Rama: Krijimi i njësive të reja ekonomike, thelbi i reformës territoriale. Do rishikojmë edhe Prefektuarat

12 Qershor 2015, 12:29Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama tha se thelbi i reformës administrative është krijimi i njësive të reja ekonomike zhvillimi dhe një qasje e re e territorit.

Duke marrë fjalën në konferencën ku po diskutohen çështje te zbatimit te reformës së re te territorit, Rama theksoi se me ndarjen e re kemi krijuar jo vetëm 61 bashki më të mëdha se ato që kishim, por dhe 61 njësi ekonomike zhvillimi

“Nëse deri dje 80-90 për qind e këtyre njësive nuk vilnin asnjë kokërr leku dhe mbaheshin me fondet e buxhetit të shtetit, e kundërta do të ndodhë me njësitë e reja vendore, të cilat do të gjenerojnë fonde për shpenzimet e tyre. Nga ana tjetër krijimi i 61 njësive të reja ekonomike zhvillimi synon dhe një qasje tërësisht të re ndaj territorit”, tha kryeministri.

Kreu i qeverisë shprehu besim se njësitë e reja vendore do të jenë një instrument i vlefshëm për një qasje të re të shfrytëzimit të burimeve natyrore.

“Ministritë duhet të jenë pjesë e ndërveprimit dhe buxhetit për secilën bashki, i cili nuk duhet të jetë i imponuar nga zona që ka më shumë deputetë, por nga logjika e zhvillimit të qëndrueshëm”, u shpreh Rama.

Sipas tij, kjo është një sfidë e transformimit rrënjësorë të vetë shtetit.

“Pata një reflektim. Një ministër me pak njerëz bën më shumë se një ministri me shumë njerëz. Ky është një vështrim për një shkurtim të mëtejshëm të parazitistëve në institucionet shtetërore.

Kjo reformë pa Bashkim Finon nuk do të ishte e mundur. Puna e tij dhe urtësia si ministër bëri që të kalohej një reformë, e cila edhe pse diskutohej prej 20 vitesh nuk u kalua asnjëherë.

Sot ka 2 gjëra të rëndësishme

1. Pavarësisht se është një periudhë zgjedhore , nuk ka “fryrje” të buxhetit të shtetit por jemi në një proces plotësisht të konsoliduar kjo edh epërsai përket qasjes në të ardhurat e arkës së shtetit. Nga janari në gusht të 2013 borxhi ndaj energjisë u rrit me 220 dollarë, janë muajt ku rritja ka qenë më e madhe si kurrë ndonjëherë sepse më parë falej energjia për të fituarvotat.

2. Ne po bëjmë maksimumin për të nxjerrë fitimin nga fondi më i madh i BB për shqipërinë 1.2 milion dollarë për 5 vitet e ardhshme. Ne do ndortëjmë mbi bazën e këtyre parave një kolonë vertebrale të mënyrës dhe organizimit financiar, shpenzimeve, për ta pasur parasysh në çdo kontakt me organizmat e tjerë e për të arritur një qasje sa më të përbashkët. 

Ne nuk kemi bërë një bashkim mekanik qeverisë me qëllimin për të shkurtuar shpenzimet. Por shkurtimi i këtyre shpenzimeve është llogaritur si përfitoim, thelbi i tyre është arritja e kësaj reforme dhe krijimi i 61 njësive ekonomike të zhvillimit.

Deri dje kemi pasur njësi vendore që nuk nxirrnin asnjë lek vetë, por mbaheshin nga buxheti i shtetit. Kjo s’do jetë më e vërtetë sepse tani ato do mbështeten nga buxheti i shtetit por thelësore do të jenë të ardhurat që do të rigjenerojnë vetë. Këta njësi të reja të zhvillimit, do të bëjnë që të jetë një marrwdhënie tjetër me territorin, sepse deri tani kjo ka qenë një marrdhëni barbarie dhe copëzimi sikur të ishim një shtet që nuk është i vendosur në Ballkan.

