Veliaj takohet me kryebashkiakun e Berlinit: Bashkëpunim i ngushtë me gjermanët, edhe në Bashkinë e Tiranës

12 Qershor 2015, 18:51Politika TEMA

Flamuri shqiptar është ngritur sot në Bashkinë e Berlinit. Erion Veliaj, kandidat i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Bashkisë së Berlinit, Michael Muller, nga i cili ka marrë edhe mbështetjen për të nisur një bashkëpunim të ngushtë menjëherë pas zgjedhjeve të 21 qershorit.

 

Pas bisedës me kryebashkiakun e Berlinit, Veliaj deklaroi se ky takim ishte një mundësi tepër e veçantë, sidomos për të marrë eksperiencën e nevojshme nga modeli gjerman, sidomos në çështjet e menaxhimit urban dhe të infrastrukturës. “Gjermania ka qenë një partner kryesor gjatë kohës që kemi punuar në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në çështjet e arsimit profesional, zyrat e punës, reformës së pensioneve etj. Më vjen mirë që do ta vazhdojmë këtë bashkëpunim me Gjermaninë, edhe në Bashkinë e Tiranës”, tha Veliaj pas takimit me kryebashkiakun Muller.

 

Sipas tij, Bashkia e Berlinit është sot një nga bashkitë më të suksesshme në Europë, një bashki që ka një efiçencë maksimale në investime dhe zhvillimin urban, por edhe në mënyrën se si u integruan pjesë të Berlinit, të Berlinit lindor dhe perëndimor. “Disa nga këto sfida janë shumë të ngjashme me Shqipërinë, ndaj mezi pres që pas zgjedhjeve të 21 qershorit të kemi një mundësi fantastike për të bashkëpunuar me Berlinin, ashtu siç kemi bashkëpunuar me qeverinë gjermane për të rritur cilësinë e jetës së qytetarëve tanë dhe për të mësuar nga më të mirët në çështjet e menaxhimit urban dhe të infrastrukturës”, u shprej Veliaj.

 

Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj do të vazhdojë bashkëpunimin e tij me Gjermaninë edhe në Bashkinë e Tiranës, ashtu siç veproi në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, por kësaj here në nivel bashkie me kryebashkiakun e Berlinit. Gjatë kohës së tij si ministër, Veliaj bashkëpunoi me gjermanët veçanërisht për reformën e pensioneve, rigjenerimin e zyrave të punës, ngritjen e shkollave profesionale sipas modelit të suksesshëm dual, apo edhe hapjen e dosjeve sipas modelit gjerman.

 

Ndërkaq, Veliaj është ftuar të takohet edhe me Kryetarin e Bashkisë së Romës, takim i cili duket se do të ndodhë pas 21 qershorit.

16 komente në “Veliaj takohet me kryebashkiakun e Berlinit: Bashkëpunim i ngushtë me gjermanët, edhe në Bashkinë e Tiranës”

  1. Gertjan says:

    “Eksperience per ceshtjet e menaxhimit urban dhe infrastruktures”, Veliaj eshte ai i cili i duhet Tiranes. Ka aftesite e duhura drejtuese e menaxhuese per te bere pune te mira per kryeqytetin qe per fat te keq eshte lene ne harrese. Puna e bere ne MMSR deshmon per aftesite e tij. Kryerja e nje sere reformash dhe marrja e nje sere masash si reforma ne pensione, dhenia fund e abuzimit me ndihmen ekonomike, demshperblimi i ish te burgosurve politike etj, te japin shprese se Erioni do punoje me te njejtin zell edhe per Tiranen.

    1. bufon says:

      Njohja e pensioneve per shqiptaret qe punojne ne Gjermani ishte nje nga hapat me te rendesishem qe Erion Veliaj ndermori gjate kohes qe ishte minister i Mireqenies Sociale dhe Rinise. Ka ardhur momenti qe edhe Tirana te miremenaxhohet, njeriu adapt qe mund te riktheje ne identitet qytetin eshte pikerisht Erioni. Besimplote se do punoje me perkushtim per Tiranen.

      1. greta says:

        Nje kryebashkiak qe do realisht te punoje per kryeqytetin, gjen mbeshtetjet dhe sjell praktikat me te mira boterore per kryeqytetin. Kemi bindjen qe ne pak kohe Tirana ka per tu transformuar serish dhe do kemi nje kryebashkiak te ri te botes, qe do te jete Erioni.

