhe ata qe nuk e kishin paguar per vite u falet kamata,3.u mbyllen ato kazino qe demtonte xhiron e mbeshtetesve elektorale te PS-se(lloto e frrokeve eshte nje lubrifikant i mire per strukturat e PS-se se Tiranes),4.aksidentet rrugore nuk kane lidhje me masat shtrenguese po me infrastrukturen e mjere rrugore ne Shqiperi,5.per diplomat duhet pare rasti i Henri Cilit(se me do trapi)qe monopolizoi doktoraturat me bekimin e Rames!!!!,6.rendi eshte perceptim,statistikat nuk tregojne se mungojne vrasjet,vjedhjet etj bile keto shtohen si i thone fukarallek maskarallek,7.reformes do ja shikosh hajrin pasi te behet edhe ajo ligjore per funksionimin e saj,8.politika reciproriteti,Greqia eshte me e dobet se kurre dhe mund ti tregoje dhembet edhe nje frikacak i lindur si Edi Rama.CFAREEEEEEEEE do me teper !
Bravo tani ke te drejt – pordhe ka sokrati hashashin e ka koco kaputal vjedhjet e energjis I bejne faturisti I sales dhe I rilindjes kriminel jane ata me makina lluksoze dhe me arsenal armesh nen te por jo populli grushte bejn deputetet ne burg shkon I varferi vete per 3000 mij lek .
Pershendetje VOLLGA! Komenti juaj mjafte i sakte,racional dhe shume objektiv.Shpresoje ne pjesmarjen tende aktive per diskutimin e problematikave qe shpalosen ne gazeten TEMA.
FALEMINDERIT.
Ne zgjedhjet e fundit ne Izrael te gjitha sondazhet te brenshme e te jashteme(perfshi edhe ato italiane)nxoren fituese opziten ,por kur u bene votimet fitoi ai e ishte Netanyahu.
Zoti Zaloshnja.Je burr i zgjuar , kam shume respekt per Ju . Per mendimin tim qendrimi pasiv i Saliut ne kete fushat spjegohet vetem me nje fakt.Me viziten qe i beri ambasadori amerikan.Ai si duket ja ka shternguar vidat,prandaj situata eshte e qet.Se po te dilte ai nga zyra eh, si do kerciste dinamiti ne Lac, Mamuras et
Vollga po te pergjigjem une. Nuk me pelqen qe ka rritur me 50% tatimin mbi te ardhurat. Nuk me pelqen qe ka rritur taksen mbi karburantet me 25 leke dhe sot jemi vendi me taksat me te larta ne europe per karburantet. Nuk me pelqen se qekur ka ardhur ne pushtet nuk ka dhene asnje kthim apo kompensim prone per ish pronaret. Nuk me pelqen se rriti cmimin e energjise elektrike per te varferit. Nuk me pelqen se ka rritur tarifen per shkollen e larte. Nuk me pelqen se ka mbushur administraten me femije injorante dhe sot nuk merr dot nje pergjigje ne administrate. Nuk me pelqen qe vendos ne poste te afermit e tij apo te gruas sic eshte rasti i kandidatit per bashkine e Vlores. Nuk me pelqen se perdor parate tona vetem per fasade si tek rruga Tirane Durres kur para investimit mund te ecje me 90km/ore ndersa pas investimit me 60km/ore. Nuk me pelqen sepse ne miratoi nje vendim qeverie ku vendosi referenca per qirate. Tani as babai nuk i jep dot te birit nje ambjent me qira se qirane ia percakton Rama. Keto kane te bejne me xhepin tone persa i perket moralit nuk me pelqen qe qeveris me Ilir Meten per te cilin nuk la gje pa thene dhe na nxori ne 21 janar per te protestuar. Nuk me pelqen qe ende sot livadhisin te qete ata qe na vrane shoket ne 21 janar.
Vollga shihesh NGA emri ngavjen
Po babai juaj 2 kpo ben lufte per hashashin.vollga te PJ.Stalin in.