Do ketë një qasje të shumëllojshme në bazë të territoreve dhe specifikave të veçanta të teritoreve. Do u vihen në dispozicion instrumenta për të përballuar shokun e tranzicionit sepse janë shumë njësi që nuk janë trajtuar ashtu siç duket dhe kjo është domosdoshmëri. Jemi të bindur që tani jemi në fazën për të bërë decentralizim real sepse deri tani është bërë vetëm coptim.

Jemi një turp i atyre që na rrethojnë që edhe pse jemi një vend mjaft i pasur me ujë , kemi mungese uji të pijshëm dhe vaditës ashtu siç përmbytemi edhe nga reshjet sa herë bie shi. Kemi trashëguar një sistem ujësjellsash të copëtuar, degraduar siç nuk e ka asnjë vend tjetër.

Trajtimi i ri i ujësjellësit do të bëjë që kontributi i donatorëve i shkuar aty të shkojë në drejtimin e duhur. Ky është shembulli më tragjik i një decentralizimi që nuk ka qënë siç duhet. Ne jemi shumë të pregatitur për të bërë një decentralizim real.

Dhe jemi në kohë për të bërë një planifikim të drejtë, sepse kemi planifikuar në mënyrën më të keqë, duke krijuar një realitet virtual planesh dhe një realitet i cili ishte komplet ndryshe“, tha Rama.

Në vijim ai shtoi se jemi i vetmi vend në Europë kqë kur hynë në territorin tonë gjen rrugë të paçertifikuara, kjo sepse sipas tij komunat dhe bashkitë deri më tani kanë bërë çfarë kanë dashur.

“Jemi i vetmi shtet në europë që rrugët kombëtare kemi vetëm magazina dhe një pjesë të rrugëve i bën të paçertifikueshme nga be si rrugë evropiane. Edhe pse i kemi certifikuar një pjesë të rrugëve, komunat dhe dashitë kanë bërë siç kanë dashur.

Në ligj  shruhet se nuk mund të ndërtohet më afër se 20 metra, ne kemi plot ndërtime më afër 20 metërshit dhe nuk është dënuar asnjë nga këta abuzues. Nuk kemni luksin që të lejojmë të ndërtohet sipas formave të vjetra”, tha ai.

Rama ka thënë se është i nevojshëm një rishikim i funksionimit të prefekturave sepse sipas tij ata janë institucione që në rastin më të mire nuk duhet të jenë dhe në rastin më të keq duhet të ristukrurohen. Po ashtu so rishikojmë edhe emergjencat, drejtoritë e bujqësisë pranë bashkive si dhe titujt e pronësive

Kemi të nevojshme rishikimin e prefekturave. Në Shqipëri janë institucione që në rastin më të mirë nuk duhet të jenë në rastin më të keq duhet të ndryshojnë tërësisht në formë e përmbajtje. Nuk jemi Franca e Napoleonit që të kemi patjetër prefektura, pavarësisht se kur I kemi bërë kemi qenë napoleonianë në qasje.

-Duhet të shikojmë emergjencat

-Titujt e pronësisë, Sepse një pjesë të madhe të tokave bujqësore janë pa tituj. Zyrat hipotekore nuk e bëjnë dot këtë ndaj i duhet dhenë pjesa e përgjegjësisë edhe bashkive

-Administrimi i rrjetit të ujitjes dhe kanalizimeve.

 -Drejtoritë e bujqësisë kështu siç janë parazitare, janë struktura komuniste por pa koperativa. Këto drejtori do ti transferojmë . një pjesë e tyre do kthehet në strukturë mbështetësëe për fondet e fermerëve.

 -Na duhet të kemi një sjellje të re për pyjet dhe kullotat. Ekzekutimin tja lëmë bashkive dhe të rrisim monitorimin dhe vëzhgimin”, tha Rama.

Duke marrë fjalën në konferencë ministri Çuçi tha se kemi metodologjinë e detajuar që duhet të ndjekin të gjithë kryetarët e rinj të bashkive që do të zgjidhen nga votuesit. Për realizimin e këtij projekti, shtoi ai, është kontraktuar një nga katër firmat më të mira në botë.

Ministri i Çështjeve Vendore theksoi se reforma e re territoriale synon përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarit, me një kosto më të ulët.