        1. helidoni says:

          Nuk ka me medyshje qe Erioni do te jete kryetari i bashkise, ka ndertuar nje super program, duke u bazuar ne ate qe realisht ka nevoje cdo cep i Tiranes dhe tanime po gjen bashkepunimin me nje kryeqytet super te zhvilluar, qe na jep bindjen se po Tirana do te behet metropol, ashtu sic i ka hije kryeqytetit te shtetit qe aspiron te integrohet ne BE.

    2. Besnik says:

      Ky eshte nje lajm shume i mire sepse nje konsulence nga nje shtet kaq i fuqishem dhe nga njerez me nje eksperience kaq te larte me siguri qe do ti jape nje hov shume te madh Tiranes.

      1. Klodi says:

        Keto jane perpjekje shume te mira. Nje fillim i mire sepse per ti bere punet mire duhet nje asistence e huaj. Ne keto situata qe eshte Tirana asistenca gjermane eshte me e mira dhe prandaj Veliaj ka vepruar shume mire.

        1. Elma says:

          Veliaj ka zgjuar shpresen e qytetareve te tiranes se ky qytet do te behet me mire dhe pas kater vitesh shkaterrim do punohet dhe do rregullohet qyteti. kam besim se do kete dhe bashkepunime te mira dhe jashtekufinjve per ta bere tiranen qytetin qe duam.

    3. Agamemnoni says:

      Kjo eksperience por edhe eksperiencat qe pritet te kryeje me kryebashkiakun e Romes pas 21 qershorit jane te dobishme per Erionin si kryebashkiak i ardhshem por edhe per qytetaret e Tirnes qe pas kater viteve pa kryetar bashkie do kene nje njeri qe do perkushtohet per te miren e tyre. Aftesite e Veliajt i dime te gjithe, do jete nje kryetar i suksesshem bashkie.

      1. Kushtrimi says:

        Punoni per qytetin z. Erion puno per Tiranen e cila esht kthyer ne kandahar. Lulzim Basha ka rene ne letargji totale qe ne momentin e marrjes se postit te drejtuesit te qytetit, i ka braktisur me kohe qytetaret. Ne Tirane mungojne edhe gjerat me minimale, mungojne kazanet e plehrave, kapaket e pusetave, trotuaret jane zaptuar nga shitesit ambulante nuk ke ku kalon, Lana kundermon ere te padurueshme. Nuk eshte kjo Tirana qe duam

    4. koqekanari says:

      bo bo me cilin qenka takuar. ky i Berlinit nuk ka pare per vete. e ka falimentu berlinin me aeroportin e ri qe po nderton disa miliarda euro.

    5. berlini says:

      Nje prove me shume se si nje Bashki dhej Kryebashkiak duhet te funskionoj per ardiministrimin e nje qyteti. Vetem me projekte konkrete dhe bashkpunim me pale te treta mundet qe nje qytet te heci ne drejtimin e duhur. Nje prove me shume se Erioni eshte drejtimi i duhur per Tiranen.

  2. andrea says:

    ne qofte se kishim dyshime se cili eshte kandidati i duhur per tiranen , tani besoj se cdo gje eshte sqaruar, puna dhe vullneti i erion veliajt te bindin per te votuar drejtimin e duhur ne 21 qershor, per ta bere tiranen si berlini

  3. mario says:

    shume lajme te mira po vijn per tiranen, jam i sigurt se tema e sotme ka qene per realizimin e projekteve. me vjen mire qe erion veliaj pa marre detyren akoma po vepron dhe po mendon se si do i realzioj projektet e tij per tiranen. mendojeni mire o njerez , e shikoni qe erion veliaj eshte njeri i fjales dhe njeri i punes. prandaj dhe vota e te gjitheve ne do shkojm ne drejtim te duhur. sepse duam te shohim sa me shum pune ne tirane

  4. Ardian says:

    Mund te na sqaroje zoti Velia per dicka te vogel?
    Eshte GAY kryebashkiaku i Berlinit?

  5. sit..d back..and relaks → says:

    propagande zgjedhore. kushdo qe te zgjidhet kryetar bashkie do kete bashkepunimin me homologet e vete ne europe se europianet nuk jane si kryeministrat shqiptare qe e ndajne mbeshtetjen per kryebashkiaket ne te tonet dhe te tyret. pse me keto lajme province do tallni menderen me shqiptaret?

  6. piruni says:

    @ ardian investigimi yte primitiv eshte i pa sakte?Nuk eshte çudi ndoshta ,ate qe uron te tjereve te mbine ne oborrin tend!! Fitore dhe Suksese Erjon Velia .Bashkpunimi me bashkin e Berlinit me te tiranes do te zhvilloj fuqishem jeten ne tirane,por do te jete dhe shtrirje eksperience ne te gjitha teritoret e shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje