Ambasadori suedez Patric Svensson i është bashkuar mesazhit të kolegut të tij amerikan Donald Lu, duke i kërkuar zgjedhësve shqiptarë të mos shesin votën.
Ndërsa ka folur mbi zgjedhjet e 21 qershorit, Svensson tha se zgjedhjet duhet të jenë sipas standardeve të larta e progresit që BE pret të ndodhë pasi janë një shans i mirë për Shqipërinë dhe integrimin, si dhe ka theksuar se blerja e votës është një fenomen që nuk duhet pranuar dhe se duhet bërë e pamundura për ta evituar.
“Deri tani kemi një fushtë elektorale të qetë dhe normale, shpresojmë që i gjithë ky proces të jetë brenda standardeve demokratike.
Këto zgjedhje duhet të mbahen sipas stanardeve te larta europiane dhe progresit që BE pret të ndodhë.
Përgjatë 5 viteve që ndodhem në Shqipëri shoh progres, edhe Komisioni Europian e ka njohur progresin e Shqipërisë.
Sfidat janë akoma prezente, 5 prioritetet kryesore duhet të vijojnë, të punohet për to, të materializohen. Procesi i dekriminalizimit është një proces në vazhdim, që kërkon kohën e vet, progresi duhet bërë hap pas hapi.
Ne presim progres në këtë process. Shqipëria e shqiptarët meritojnë politikanët më të mirë, me kualifikimet më të mira që t’i shërbejnë popullit dhe votuesve me menyrën më të mirë të mundshme. Blerja e votës, fenomen që nuk duhet pranuar.
Duhet bërë e pamundura për tu evituar. Blerja apo shitja e votave nuk është akt demokratik në asnjë vend. Shpresoj që prokuroria të bëjë progres për ta luftuar këtë fenomen.
Kam parë deklarata të politikaneve që e luftojnë këtë fenomen dhe kjo eshte diçka e mirë. Duhet të veprohet praktikisht për zhdukjen e këtij fenomeni”, tha Svensson.
Zoti ambasadorti ke te drejte po ketu nuk eshte si atje ne vendin tend qe cdo gje behet me vote dreejtesi dhe rrotacion prandaj ndryshojme ne shume nga ju,ja we thua zotrote une votoj dhe me voten time nuk dihet se ca behet duke pare keta poloitikane qe kemi prandaj si te votoj si te mos votoj njelloj eshte perderisa une dhe shume te tjere si une i zgjidhin hallet dhe punet me menyrst e tyre,je mbrapa dynjaje o zoti ambasador