“Qytetari nuk do të ketë nevojë të shkojë deri në qendrën e bashkisë, që do e ketë edhe më larg, por shërbimet do i marrë aty ku i ka marrë deri më sot, madje edhe më shpejt. Me konsolidimin e bashkive të reja, do të nisim dhe procesin e decentralizimit në shërbime dhe financa vendore”, u shpreh ministri Çuçi.

Ndërsa, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, tha se falë reformes se re territoriale, do te rritet eficenca e pushtetit lokal dhe do ofrohet një qeverisje më e mirë, ne saje të burimeve njerëzore më të përqendruara dhe cilësore.

Reforma administrativo-territoriale, e realizuar pa praninë e opozitës, ka qënë ndër prioritetet kyçe të qeverisjes së majtë. Qëllimi i saj është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve publike vendore përmes rritjes së efikasitetit të tyre, por dhe aksesit të qytetarëve në to, si dhe fuqizimit të njësive vendore të cilat janë shumë të fragmentuara dhe joefikase në ofrimin e këtyre shërbimeve.

9 komente në “Rama: Krijimi i njësive të reja ekonomike, thelbi i reformës territoriale. Do rishikojmë edhe Prefektuarat”

  1. ilda says:

    Kemi besim tek ju zoti eama. Shqiperia me ty ne krye ka per te ec drejt europes. Ti ke i vetmk qe ofron mundesi per te sherbyer ndaj qytetareve te tu. Jemi krenar qe kemi nje qeveri dinjitoze dhe qe eshte pran qyfetareve

    1. keli says:

      reforma territoriale eshte nje hap perpara per te rritur ekonomine e vendit,reformat cojne ne nje zhvillim te ekonomise, dhe qeveria e z rama eshte ne drejtimin e duhur per te krijuar nje shtet me standarte, per nje te ardhme ne bashkimin europian

    2. Renata says:

      Keni bere gjene me te mire me reformen administrative sepse ishte mese e nevojshme qe te ndryshonte administrimi i komunave dhe te zhvillohen projekte dhe per to. E kemi pare sesa pune kane bere komunaret qe me teper i kane drejtuar ato zona sipas qejfeve te veta.

  2. petro says:

    Bravo zoti rama. Po tregoni qe jeni i afte per ta drejtuar kete vend. Qeveria juaj po ben pune te shkelqyeshem . Vetem te jesh qorre dhe te mos shohesh punen e mire qe po ben kjo qeveri. Uroj sa me gjate te kemi qeverin ruaj. Fitorja ne 21 qershor dojet e sigurt dhe e thelle

    1. Elma says:

      Eshte rezultati me i pritshem qe kjo reforme te jape ndikim pozitiv ne mireadministrimin e zonave ku me pare ishin komuna dhe tani me formulen e re administrative i kalojne bashkise. Ne kete menyre nuk do te krijohen fragmentizime ne qeverisje vendore.

  3. astrit says:

    Sot shohim nje shqiperi krejt ndryshe, me reforma te rendesishme te realizuara nga qeveria rama. Kjo fal kryeministrit tone qe eshte nje puntor i palodhur per te bere pune te medha ne kete vend. Jam i bindur se me kete qeveri dite me te mira do vijne

  4. Landi says:

    Bravo zoti kryeminister, me ju shqiperia do ece perpara, pa ju ky vend nuk behet me keta funderrina qe e kane lene vendin ne harrese… Ju dhe erjoni do beni sa me shume per shqipetaret, urime dhe suksese ne vazhdimesi…

  5. ermal says:

    Ju lumte zoti Rama, vizioni juaj per Shqiperine ne drejtimin e duhur eshte largpames, per reformen territoriale duhet te angazhohen gjithe ministrite dhe shteti per te ofruar akses me te mire.

  6. Valentina says:

    Po shume e vertete,vendi yne ka shume burime natyrore te pashfrytezuara,nuk esht nevoja te importojme produkte lende te pare kur mund ta sigurojme ate ne vendin tone,ka aq shume territore te pashfrytezuara ne zonat rurale per te cilat nevojiten bashki funksionale qe ti menaxhojne me sa me shume efikasitet. Bravo per krijimin e njesive te reja vendore qe do te marrin ne shqyrtim keto zona te cilat kane qene ne harrese te plote!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje